Gazetari pranë PD, Basir Çollaku, njëkohësisht ish-kandidati i Rithemelimit në Dimalka bërë një reagim të fortë në rrjetet sociale, ku kritikon ashpër ata që sipas tij po përpiqen të bëjnë "makiazh dashurie" në politikë.
Në postimin e tij në rrjetet sociale, Çollaku i cilëson disa individë si "qiraxhinj dhe pazarxhinj të vjetër e të rinj", duke lënë të kuptohet se brenda Partisë Demokratike ka ende njerëz që lëkunden mes interesave personale dhe lojërave politike.
"Qiraxhinjtë në PD dhe pazarxhinjtë e rinj e të vjetër, të mos mos bëjnë gërr mërr nëpër oborr për të pastruar surretërit e tyre. Do mbyten brenda thesit të gënjeshtrave të tyre. Këdo bën makiazh dashurie në pleqni e njohin demokratët. Çdo shkurre ku jeni zhgërryer do të flasë e do ju shplajë. Zullapeni me ministra natën e qurraviteni për PD ditën. Ju kanë në tefterë Bela e Tao për qokat e përbashkëta. Si fshihni dot foto e video apo sms nderesh pushteti. Analfabetë funksionalë që dje lëpinit këpucët e Bashës e sot të Berishës. Ka kohë për çdo gjynah për ta thënë e për ta larë. Harami do ju bëjë zile vetë”, shkruan ai.
Në komente, Gentian Meci, një tjetër ish-kandidat i Rithemelimit në Urën Vajgurore për zgjedhjet e mbajtura në vitin 2023, e mbështet Çollakun, duke theksuar se gjatë asaj periudhe shumë nga ata që pretendonin se ishin besnikë të Berishës, në fakt po llogaritnin interesa personale.
"Shumica që hiqeshin si Berishista u shndërruan në lekista dhe të tjerë për interesa vunerabele ia kthyen kurrizin Rithemelimit", shkruan ndër të tjerash ai.
Këto kritika vijnë në një kohë kur Partinë Demokratike vetëm pak muaj e ndajë nga një tjetër sfidë e madhe, atë të zgjedhjeve të 11 majit.
S.B/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Janar, 09:41
Secila parti në zgjedhje me 46 deputetët e parë të fiksuar, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
28%
-
Të gabuar
52%
-
Nuk e di
20%
Vota total: 75
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Frrok Çupi: Ta zëmë se Donaldi, shoku i Saliut
23 Janar, 14:54
-
Tiranë/ Kërkoi revokim të masës së sigurisë 'Arrest në shtëpi', Apeli i Posaçëm shtyn për nesër vendimin për Jamarbër Malltezin
23 Janar, 09:54
-
‘Studio Live’/ Petraj: Berishën e shoh të shqetësuar, Meta rrezikon deri në 15 vite burg! Softa: Njerëzit të lodhur, duan drejtësi! SPAK po godet krimin e organizuar
22 Janar, 19:44
-
Petraj për 21 Janarin: Berisha s’i shpëton dot përgjegjësisë, të gjithë do merren të pandehur! Të analizohen personat në audio, u rikuperuan pamje nga serverat! Pse qëlloi Garda?
22 Janar, 19:06
-
Ylli Pata: Pse Grenell takoi vetëm Luzim Bashën nga opozita?
22 Janar, 18:16
-
Eduard Zaloshnja: 46 deputetë tejet të sigurt të Ramës dhe 46 deputetë pothuaj të sigurt të Berishës
22 Janar, 14:01
-
‘Raporti i OECD, thirrje për ndryshim në shëndetësi’, Basha: Programi ynë, parashikon një rikonceptim të mirëstudiuar sipas nevojës së qytetarëve, jo xhepit
22 Janar, 13:05
-
EKSKLUZIVE / Zef Brozi: Ju tregoj planet ogurzeza të Sali Berishës! Planifikoi aksident për mua, donte të më zhdukte në 1995! Falë SHBA-së sot jam gjallë
22 Janar, 11:08
-
EKSKLUZIVE/ Zef Brozi: Sali Berisha, kryepërgjegjësi i krimit të tmerrshëm të 21 janarit! Shpëtojeni Shqipërinë nga neo-diktatori, mos u gënjeni nga milionat
22 Janar, 10:52
-
Skënder Minxhozi: 14 vjetori i 21 janarit dhe 5 vjetori i SPAK
21 Janar, 20:30
-
Mero Baze: Për të gjithë 'të bezdisurit' nga përkujtimi i 21 Janarit
21 Janar, 20:19
-
‘Vritini, vritini’, Ngjela: Berisha urdhëroi të qëllohet drejt protestuesve më 21 janar! Shfaqet me automatik në dorë, pamjet janë në Kaliforni
21 Janar, 20:01