Ana Brnabic fton Kosovën në Ballkanin e Hapur

Ana Brnabic fton Kosovën në Ballkanin e Hapur

Ana Brnabic

Samiti i ardhshëm i Ballkanit të Hapur do të jetë në Ohër në 9 dhe 10 Qershor, dhe një ftesë zyrtare ka edhe për Kosovën. Kryeministrja serbe Ana Brnabic ka premtuar se Mali i Zi, Kosova dhe Bosnje-Hercegovina do të ftohen sërish që të bëhen pjese e iniciativës rajonale Ballkani i Hapur.

“Parardhësi im Aleksander Vuçiç kur ishte kryeminister e ftoi kryeministrin Edi Rama në Beograd per një vizitë të një zyrtari të lartë shqiptar për herë të parë pas shumë vitesh. Tashmë nuk përbën lajm që ne po takohemi me kryeministrin e Shqipërisë. Me fondet e BE-së po ndërtojmë autostradën e paqes që shkon fillimisht drejt Prishtinës, më pas në Tiranë dhe në portin e Durrësit. Presidenti Vuçiç së bashku me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama iniciuan nismën rajonale Ballkani i Hapur. Tashmë po lëvizet mes tre shteteve tona vetëm me karta identiteti. Që nga 1 Janari 2023 nuk do të kërkohet më asnjë leje pune. Menjeherë do të njihen mes nesh të gjitha diplomat apo certifikatat profesionale e akademike të lëshuara në Tiranë, Shkup e Beograd”, tha Brnabic.

Një ftesë e tillë është bërë më herët edhe nga kryeministri Edi Rama,ku tha se të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor që deri më tani kanë do të bashkohen një ditë, referuar Malit të Zi, Kosovës dhe Bosnja Hercegovina.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja