Kreu i parlamentit Ilir Meta dhe aleati kryesor në qeveri, sot deklaroi hapur se në rast se në 21 korrik kalon reforma në drejtësi, duhet krijuar një qeveri ekspertësh që ta ta udhëheqë vendin deri në zgjedhje (te parakohshme?). Deklarata e tij 24 orë përpara takimit të mundshëm mes Bashësh dhe Ramës i kërkuar nga ambasadori amerikan, e qartëson në mënyrë të pangatërrueshme qëndrimi e LSI që kishte disa ditë që qarkullonte nën zë si thashethem. Qeveri ekspertësh (që për rrjedhojë mund të jetë edhe politike, ndryshe nga qeveria teknike) do të thotë për Ilir Metën, kryesisht një qeveri pa Edi Ramën kryeministër dhe pa të gjithë ata ministra të cilët Meta i ka gjykuar në shumë raste si të papërgatitur.
Pra Meta thotë: nëse kalon reforma, edhe për të kapërcyer frikën dhe mosbesimin që ekziston ndërmjet të gjitha forcave politike, dhe duke qenë se reforma në drejtësi nuk duhet të shkaktojë viktima, atëherë të ndryshojmë qeverinë dhe të shkojmë në zgjedhje të reja. Një qëndrim në kontradiktë të dukshme, pasi nuk kuptohet mirë sensi i zgjedhjeve të parakohshme të shkaktuara nga një sukses historik, sikurse do të ishte miratimi i reformës në drejtësi.
Por një gjë Meta nuk e sqaron dhe ka refuzuar ta sqarojë edhe në konferencën për shtyp: çfarë do të ndodhë nëse reforma në drejtësi nuk kalon më 21 korrik?
Pra nëse Parlamenti do ta bllokojë reformën, a vlen njëlloj propozimi i tij për të krijuar një qeveri ekspertësh për të shkuar drejt zgjedhjeve të parakohshme?
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
74.7%
-
Jo
21.6%
-
Nuk e di
3.7%
Vota total: 2587
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor 2024, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor 2024, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor 2024, 20:38
-
OSBE trajnon gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm mbi trafikimin e qenieve njerëzore
6 Dhjetor 2024, 14:15
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor 2024, 15:44
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor 2024, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor 2024, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor 2024, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor 2024, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor 2024, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor 2024, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator 2024, 17:15