Zgjedhjet e 11 majit/ Analiza e britanikëve të 'The Economist': Rama fiton mandatin e katërt, PD e dobësuar nga lufta e brendshme

Zgjedhjet e 11 majit/ Analiza e britanikëve të 'The Economist': Rama fiton mandatin e katërt, PD e dobësuar nga lufta e brendshme

Kryeministri Edi Rama dhe deputeti Sali Berisha në Parlament

“Economist Intelligence Unit”, njësia e inteligjencës e revistës britanike “The Economist” në raportin më të fundit për Shqipërinë, analizon zhvillimet politike në vendin tonë përfshi parlamentaret e 11 Majit.

Duke analizuar aktivitetin politik të opozitës raporti evidenton se teksa qeveria Rama 3, do ta vijojë drejtimin e vendit gjatë 2025, PD partia më e madhe opozitare është dobësuar rëndë nga sherret e brendshme.

Kjo thonë ekspertët e “Economist Intelligence Unit” e vendos Partinë Socialiste në një pozicion të fortë dhe po sipas analizës së tyre e bën të ketë dominancën në zgjedhjet parlamentare pas më shumë se tre muajsh.

“Ne presim pasjen e një mandati të katërt në vazhdim nga qeveria socialiste e kryeministrit Edi Rama pas zgjedhjeve parlamentare të 2025-sës. Ne presim prej ndryshimeve të reformës zgjedhore dhe ndryshimet në kabinetin qeverisës, një përforcim të pozitave të zotit Rama. E kështu ai është në pozita të forta në të fituarit e zgjedhjeve për Partinë Socialiste”.

“Economist Intelligence Unit” thekson se qeveria e kryeministrit Edi Rama vijon të mos ketë një opozitë të besueshme.

“Prej rikthimit në parlament në 2021 PD është përballuar me shumë sfida , përfshi një ndarje të thellë të brendshme brenda saj. PD do të vijojë të jetë e dobët nën udhëheqjen e Sali Berishës i akuzuar për korrupsion e pastrim parash. Të tilla akuza detyruan SHBA aleatin më të fortë të Shqipërisë në NATO dhe më pas Britaninë e Madhe t'i ndalonin hyrjen në këto vende”.

“Mundësia e PD për ta projektuar vetën si një alternativë të besueshme përballë PS do të vijojë të përballet me vështirësi e nga kjo do të përfitojë Partia Socialiste”, theksohet në raportin e “Economist Intelligence Unit”. /TCH

A.Q/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kristina: 20/01/2025 12:43

    Mandatin e ardhshem e mer ajo forc politike qe respekton te drejten e prones , jo forca politike qe nxit dhe mbeshtet zaptuesit e prones, Te zbatohet konvetat nderkombetare te te drejtave te njeriut dhe te prones.

    Përgjigju
  • Gropa septike: 20/01/2025 00:53

    Nese nuk e therret ne ceremoni liderat , populli shqiptar mazhorancës dhe politikes se vjeter i jep duart , Rama merr maksimumi 40% votave dhe forcat e reja mbushin parlamentin , do të kemi maksimumi PS 60-63 deputet dhe mbi 6-7 grupe parlamentare , nuk ka ndodh kurre kjo qe keni thene

    Përgjigju
  • Ladi: 19/01/2025 23:09

    Me lekët e shqiptarëve po blini artikuj në shtypin ndërkombëtar. Unë të uroj ty Edvin që të marrësh mandatin e katërt sepse shqipëtarët reagojnë kur u vete thika në palcë. Atëherë do të ketë drejtësi të vërtetë

    Përgjigju
    • Ta Rras Bulba: 20/01/2025 07:29

      Kjo qe thua eshte shume e vertete! Po aq e vertete eshte fhe fakti qe te verber si puna jote shkojne perseri mbas Sahli serbit!

  • Sondazhi i ditës: 12 Shkurt, 22:33

    Arrestimi i Veliajt, si e vlerësoni qëndrimin e Ramës ndaj drejtësisë?



×

Lajmi i fundit

Aksident në aksin Përrenjas-Librazhd/ Makina përplaset me kamionin, 2 të plagosur rëndë

Aksident në aksin Përrenjas-Librazhd/ Makina përplaset me kamionin, 2 të plagosur rëndë