Analiza e 'Der Spiegel': Holanda vend i trafikut të drogës dhe bandave mafioze (protagonistë jo shqiptarët)

Analiza e 'Der Spiegel': Holanda vend i trafikut të drogës dhe bandave mafioze (protagonistë jo shqiptarët)

Foto ilustruese

Revista gjermane “Der Spiegeli ka kushtuar një artikull të gjerë kriminalitetit në Holandë dhe fuqisë që kanë marrë bandat e dhunshme. Artikulli nis me historinë e një gazetarë të vrarë nga mafia, Peter R. de Vries, gazetar investigativ i ekzekutuar në qershor të këtij viti, për të thënë se në Holandë, të gjithë rrezikojnë të bien viktima të dhunës së drogës që ka kapluar vendin.

Në artikull shkruhet se klisheja e një Holande të supozuar të bukur e paqësore është absurde, duke theksuar se angazhimi i vendit për tolerancë, ka prodhuar këtë situatë.  

Sipas analizës, liberalizimi i hashashit dhe marijuanës ka ndihmuar mafiozët brutalë të bëhen edhe më të dhunshëm e të fuqishëm. Sipas tyre, bandat kryesore drejtohen nga marokenë

"Çdo vit, 20 persona vriteshin në 'nën tokën' e krimit. Por tashmë gangsterët kanë pushuar së interesuari për paqen publike. Motoja e bandave është 'kushdo që flet, duhet të vritet'. Çdo gazetar që raporton për bandat, çdo prokuror që i heton ato, çdo avokat që përfaqëson kundërshtarët e tyre, çdo dëshmitar që dëshmon kundër, të gjithë duhet të kontrollojnë makinat pe tyre për mina, t'i nënshtrohen mbrojtjes policore dhe të heqin dorë nga familjet", thuhet në artikull mes të tjerash.

Shkrimi citon burime zyrtare dhe studime kriminologësh ku rezulton se Holanda është ndër vendet kryesore të trafikut të drogës, sintetike, por edhe kokainës. Është një vend që sipas këtij raportimi janë vrarë me porosi 180 njerëz në 5 vjet, një vrasje kushton 50 mijë euro dhe qarkullimi vjetor i drogës është 18 miliardë euro.

E teksa bëhet një raportim i gjerë e shterues mbi situatën me kriminalitetin në vend, interesant është fakti se në asnjë rresht nuk përmenden shqiptarët, të akuzuar shpeshherë nga Holanda si përgjegjës për trazira në vend. 'Kriminelët' shqiptarë janë etiketuar jo pak herë nga Holanda edhe si arsye për mos të pranuar hapjen e negociatave për vendin tonë.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ilir Skenderi: 25/10/2021 18:11

    Kushtetuta eshte shume mire. Kushtetuta nuk duhet prekur me nga keta politikane te ndyre...!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja