“Russia 2018” ka arritur një një fazë kulminante, me gëzime dhe hidhërime të tifozëve, por ka edhe ngjarje vërtet shokuese, që prishin imazhin e këtij kompeticioni.
Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Moskë, pasi një gazetar i “BBC” është droguar dhe më pas është grabitur nga një taksist vendës.
Lajmi bëhet i ditur nga agjencia italiane e lajmeve “ANSA”, ndërkohë që identiteti i gazetarit nuk bëhet ende i ditur.
Ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit, ku gazetari ka ndalur një taksi dhe ka qenë taksisti ai i cili i ka ofruar një kafe.
Pasi ka pirë kafen, gazetari i “BBC”-së ka humbur vetëdijen dhe ndjenjat dhe nga ky moment, ka përfituar taksisti për ta grabitur.
Shuma që ka marrë ai kap vlerën e 1 mijë paundëve, ndërkohë që rreth 500 paund janë tërhequr nga karta e tij e kreditit.
Policia ka nisur hetimet në lidhje me ngjarjen, ndërkohë që punonjësit e policisë shprehen se gazetari është përmendur jashtë stacionit të Metrosë në Dinamo dhe ka vënë re se i mungojnë telefoni dhe portofoli.