Ana Lalaj provokon me librin
“Pranvera e rrejshme e 56-ës”

Ana Lalaj provokon me librin<br />“Pranvera e rrejshme e 56-ës”
Historiania Ana Lalaj ka promovuar librin “Pranvera e rrejshme e pesëdhjetegjashtës”. Libri provokon një temë delikate të historisë së diktaturës komuniste në Shqipëri për rolin e vërtetë në histori të Konferencës së përfolur si rebelimi i parë kundër komunizmit. “Pranvera e rrejshme e pesëdhjetegjashtës” e Ana Lalajt ka qenë një nga librat historikë që ka pasur audiencën më të madhe gjatë promovimit në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë.

Ana Lalaj ka bërë një vështrim studimor për konferencën e Tiranës dhe nxjerr në dritë dokumentet origjinale për protagonistët e saj. Konferenca e Tiranës e vitit 1956 shënohet në histori si lëvizja e parë opozitare brenda partisë së vetme komuniste, por që dështoi. Uran Butka çmon punën e studiueses Ana Lalaj duke pohuar se ajo është nga ato studiuese që hap dhe mbull derën e arkivës.
Madje Butka vlerëson punën e saj si një sakrificë se dokumentet në arkiva nuk është e lehtë t’i gjesh se “disa janë zhdukur dhe disa janë ndërruar, por Ana Lalaj kërkon mes vështirësive dokumentet origjinale”, theksoi Butka

Ana Lalaj pohon se pas kësaj konference anëtarët e saj përfunduan disa në burgje, disa në kampe përqendrimi dhe të tjerë nëpër zona të thella e të varfra të Shqipërisë. Ndërsa juristi Njazi Jaho, një nga pjesëmarrësit në konferencën e Tiranës vlerëson vështrimin objektiv të historianes Ana Lalaj. Njazi Jaho si dëshmitar i ngjarjes, pjesëmarrës në Konferencën e Tiranës më 1956 ka një ide origjinale për rolin historik të Konferencës dhe interpretimet e ndryshme rreth saj. “Është diskutuar për këtë problem dhe ka akoma ndonjë historian që nuk është azhornuar me arshivat dhe mendon se po të mos ishte kongresi i 20-të nuk do të bëhej konferenca e Tiranës.

Kjo tezë është e gabuar.”, tha Jaho, duke theksuar diskutuar me tej se opinionet historia i përmbys “Dhe këtë ua them ne nuk mund të quheshim megjithatë disident, sepse nuk kërkonin përmbysjen e komunizmit, ne donin një fytyrë më të mirë të komunizmit, se ashtu mendonin ne atëherë, dhe kjo s’wshtë e vërtetë historike, këtë e thotë historia”, deklaroi ish pjesëmarrësi i njërës prej ngjarjeve më tronditëse të komunizmit, rreth të cilës ka hedhur dritë historiania e njohur Ana Lalaj. 


Redaksia Online 
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri