Analiza/ Seksizmi kundër Hillary
Clinton, diskriminimi ndaj senatores 

Analiza/ Seksizmi kundër Hillary<br />Clinton, diskriminimi ndaj senatores 
Ti nuk përputhesh fort me imazhin që kemi krijuar ne për gruan e guvernatorit të Arkansasit”.

Kjo frazë e thënë mbi 30 vite më parë nga një gazetar e ka shoqëruar gjatë gjithë karrierës Hillary Clinton. Ajo kurrë nuk ishte në nivelin e duhur, sepse ishte një grua.

Ju mjafton vetëm të shihni një intervistë të vitit 1979 kur Bill Clinton ishte guvernator I Arkansasit, për të kuptuar që ajo është përballur me seksizmin (diskriminimin) gjatë gjithë kohës. Pavarësisht se kishte mbaruar doktoraturën në Yale, ishte kryetarja e parë e Korporatës së Shërbimeve Ligjore dhe partnerja e parë grua e një firmë prestigjoze avokatie, në atë intervistë gazetari e pyeti për darkat shtetërore dhe takimet e çajit.

Ti nuk je e lindur këtu, je shkolluar në universitetet liberale, je më pak se 40 vjecc dhe pa fëmijë. Nuk përdor mbiemrin e burrit dhe praktikon ligj. A je e shqetësuar që njerëzit mund të mendojnë se nuk përputhesh me imazhin që kemi krijuar për bashkëshorten e guvernatorit?”-ishte pyetja. 36 vite më pas rivali I saj për në Shtëpinë e Bardhë Donald Trump, thotë se Hillary “nuk duket aspak presidenciale” .

Seksizmi në fakt është temë debati në gjithë botën, ashtu si dhe në SHBA, por në këtë garë për presidentin apo presidenten e ardhshmë të SHBA-ve ka marrë edhe më shumë vëmendje. Kjo për 2 faktorë të thjeshtë, e para se Clinton është e para candidate grua që kërkon të hyjë në Shtëpinë e Bardhë jo si Zonjë e Parë por si kryetare shteti, dhe e dyta, se kurrë më parë s’ka patur një kandidat kaq seksist që I ofendon gratë ditën për diell dhe në mënyrën më vulgare të mundshme. E megjithatë, ccuditërisht mediat kritikojnë buzëqeshjen e senatores demokrate. Kështuqë pyetja që shtrohet është sa do të ndikojë seksizmi tek kjo garë e Hillary Clinton, dhe mbi të gjitha a është kjo një garë e barabartë?

Unë besoj se seksizmi do të ndikojë në fushatën elektorale të Hillary Clinton, madje besoj se e ka bërë tashmë. Këtë e vërteton edhe fakti se si ajo trajtohet në media. Ajo nuk qesh mjaftueshëm për disa, por askush nuk i thotë gjë Trumpit që duhet të qeshë, apo ajo vesh të njëjtin kostum në 2 evenimente larg qoftë brenda një viti dhe bëhet nami, por besoj se e kam parë kostumin e Donald Trump ccdo ditë. Pra ajo trajtohet me standarte krejt të ndryshme, si për të treguar që gratë nuk konsiderohen po aq të afta, po aq të forta apo po aq të mira si lidere sa dhe burrat”-thotë Emma Donahue, aktiviste politike për Demokratët e Rinj të Kolorados.

Ajo pohon se seksizmi ka qënë një problem për shoqërinë amerikane prej shekujsh dhe vazhdon të jetë I tillë, por se shumë përpiqen ta injorojnë si fenomen. Por nuk e injoron dot një grua që përballet ccdo ditë me kritika se nuk është nënë e mirë vetëm për faktin se ka vendosur të merret me politikë, sicc është Faith Ëinter, përfaqësuese e shtetit të Kolorados.

Unë personalisht, kur shkoj dhe flas me njerëzit, ka nga ata që më pyesin-Kush po kujdeset për burrin dhe fëmijët e tu tani që ti po bën këtë punë? Unë kam dy fëmijë të vegjël, dhe këtu nga 100 veta në këtë institucion jemi vetëm 2 gra me fëmijë të vegjël, dhe rregullisht më kritikojnë se po tregohem nënë e keqe që po punoj e që po harxhoj kohën duke u marrë me politikë”- thotë Ëinter, e cila është e bindur se seksizmi po ndikon në fushatën e kandidatës demokrate.

“Disa e kritikojnë se nuk buzëqesh mjaftueshëm, të tjerë po e kritikojnë se i ngjirret zëri, në një kohë kur Bernie Sanders dhe Trump kanë bërtitur gjatë gjithë fushatës së tyre. ndërsa Trump tha se ajo nuk duket presidenciale, po ccfarë dreqin do të thotë kjo? Për mua, ai donte të thoshte-thjesht sepse është grua”.

Komentet denigruese dhe shpesh ofenduese ndaj grave të Donald Trump e tashmë dhe dëshmitë për ngacmime seksuale, ia kanë dhënë kësaj gare një theks të fortë gjinor.

Në garë për Shtëpinë e Bardhë nuk janë thjesht një demokrate dhe një republikan, por është një grua e paragjykuar gjatë gjithë karrierës vetëm për faktin se është e pavarur dhe ambicjoze përballë një biznesmeni që e ka vërtetuar se nuk ka aspak respekt për gjininë tjetër.

“Jam kurioze nëse Clinton do të thoshte të njëjtat gjëra për burrat, sicc Trump thotë për gratë, pra ti quante burrat të shëndoshë, që janë të shëmtuar për të drejtuar biznese apo që janë të mirë vecc për të ndejtur në shtëpi e për tu kujdesur për fëmijët, e që më mirë do të ishte të mos punonin fare por të rrinin në shtëpi, ccfarë do të ndodhte? Do të kishim padyshim një protestë kombëtare”-vijon Donahue.

Fajtore edhe për gabimet e të shoqit
Por s’mjafton fakti që Hillary Clinton është në këtë garë me “disavantazhin” e të qënit grua. Ka edhe një tjetër barrë që ajo duhet ta mbajë mbi shpinë deri në 8 nëntor, e mbase deri sa të vdesë, gabimet e të shoqit. Donald Trump e ka shfrytëzuar pafundësisht skandalin seksual të Bill Clinton gjatë kohës kur ishte president, për të luftuar rivalen e tij, edhe pse ajo ccfarë ndodhi nuk ishte aspak për faj të saj, dhe kësaj herë nuk po garon Bill por Hillary. Ndërsa flasim me politikanët në Denver, më bën përshtypje senatori Chris Holbert I cili po I thotë kolegut tim nga Gana se do ti vinte keq po të fitonte Hillary pasi ai nuk bie dakord me politikat që ka ndjekur I shoqi kur ishte president, mes tyre edhe marrëveshja NAFTA e vitit 1994. E kur e pyes, se pse Hillary duhet të mbajë sot përgjegjësi për një vendim politik të burrit të saj, Holbert përgjigjet:

Ajo duhet të mbajë përgjegjësi edhe për vendimet që ka marrë i shoqi, sepse Hillary ishte Zonjë e Parë kur marrëveshja NAFTA u nënshkrua. Pra ne si votues kemi të drejtë që ti kërkojmë asaj llogari për çdo gjë për të cilën besojmë se është e vërtetë kështuqë do ta bëj atë përgjegjëse edhe për këtë marrëveshje, ju pëlqen apo nuk ju pëlqen juve”.

Trump ishte gati ta shfrytëzonte skandalin seksual të Bill Clinton që në debatin e parë me Hillaryn por u frenua vetëm sepse në sallë ishte dhe vajza e cciftit Clinton, dhe këtë gjë e kanë pohuar vetë anëtarë të stafit të tij.

Ajo fajësohet shumë për marrëdhënien seksuale të të shoqit, Bill Clinton dhe për shumë prej gabimeve që ai ka bërë edhe pse ajo marrëdhënie ishte me konsensus mes dy të rriturve dhe ishte tërësisht vendimi i tij. Po këtë gjë e shohim edhe me politikane të tjera që fajësohen për budallalliqet që bëjnë bashkëshortët e tyre. Pra është problem për sistemin politik në tërësi, jo vetëm për Hillary Clinton. Ccuditërisht gratë fajësohen për gabimet e burrave por nuk ndodh kurrë e kundërta”-thotë Ema Donahue nga demokratët e rinj të Kolorados. Sipas saj, racizmi dhe seksizmi janë një ccështje me të cilën amerikanët vazhdojnë të përballen por që duam të besojnë se I kanë zgjidhur duke e injoruar.

Shumë argumentojnë se fushata denigruese e manjatit republikan, ka arritur të nxjerrë në pah një lloj urrejtje dhe seksizmi tek njerëzit. Por sa do të ndikojë e gjithë kjo tek beteja e Hillary Clinton për tu bërë presidentja e parë grua e Shteteve të Bashkuara të Amerikës?

Nuk e di përgjigjen e saktë për këtë, por do të duhet të presim deri sa të mbahen zgjedhjet për të kuptuar nëse amerikanët janë gati për një grua president”-thotë Kenneth Bickers profesor në Universitetin Colorado Boulder.

Sipas tij është e vështirë të kuptohet përmasa e saktë e seksizmit për shkak të karrierës së gjatë të Hillaryt që natyrisht mbart me vete si avantazhet por edhe kostot politike.

Po të kishte qënë një kandidate më normale do të kishte qënë më e lehtë për të kuptuar nëse njerëzit po votojnë kundër saj sepse është një grua apo sepse ka një trashëgimi kaq të gjatë politike dhe një marrëdhënie të vështirë me të vërtetën-do ta quaja. Diskriminimin nuk po e shohim dhe aq shumë në nivele më të ulëta, në senat apo në nivel lokal, gratë kandidate kanë po aq shanse sa dhe kandidatët burra. Por kësaj here është ndryshe, po flasim për garën për presidencën dhe deri sa të përfundojë nuk do ta marrim vesh. Por ajo mund të përfitojë edhe nga e kundërta, pra shumë njerëz mund ta mbështesin sepse ajo është një grua çka do të ishte në avantazhin e saj”-shpjegon Bickers.

Në fakt gara e grave për tu përfaqësuar në politikë nuk ka qënë kurrë e lehtë, as në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku vetëm 19 % e Kongresit janë gra. Por këtë vit nuk është vetëm Hillary  Clinton është e para kandidate grua për presiente, në historinë amerikane, por 19 gra të tjera nga I gjithë vendi do të thyejnë barrierat nëse zgjidhen në nëntor.

Kjo është një betejë e vështirë edhe në rang kombëtar. Vetëm 19 % e Kongresit Amerikan janë gra dhe s'kemi patur kurrë një grua për presidente. Pra e kemi ende atë tavanin e qelqtë që shpresoj që Hillary ta thyejë por ajo po përballet me diskriminim dhe seksizëm gjatë rrugës së saj dhe për fat të keq, ccdo grua kandidate është përballur me këtë”-thotë Faith Ëinter.

Fiton apo jo, meriton apo jo të jetë presidentja e parë grua e SHBA-ve, këta do ta vendosin amerikanët në 8 nëntor. Por një gjë është e sigurt, seksizmi nuk ka qënë kurrë më parë një tipar kaq I fortë I një gare për Shtëpinë e Bardhë dhe qoftë edhe kandidatura e Hillary Clinton, tregon qartë se gratë dhe vajzat amerikane, dhe kudo në botë mund të kenë edhe postet më të rëndësishme politike dhe të jenë të suksesshme.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Akuzat e PD për ilaçe të skaduara, QSUT: Të pavërteta! Po dëmtohet qëllimisht puna e ekipit mjekësor

Akuzat e PD për ilaçe të skaduara, QSUT: Të pavërteta! Po dëmtohet qëllimisht puna e ekipit mjekësor