Ana e errët e Lirisë

Ana e errët e Lirisë

Albin Kurti

Ka Liri pozitive, ka Liri negative.

Ka liri të tepërt.

Princi ka menduar se liria e tepërt e qelb shpirtin.

Sepse qëllimi i jetës nuk është Liria, por Lumturia (Dostojevski).

I lirë për të thënë çfarë të duash - anipse askush nuk të dëgjon,  e, edhe nëse të dëgjon dikush - nuk të merr seriozisht.

Liria nuk është e lirë, sipas një idiome amerikane.

Dikush e ruan Lirinë.

Liria e shqiptarëve ende nuk është e lirë.

NATO e ruan Lirinë e shqiptarëve.

Por shqiptarët e kanë harruar prejardhjen e Lirisë.

Dhe Zotin!

Bën edhe pa Liri.

E dinë që nëse NATO (me shpenzimet e veta) e lë Lirinë e shqiptarëve 'të lirë', shqiptarëve ua merr armiku Lirinë, sepse nuk dinë ta ruajnë Lirinë.

Shqiptarët, kur e kanë 'parë' Lirinë, nuk kanë ditur çfarë të bëjnë me të, prandaj e kanë përdhunuar, e kanë rrahur, e kanë vjedhur, e kanë sakatuar, e kanë kërcënuar, si vajzën e humbur që e kanë gjetur në mal, dhe meqenëse Liria është e të gjjthëve, dhe nuk është vetëm e njërit, të gjithë luajnë me të.

Amerika e ruan Lirinë e shqiptarêve nga shqiptarët.

E dini legjendën e atij mbretit që u martua me një vajzë të varfër dhe lypësare. Anipse u bë mbretëreshë, mbreti e zuri duke luajtur para pasqyrës 'rolin e lypësares'!

Shqiptarit nuk i rrihet pa dramë, pa ndjejja të forta, pa luftë.

E shihni se si thërrasin për luftë në Kosovë shqiptarët nga Amerika.

Perendimi nuk i ka zbutur shqiptarët. Përkundrazi, sa më shumë kanë parë Liri, si ajo mbretëresha - lypësare, aq më shumë e kanë dëshiruar robërinë.

Edhe fenë e përdorin si burg, që ua ndalon lirinë individuale.

E, sillen si të paraburgosurit e Zotit.

Populli shqiptar ka qenë i robëruar, i pafuqishëm ta robërojë ndonjë popull tjetër, nuk e ka lënë për moral, se kë ka mundur e ka 'pushtuar' - familjen  e tij, të cilët dikur i ka quajtur 'robër'.

Edhe sot, grua 'e lumtur' shqiptare është vetëm gruaja e nënshtruar, e pagojë.

Nënshtrimin, gratë e aktrojnë, veç për hir të paqes së rreme.

Në emrin e shqiptarëve, sot Albin Kurti po e zhbën shtetin e Kosovës.

Sikur të kishte mundësi do ta kishte pushtuar botën.

Një polici të varfër e ka në dispozicion, edhe atë e shfrytëzon për ta ruajtur një njeri të marrë në godinën e komunës që e ka shndërruar në çmendinë.

A e di Albin Kurti se e ka uzurpuar komunën dhe se komuna duhet të shërbejë për të kryer punë?

- Ndoshta e di. Por, urrejtjes i ka dhënë përparësi.

Po e shfrytëzon Republikë e Kosovës për t'u hakmarrë për përvojat e burgut  të tij personal në Serbi.

Është normale që Albin Kurti e do veten më shumë se krejt botën, por s'është normale që po e përdorë Kosovën për hakmarrje personale.

Shqiptarët i ka çoroditur Liria.

Ua ka nxjerr të keqen.

Ua ka zbuluar anën e errët, nevojën për t'i shkelur të tjerët, dhe sidomos padijen ua ka zbuluar.

I thonë Liri, ama është shthurje.

E vetmja Liri që e kemi parë ne prej se jemi çliruar nga armiku, është një armik tjetër, shqiptar.

Armiku ishte serb, pastaj Lirinë na e mori armiku 'i joni', shqiptar.

Arniku shqiptar, pak edhe na vrau, por më shumë na varfëroi, na plaçkiti, na nënçmoi dhe na ndau, në:

- shqiptarë askushi (që nuk kanë lidhje me pushtetin), dhe

- në shqiptarë dikushi (që kanë lidhje me pushtetin).

Liria u rrit aq shumë, si lumi kur del nga shtrati i tij, dhe shkatërroi gjjthçka.

Liria u bë rob i Lirisë, shqiptari e mohoi Lirinë, për të shkatërruar dhe për të vjedhur çdo gjë mbi tokë e nën këtë tokë.

Çfarë Lirie e pamë ne!

Liri për ta privatizuar atdheun.

Liri për ta privatizuar lirinë.

Liri për t'i përdorë masakrat dhe heronjtë për përfitime politike dhe për pasurim!

Ne e shohim Presidenten dhe Kryeministrin duke i shfrytëzuar të vdekurit për të mbetur gjallë në politikë.

Nekrofili politike, po!

Liria u bë aq e madhe, si Liria në çmendinë: ku lirisht mund të thuash 'Jam Napoleoni', e askush nuk të thotë 's'je'!

Liria teproi si ushqimi i keq, që nuk hahet të nesërmen...!

Shqiptarët ishin aq të Lirë, sa guxuan të mos kërkojnë Drejtësi as për fëmijët e vrarë nga shteti serb.

Politikanët guxuan ta harrojnë të kaluarën dhe varrezat e dëshmorëve t'i shfrytëzojnë për vota!

Viktimat shpresojnë në Drejtësi (si një mrekulli që do të zbres nga qielli), duke e pasur godinën e Drejtësisë përplot me kriminelë, prokurorë vrasës e gjykatës prostituta, që mbesin gjallë duke ua shitur kriminelëve 'pafajësinë'!

Më lirë kushton vendimi 'i pafajshëm' se sa një parfum me aromē jasemini.

Pamë:

Liri për ta mohuar Çlirimtarin.

Për ta harruar veteranin.

Pamë fshirjen e mbamendjes historike.

Liri për ta nënçmuar disidentin.

Për ta lartësuar të paditurin. Kurvën. Tradhtarin dhe Kriminelin.

Për ta varrosur me nderime shtetërore - kriminelin komunist të Masakrës së Tivarit, Fadil Hoxhën.

Pamë: Liri negative, për ta refuzuar varrimin e Ibrahim Rugovës me nderime ushtarake.

Liria e shqiptarëve ishte e ndarë.

Ushtria e shqiptarëve ishte e ndarë gjatë luftës, e ndarë pas luftës, aq e ndarë sa që më nuk ekziston.

Dhe komandantët i bashkoi Lufta, i ndau Liria.

Gjithkush Ushtri në vete: Donika Gërvalla, refuzoi që babai i saj të varrosej me nderimet e Ushtrisë (TMK-së).

Pra, ishte krejt e re kur Donika e refuzoi një ushtri.

Çfarë Lirie pamë ne!

Liri për ta privatizuar Kosovën.

Liri për ta shkatërruar Kosovën.

Për ta bërë Kosovën, njëfarë Ramizi, pijac të Serbisë.

Për t'i pritur 15-të vite hajnat që ta shtrojnë rrugën për në Mitrovicë.

Çfarë Lirie ishte kjo?

Liri e krimit të organizuar.

Liri e mafisë politike.

Liri e mafisë së ndërtimit.

Liri e mafisë së kulturës.

Liri sa të duash.

Liria për të sharë, për të mallkuar, për të kërcënuar, për të shantazhuar, për të vrarë, për t'ia kthyer fjalën më të moshuarit.

Liri që i mëson fëmijët (nëpërmjet lojës) se 'armikun duhet ta vrasëssh' dhe jo të merresh vesh me të.

Liri që ende pa e mësuar dashurinë, ua mëson fëmijëve urrejtjen.

Liri, ku prindi ka frikë nga fëmiu i vet!

Liri që e ruan ushtria e huaj.

Liri që të bind se nuk ke llogari të jesh i ndershëm, i urtë dhe i edukuar.

Liri vetëm për ata që janë të lidhur me pushtetin dhe me krimin e organizuar.

Çfarë Lirie është kjo!

I lirë të ikësh nga Liria.

I Lirë të shikosh se si po ta shkatërrojnë jetën.

I lirë të presësh në Listë, derisa të të vijë rendi (pas disa vitesh) ta lidhësh plagën e zemrës.

Ti e sheh se si mafia e kulturës shpëlan pare, e se si e quajnë poet njeriun që s'di të shkruaj.

TV-të i ka pushtuar mjerimi, janë bërë fabrika për prodhimin e primitivizmit....

dhe se njeriu i ditur ndër shqiptarët është një fenomen.

Liria është aq e tepërt, sa Lirinë ka zënë Liria, si njeriun e zemëruar kur e zë gjaku.

P.S. 'E tani po tretem,

e më s'do t'më kesh';

I them vetes: Të jesh apo të mos

jesh'

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sot sondazhi i fundvitit në Report Tv/ Si ndahen mandatet në 5 qarqet më të rëndësishme! Çfarë mendojnë shqiptarët për mbylljen e TikTok-ut

Sot sondazhi i fundvitit në Report Tv/ Si ndahen mandatet në 5 qarqet më të rëndësishme! Çfarë mendojnë shqiptarët për mbylljen e TikTok-ut