Analiza e zgjedhjeve, Çupi: Pse i kërkojmë PD-së që të fitojë? Nuk ka fituar kurrë dhe s'ka dalë forcë e parë! Elezi: Nuk është reale dhe e mbështetur në standarde

Partia Demokratike ka përfunduar analizën e bërë në bazë për zgjedhjet e 25 prillit ku ka dalë në 13 përfundime, të cilat sipas tyre kanë ndikuar në humbjen në këtë garë elektorale.

Në lidhje me analizën e zgjedhjeve, i ftuar në Report Tv, në emisionin 'Repolitix' Frrok Çupi ka ironizuar Partinë Demokratike, si dhe kryetarin Lulzim Basha, ku thotë se nuk kemi se çfarë fitoreje që t’i kërkojmë PD-së, pasi nuk ka fituar asnjë kurrë. Çupi u shpreh se analiza e zgjedhjeve ka qenë një tallje me PD, duke u thënë se kemi fituar.

‘Pse i kërkojmë PD-së fitoren ne? Pse i kërkojmë diçka të pamundur? Sikur PD ka fituar gjithnjë, jo. PD nuk i ka fituar kurrë zgjedhjet, kurrë nuk ka dalë forcë e parë. Çfarë i kërkojmë PD ne? Që të fitojë patjetër? Ata të PD dhe militantët e saj kanë të drejtë, por ne këtu pse i kërkojmë kështu në qiell të pastër që të fitojë? Nuk fiton dot. Është parti pa karakter, sidomos me këtë lider. Të gjitha partitë kanë një fund. Një fillim, një rrugëtim dhe një fund. Sot PD është ne reanimacion dhe është në pikëpyetje do të rezistojë pas Berishës apo do ta marrë Berisha me vete.  Ka qenë një tallje  PD se ne kemi fituar kjo është sëmundje me thënë të vertetën edhe në periudhën e para 90 është konstatura në mënyrë shumë qesharake.’- tha Çupi.

Ish-kryetari i PD-së në Kukës, Ibsen Elezi, thotë se nuk është një analizë reale e mbështetur në standarde dhe se është një budallallik.

‘Janë objektiva të shpallura dhe të bëra publikë. Nuk është një analizë reale dhe e mbështetur në standarde. Pika 9 e krahason mandatet e 2017 me 2021. Është një rezultat gropë në 2017, nuk mund të krahasohesh. E ka bërë për të treguar se ne nuk jemi aq keq. Nuk është reale ajo. Ky është budallalik nuk është sfidë gabon në arsyetim. Fakti i kartelws së drogës duhet të ishte përball me emra konkret. Këta janë budallenj ajo marrëveshja e 5 qershorit ka qenë turp.'- tha Elezi.

 


Lajmi kryesor:

Emrat e anëtarëve për Këshillin Kombëtar të PD, Çupi: Një pjesë e tyre janë për SPAK, kanë kryer krime të rënda! PD po vepron kundër interesave të SHBA sepse strehon kriminelë


M.Q./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja