Analizat e duhura për prostatën

Analizat e duhura për prostatën
Analiza PSA (prostate-specifik-antigens) për zbulimin e kancerit të prostatës, mund të shkaktojë dëme.

Këtë rezultat e pohojnë studimet më të fundit të cilat kanë zbuluar se shumë kancere mund të zbulohen edhe pa analizën PSA, pasi sipas tyre ajo shkakton më shumë dëme se sa bën mirë.

Shkencëtarët kanë dalë në përfundimin se në vitin 2008 do të kishin ndodhur 23 mijë raste të kancerit të prostatës në fazë të avancuar nëse pacientët nuk do të kishin bërë këtë analizë, ndërsa po në këtë vit u diagnostifikuan vetëm 8 mijë raste me kancer të fazës së vonë.

Autorët nuk llogaritën rreziqet e analizës PSA. Kritikët thonë se ky studim është një raund i fituar nga përkrahësit në ndeshjen me kundërshtarët e analizës PSA.

Studimi i ri më i fundit botuar në revistën ‘Cancer”, shqyrton se kanceri i prostatës mund të zbulohet në fazat e hershme pa analizën PSA, ndërsa kjo e fundit është e nevojshme kur kanceri arrin në një shkallë të avancuar.

(gm/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

Sulmohen me gurë 2 autobusë me tifozë të Skënderbeut, nga Tirana po ktheheshin në Korçë! Thyhen xhamat (FOTO)

Sulmohen me gurë 2 autobusë me tifozë të Skënderbeut, nga Tirana po ktheheshin në Korçë! Thyhen xhamat (FOTO)