TIRANE- Analiza e humbjeve të zgjedhjeve të Partisë Demokratike ka filluar duke fajësuar mazhorancën qeverisëse. Në udhëzuesin e shpërndarë nga Basha për delegatët të cilët do të administrojnë procesin zgjedhor brenda strukturave organizative të Partisë Demokratike, përcaktohet se pjesë e analizës së humbjeve është edhe fushata elektorale e Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim para 23 qershorit. Kësisoj, faturën për humbjen e zgjedhjeve Basha nuk ia ka adresuar strukturave të PD-së, po fushatës elektorale të mazhorancës.
Konkretisht në udhëzues përcaktohet mënyra se si PS dhe LSI joshën zgjedhësit për t’i marrë votën dhe jo arsyen se përse PD nuk arriti që të mbante të njëjtin bilanc votash si në zgjedhjet e vitit 2009. Sipas opozitës, pjesë e analizës do të jetë edhe fenomeni i joshjes së votuesve pasi duhet përdorur edhe nga vetë PD për zgjedhjet e ardhshme. Sipas tyre, ata do të dënojnë të gjitha premtimet elektorale të PS-së dhe LSI-së duke i bërë këto edhe faktorin kryesor të humbjes së thellë të demokratëve në zgjedhjet e 23 qershorit.
Por kjo iniciativë e PD-së duket se bie në kontradiktë me vetë Bashën në periudhën kur ky i fundit zhvilloi fushatën elektorale për t’u zgjedhur kryetar i demokratëve. Në atë kohë Basha deklaroi se përgjegjësit e humbjes së zgjedhjeve do të dalin pas analizës që do të bëhet në strukturat e partisë. Por kjo, nga analizë e brendshme, duket se bëhet e jashtme pasi i gjithë faji i humbjes së zgjedhjeve po i faturohet kundërshtarëve të tyre, PS dhe LSI.
Shkrimi u publikua sot (17.04.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com