Analiza vjetore
e Ministrisë së Mbrojtjes

Analiza vjetore <br />e Ministrisë së Mbrojtjes
Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, ka mbajtur një konferencë shtypi për arritjet e dikasterit të tij gjatë vitit 2011 dhe objektivat për vitin e ardhshëm.

“Viti 2011 ishte një vit përkushtimi dhe arritjesh të mëdha në një sërë fushash në funksion të arritjes së objektivit madhor të kthimit të Forcës tonë të Armatosura në një Forcë me standardet më të mira të vendeve të Aleancës së Atlantikut të Veriut. Viti që po lëmë pas ishte prologu i vitit të ardhshëm, vitit të 100-të të ekzistencës së Forcave të Armatosura, i cili do të jetë një vit model pune, përkushtimi, e arritjesh” u shpreh Imami.

Si arritjet më të mëdha për vitin e shkuar Imami përmendi demontimin e municioneve të tepërta.

“Gjatë vitit 2011 janë demontuar 26.500 ton, çka përbën një shenjë garancie për realizimin e objektivit të Qeverisë Shqiptare për ta mbyllur brenda vitit 2013 çështjen e demontimit të municioneve të tepërta.

Në objektivat për vitin 2012 Imami përmendi se do të jetë viti i mbylljes përfundimtare të procesit të demontimit të municioneve të tepërta në poligone. Sipas tij do të përfundohet Rishikimin Strategjik i Mbrojtjes dhe do të filloj puna për hartimin e Strategjisë Kombëtare Ushtarake.

Ai u shpreh gjithashtu se “sfidë e rëndësishme për Forcat e Armatosura është krijimi i një Force të Armatosur ekologjike”.

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Sekretari Blinken kritikon Kinën gjatë takimit të Azisë Juglindore

Sekretari Blinken kritikon Kinën gjatë takimit të Azisë Juglindore