Analiza e ADN zbuloi atentatorin
ndaj Çapjes që u kap në Holandë

Analiza e ADN zbuloi atentatorin<br />ndaj Çapjes që u kap në Holandë
Analiza e ADN-s ka zbuluar Shkëlzen Hasanpapajn, 19 vjecarin e dyshuar për atentatin ndaj Çapjave qershorin e vitit 2016.
 
Prokuroria e Elbasanit ka zbardhur detajet e operacionit që çuan në prangosjen e 19 vjeçarit i cili pas ngjarjes rezulton se është arratisur për tu fshehur fillimisht në Itali e më pas në Holandë.
 
Akuza që rëndon ndaj Hasanpapajt është ajo e vrasjes në rrethana cilësuese mbetur në tentativë dhe armëmbajtjes pa leje.
 
Sipas prokurorisë ai është autori i plagosjes së Bledar Mucës më 6 qershor 2016, ngjarje në të cilën mbeti e plagosur dhe efektivja e policisë M.Kermezo.
 
Pas atentatit ndaj Muçës policia ka mundur të sekuestrojë një çantë kamuflazhi, arma e krimit automatik dhe disa gjurmë gjaku.
 
Këto prova material u ekspertuan me anë të krahasimit të AND-s por jot ë Shkëlzenit pasi ky i fundit ishte arratisur por me të prindërve të tij Q. dhe A. Hasanpapaj.
 
Ky ekspertim ka bindur prokurorinë që autori i dyshuar ishte 19 vjecari dhe më pas ka kërkuar në gjykatën masën e sigurisë arrest me burg në mungesë ndaj tij.
 
Ky urdhër arresti është ekzekutuar një ditë më parë nga Interpol Holanda dhe drejtësia shqiptare ka nisur procedurat e ekstradimit të tij për tu përballur me akuzën e ngritur në Shqipëri.
 
Për këtë ngjarje dyshohet se kanë marrë pjesë 4 persona të cilët qëlluan mbi Mucën dhe Florenc Capjan, ndërsa ende nuk është bërë i mundur identifikimi i bashkëpunëtorëve të 19 vjecarit që shihni në këtë foto.

Njoftimi i plotë i Prokurorisë
Autoritetet policore holandeze kanë ekzekutuar urdhër arrestin e lëshuar nga Prokuroria e Elbasanit, për shtetasin i Shkëlzen Hasanpapaj, i dyshuar për veprat penale të “Vrasjes në rrethana cilësuese”, mbetur në tentativë dhe “mbajtje pa leje e armëve luftarake”.
 
Ndaj këtij shtetasi, me kërkesë të Prokurorisë së Elbasanit, gjykata e qytetit ka vendosur në Nëntor 2016 masën e sigurisë “arrest në burg”, pasi dyshohet se, paraditen e datës 06.06.2016, në qytetin e Elbasanit, përballë ish-kirurgjisë ka qëlluar me armë në drejtim të automjetit me targe AA xxx NE, duke plagosur brenda tij shtetasin Bledar Muça, si dhe është plagosur shtetasja M. Kermezo, punonjëse policie, e cila, në momentin e ngjarjes, ka qenë rastësisht si këmbësore aty.
 
Nga kqyrja e vendit të ngjarjes, ndër të tjera, janë gjetur edhe disa objekte, të cilat mund të shërbenin për identifikimin e autorit. Kështu, janë gjetur një çantë kamuflazhi, arma e krimit, si edhe sende që dyshohet se janë përdorur nga autori.
 
Për të gjitha këto sende është kryer analiza e ADN-së, në bazë të të cilës është përftuar profil i njëjtë gjenetik. Pra, gjurmët e ADN-së së gjakut, të gjetura në armën e krimit, ishin të njëjta me ato të gjetura në çantën e kamuflazhit, si edhe në sendet e tjera, të cilat gjendeshin në vendin nga ku është kryer atentati.
 
Në vijim të hetimit, janë siguruar të dhëna operative se autori i atentatit mund të ishte shtetasi Shkëlzen Hasanpapaj. Për këtë arsye, është bërë kërkimi i këtij shtetasi, me qëllim për të realizuar krahasimin e mostrave të ADN-së të gjendur në vendngjarje me profilin gjenetik të këtij shtetasi. Ky person nuk është arritur të gjendet, pasi rezultoi që pas ditës së atentatit, të jetë larguar nga Shqipëria.
 
Për të siguruar provat e nevojshme, nga ana e Prokurorisë së Elbasanit është urdhëruar ekspertiza e ADN-së për prindërit e të dyshuarit Hasanpapaj. Nga ekspertiza, rezultoi se ADN-ja e gjetur në vendin e ngjarjes lidhet me shtetasit Q. dhe A. Hasanpapaj (prindërit e të dyshuarit) në raportin “nënë-bir” dhe “babë-bir”.
 
Çifti i prindërve Q. dhe A. Hasanpapaj kanë dy fëmijë, djem. Është bërë analiza gjenetike e shtetasit S. Hasanpapaj (vëllai i të dyshuarit) dhe ka rezultuar se profili gjenetik i gjendur në vendngjarje, NUK përputhet me atë të gjetur në vendin e ngjarjes.

Në bazë të analizës gjenetike, por edhe në bazë të provave të tjera të përfituara gjatë hetimit të deritanishëm, janë krijuar dyshimet e arsyeshme se autori i ngjarjes së datës 06.06.2016 në Elbasan është shtetasi Shkëlzen Hasanpapaj. Ndaj këtij shtetasi është nxjerrë urdhëri i kërkimit ndërkombëtar, pasi rezultonte se ai ishte larguar jashtë Shqipërisë.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë