Analiza: Bullgaria 'groposi' integrimin e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë

Analiza: Bullgaria 'groposi' integrimin e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë

Edi Rama dhe Zoran Zaev

Viti 2020 ishte menduar si viti kur Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut më në fund do të nisnin të ecnin në rrugën e pranimit në BE duke hapur më në fund bisedimet e anëtarësimit. Supozohej se do të ishte një vendim i thjeshtë dhe i shpejtë i vendeve anëtare të BE-së, pas viteve të të tëra të shtyrjes së këtij vendimi nga Franca dhe Holanda për shkak të skepticizmit ndaj vendit tonë. Megjithatë, fantazmat populiste erdhën të na ndjekin edhe një herë. Këtë herë në formën e një vendimi shkatërrues nga qeveria bullgare për të bllokuar bisedimet e pranimit të Maqedonisë së Veriut.

Bullgaria mund të kishte pasur gjithashtu momentin e saj të lavdisë duke mbështetur Maqedoninë e Veriut. Në vend të kësaj, duke vënë veton, Bullgaria është duke shpërfillur vlerat europiane që duhet të respektojë si një vend anëtar dhe po humb gjithnjë e më shumë kapitalin politik që ka në BE.

Duke bllokuar pranimin e Maqedonisë së Veriut në BE, Bullgaria po shkatërron më së shumti kontributin e saj  në politikën e jashtme të unionit për anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor. Jo vetëm që detyron të gjithë BE-në të ndjekë vendimin e saj duke bllokuar edhe rrugën e Shqipërisë drejt BE-së, por vetoja e Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut gjithashtu vjen nga një vend që shumë besojnë se u bashkua me BE falë shumë solidaritetit nga anëtarët e tjerë të BE-së.

Pas një debati të gjatë dhe të vështirë midis vendeve anëtare të BE-së si rezultat i ndryshimit të politikës së zgjerimit nga Franca, nisja e bisedimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut pritet miratohej nga Këshilli i BE-së disa javë më parë. Metodologjia e re e pranimit kishte për qëllim ta ndryshonte  procesin politik duke përfshirë vendet anëtare në procesin e anëtarësimit.

Por bllokimi i tanishëm i negociatave do të dëmtojë edhe më tej imazhin e BE-së dhe interesat e saj më të gjera në rajon.

Për më tepër, duke u kapur me historinë e përbashkët të Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, Sofja rrezikon të minojë imazhin e BE-së si një aktor i besueshëm në skenën ndërkombëtare. Ndërkohë që BE po kritikohet ashpër për shkak të mungesës së angazhimit në lagjen e saj Lindore, nga Bjellorusia në Kaukaz, Bullgaria është e vendosur të minojë angazhimin e BE-së edhe në Ballkanin Perëndimor.

Përveç përpjekjeve të Presidencës Gjermane për të lehtësuar një marrëveshje, reagimet publike nga vendet e tjera anëtare të BE mungojnë. Me këtë heshtje shurdhuese duket sikur Bashkimi solidarizohet me Bullgarinë dhe shkatërrimin e pamëshirshëm të rrugës europiane të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, duke shtyjë për një kohë të pacaktuar nisjen e bisedimeve.

Solidariteti i Bullgarisë kërkohej nga kolegët e saj europianë sot dhe bllokimi do të krijojë efekte anësore në fusha të tjera të politikës, duke e bërë të vështirë për vendet anëtare të BE-së të gjejnë baza të përbashkëta. Negociatat aktuale në lidhje me buxhetin e BE janë një rast i veçantë. Për shkak të mekanizmave të sundimit të ligjit, Polonia dhe Hungaria po kundërshtojnë fondin e rimëkëmbjes.

Ky është një lajm i keq edhe për reformat e brendshme të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Sundimi i ligjit dhe reformat e tjera shumë të rëndësishme, të zbatuara fale përafrimit me standardet e BE-së mund të ngecin.

Duke penguar ëndrrat europiane të Maqedonisë së Veriut dhe për pasojë edhe të Shqipërisë dhe duke përfituar nga të qenit një vend anëtar i BE, Bullgaria në mënyrë efektive e bën të gjithë procesin e Zgjerimit të nënshtruar ndaj interesit të saj kombëtar. Vetoja e saj tregon se sa lehtë që interesat e BE-së mund të rrezikohen nga një shtet i vetëm anëtar. / Tema

E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbëri: 28/11/2020 09:49

    O motra dhe vllezer shqipëtarë këtë nuk e ka bër vetëm Bullgaria, por është Serbia që qëndron pas saj. Shqipëria duhet ta kuptojë një herë e përgjithmon se serbis nuk i zihet bes!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja