Sipas Nurellarit, janë të paktën 37 mijë qytetarë që kanë hequr dorë nga shtetësia kosovare që nga viti 2009, shifër kjo që dëshmon mosbesimin që kanë qytetarët e Kosovës në të ardhmen e shtetit të tyre.
“Më në fund jam bërë shtetas i Republikës së Kosovës. Falënderoj Presidentin Thaçi për dekretin e dhënies së shtetësisë. Nga viti 2009 deri në janar të 2017-ës thuhet se mbi 37 000 qytetarë të Kosovës kanë hequr dorë nga shtetësia kosovare dhe shpresoj që kjo prirje disfatiste të marrë sa më shpejt fund dhe të rimëkëmbet besimi tek e ardhmja e Republikës së Kosovës”, -shkruan në Facebook Adri Nurellari.
Redaksia Online
S.N/Shqiptarja.com