Ana e errët e dështimit të futbollistëve afrikanë në Europë: Për shkak se jam i dëmtuar, s'më paguajnë, nuk kam para as për ushqim

Ana e errët e dështimit të futbollistëve afrikanë në Europë: Për shkak se jam i dëmtuar, s'më paguajnë, nuk kam para as për ushqim

Abubakar Safiyan

Futbollistët afrikanë vijnë në Evropë në numër të madh, por sigurisht jo të gjithë ia dalin. Ata që largohen nga “loja” zakonisht nuk sigurojnë as bukën e gojës.

Fatet e futbollistëve afrikanë që nuk arrijnë të luajnë në klube më të mira në Europë, ndonjëherë janë të trishtueshme. Shumë lojtarë humbasin të mashtruar dhe të varfër, sepse si të huaj nuk arrijnë të fitojnë të drejtat e tyre. Një kurth i tillë, për shembull, kërcënon Abubakar Safiyan, një futbollist i TOŠK në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Safiyanu erdhi te klubi nga Tešnj, i cili luan në ligën e dytë të Bosnjë-Hercegovinës, këtë verë, në korrik. Ai u bashkua si përforcim në sulm, por u lëndua shpejt. Futbollisti luajti vetëm dy ndeshje, por për shkak se ai është i dëmtuar, klubi thjesht ndaloi së paguari pagën e tij.

Meqenëse nigeriani është i huaj dhe tani nuk ka të ardhura, Bosnja dhe Hercegovina shkurtoi vlefshmërinë e lejes së tij të punës. "Policia do të më arrestojë sepse nuk kam më leje pune dhe nuk kam para të kthehem në Nigeri", tha Safiyanu, i cili nuk e kupton pse klubi e akuzon se ka ardhur i dëmtuar, nëse ai kaloi kontrollin mjekësor.

"Kam marrë tre rroga, kaq. Nuk më japin para dhe thonë se kam ardhur në klub i dëmtuar. Unë e respektoj klubin dhe qytetin, por njerëzit në klub janë të pasjellshëm. Tani më duhet të marr para borxh edhe për ushqim”, tha futbollisti për mediet vendase, që më herët kishte provuar fatin edhe në kampionatin turk.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja