Sipas tij, skandali i përgjimeve të publikuara nga italianët, ku përmendej emri i ish-ministrit të Brendshëm, u paralajmërua pak ditë më parë nga ambasadori i SHBA, Donald Lu, i cili tha se Shqipëria është në duart e katër klaneve kriminale të kontrolluara nga 20 familje mafioze.
“Nuk ka pasur heshtje nga ambasadorët. Ishte ‘bomba’ e ambasadorit, që tha se katër klane kontrollojnë Shqipërinë. Plasi pak ditë pas deklaratës së ambasadorit”, tha Babaramo.
Më tej, gazetari tha se nëse rasti i Saimir Tahirit do të mbetet i izoluar, skandali do të arkivohet dhe do të kemi një vazhdim sërish me probleme.
E prisnim që e hëna të niste me deklaratën e kryeministrit?
Sigurisht. Këshilli i Mandateve ka dalë me dy raporte dhe në mbledhjen e grupit Rama do bënte publik qëndrimin e PS.
A është lehtësuar situata me pezullimin e Tahirit?
Është më e pakta që mund të bënte, ose më saktë e vetmja hapësirë që kishte Rama për të vepruar, sepse ka një presion të jashtëzakonshëm nga opozita, opinioni publik dhe Prokuroria. Madje, ndodhet dhe nën presionin e tre viteve të shkuara kur thoshte se ‘duhet bërë reforma në drejtësi’. Tahiri e ka mbyllur karrierën e tij politike nga pikëpamja morale. Nëse ky rast do mbetet i izoluar, skandali do arkivohet dhe do kemi një vazhdim sërish me probleme, sepse historikisht mandatet e dyta kanë qenë me probleme.
Do ketë efekte zinxhir?
Nëse do shkonim me rastin se çfarë ka ndodhur me vendet e tjera, unë do të thoja se ndodh edhe në vendin tonë.
Nëse çështje mbetet e izoluar, çfarë efekti mund të ketë te Rama?
Edhe sikur socialistët ta tejkalojnë këtë lum, që iu doli papritur para, imazhi është cenuar. Ajo që ‘ne do bëjmë shtet, nuk jemi si ata më parë’ bie, ky imazh nuk qëndron më.
d.c./shqiptarja.com

VIDEO




