TIRANE- Analizat e bëra mbi pacientët e gjimnazit të Gostivarit të cilët mbrëmjen e 15 shkurtit ishin pranuar për kurim në klinikën për toksikologji në Shkup tregojnë se nuk a etur nuk ka pasur helmim me ndonjë substancë kimike.
Drejtori i klinikës për toksikologji Andon Çibishev dhe ai i institutit për mjekësi ligjore Aleksej Duma deklaruan se analizat laboratorike dhe toksikologjike nuk kanë treguar ndikim negativ të ndonjë substance.
Çibishev theksoi se pacientët gjatë pranimit në spital janë ankuar për djegie të syve, gërvishtje të fytit, frikë dhe shqetësim ndërsa disa prej tyre edhe me frymëmarrje të rënduar.
“Gjatë pranimit në spital pacientët ishin ankuar në vështirësi subjektive ndërsa analizat laboratorike duke përfshirë edhe ato toksikologjike janë negative në suaza të vlerave referente” theksoi Çibishev.
Ndërsa edhe MPB në raportin e saj ka theksuar se në shkollën e Gostivarit nuk është gjetur asnjë materie toksike. “Në bazë të analizave të bëra dhe marrjen e brisit si dhe marrjen e rrobave nga katër nxënëse nuk është marrë ndonjë rezultat i cili do të tregojë prezencën e ndonjë materie të panjohur. Janë ndërmarrë të gjitha masat dhe aktivitet, janë zhvilluar biseda me dëshmitarët, janë siguruar edhe xhirime si dhe tetë copë veshje nga nxënësit. Përveç kësaj është bërë analizë dhe është marrë bris nga muret, xhamat dhe dyert si dhe në gardërobën e shkollës dhe korridorin. Pos kësaj është bërë analizë me spektrometër GC-MC dhe rezultatet tregojnë se nuk ekziston asnjë materie toksike”, thonë nga ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë.
Redaskia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com