Hamas zgjedh liderin e ri! Yahya Sinwar, arkitekti që udhëhoqi sulmin e 7 tetorit ndaj Izraelit

Hamas zgjedh liderin e ri! Yahya Sinwar, arkitekti që udhëhoqi sulmin e 7 tetorit ndaj Izraelit

Lideri i ri i Hamasit

Hamasi emëroi udhëheqësin e grupit militant për Gazën, Yahya Sinwar, si shef politik të tij, një lëvizje që konfirmon prirjen radikale që ka ndjekur grupi që nga sulmi i 7 tetorit në Izrael. Sinwar pason Ismail Hanijenë, i cili u vra në Teheran javën e kaluar.

Sinwar, arkitekti i sulmit më shkatërrues ndaj Izraelit në dekada, ka qendruar i fshehur në Gazë, duke sfiduar përpjekjet izraelite për ta vrarë që nga fillimi i luftës.

"Lëvizja e Rezistencës Islamike, Hamasi shpall zgjedhjen e komandantit Jahja Sinwar si shef politik i lëvizjes, për të pasuar komandantin martir Ismail Hanijeh", thuhet në një deklaratë të shkurtër të lëvizjes.

Lajmi për emërimin u shoqërua nga një breshëri raketash nga militantët në Gaza që vazhdojnë të luftojnë kundër trupave izraelite në enklavën e rrethuar.

Sinwar, i cili ka kaluar shumë vite në burgjet izraelite, është udhëheqësi më i fuqishëm i Hamasit i mbetur gjallë pas vrasjes së Hanijesë, një ngjarje që ka rritur frikën për një konflikt më të gjerë rajonal, pasi Irani u zotua se do të hakmerret me forcë pas vrasjes së tij.

Izraeli nuk ka marrë përgjegjësinë për vrasjen e Hanijesë, por ka pranuar përgjegjësinë për vrasjen e udhëheqësve të tjerë të lartë, përfshirë nënkryetarin e Hamasit, Saleh al-Arouri, i cili u vra në Bejrut, dhe Mohammed Deif, komandanti ushtarak i lëvizjes.
Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Daniel Hagari reagoi pas njoftimit.

"Yahya Sinwar është një terrorist që është përgjegjës për aktin më kriminal terrorist në histori - 7 tetorin. Ka vetëm një vend për Yahya Sinwarin: përkrah Mohammed Deifit dhe të gjithë terroristëve përgjegjës për 7 tetorin”.

I lindur në një kamp refugjatësh në qytetin jugor të Gazës, Khan Younis, Sinwar, 61 vjeç, u zgjodh si udhëheqës i Hamasit në Gazë në vitin 2017 pasi fitoi një reputacion si një figurë e pamëshirshme dhe një armik i vendosur i Izraelit.

Përpara se të burgosej ai ishte kreu i aparatit të sigurisë Al-Majd, i cili gjurmonte, vriste dhe ndëshkonte palestinezët e akuzuar për bashkëpunim me shërbimin sekret izraelit./ VOA

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës