Analiza e Mentor Kikisë për Report Tv: Rama po rinovon partinë të jetë i pastër në zgjedhjet e 2025

Kryesocialisti Edi Rama është duke përgatitur PS-në ta fusë në një fazë të re riorganizimi për ta përgatitur për zgjedhjet e 2025. Kjo është analiza e Mentor Kikisë në një prognozë që bëri për Partinë Socialiste në emisionin “Sot Live në Shqipëri” në Report TV.

Mbledhja e djeshme të Asamblesë Kombëtare të PS-së ku Rama njoftoi shkarkimin e të gjithë sekretariatit të partisë, Kikia e komentoi thjesht si një moment për të komunikuar vendimet që “Rama dhe një grup i ngushtë i bashkëpunëtorëve të tij kishte marrë më herët”

Ndërsa në një analizë më të thellë, thotë se Rama po bën me PS-në atë që nuk bënë dot demokratët dhe janë sot të thërmuar në tre pjesë.

“Rama është duke u përgatitur për të futur PS-në në një fazë riorganizimi. Jo thjesht ndërrimin e ca njerëzve por një lloj rithemelimi. Atë që nuk e bëri dot PD në përmbushje të një cikli. Do të duhej që të futej në një proces ristartimi për tu modifikuar dhe ristartuar organizimin e strukturave, sepse kur një parti është në pushtet, pushteti të fut në një lloj etape dembelizmi" thotë Kikia për gazetarin Nertil Agalliu.

Beson se edhe me largimin e Gjiknurit Rama po i paraprin riorganizimit të një partie që do të jetë partia e zgjedhjeve të 2025-ës.

"Gjiknuri ishte një nga ata që mund të konsiderohet shumë i suksesshëm në zgjedhjet vendore, por mendoj se në tërësi Rama është duke shkundur partinë për të krijuar një parti më elektorale më aktive e më efikase për zgjedhjet e 2025. Për këtë do të duhet të ripozicionojë njerëz që kanë treguar që janë makina politike shumë të efektshme. Njerëz që nuk kanë cene në implike në çështje të ndryshme të përfolur nga SPAK. Dhe për të sjellë në parti njerëz të rinj për të mundësuar rigjenerimin natyral që duhet të pësojnë një parti politike" analizon Kikia.

Analisti i njohur kujton se në PS askush nuk ka patur imunitet përveç kryetarit ndërkohë që pjesa tjetër është transfuzuar në mënyrë sistematike.

"Me këtë spastrim, rinovim, ristartim që Rama po i bën partisë po përpiqet të largojë këdo që në një mënyrë është i lidhur ose jo apo është i përfolur për aferën e madhe të inceneratorëve, në mënyrë që të shkundë nga shpina e PS-së çdo përgjegjësi mbi këtë aferë. Në mënyrë që nesër ekipi politik me të cilin PS do i prezantohet qytetarëve për zgjedhjet e 2025 të jetë i pastër" thotë Kikia për Report TV. 

S.G/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 28/07/2023 03:33

    Duhen dhe dy vjet deri ne zgjedhjet e rradhes,te besh ndryshime e spastrime per t'i paraprire zgjedhjeve eshte njelloj si te flesh ne dafina.Korrupsioni e shkeljet mund te ndodhin ne cdo kohe.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë