Erion Veliaj ka publikuar në rrjetet sociale fjalën e eurodeputetit italian, Giorgio Gori, i cili ka kërkuar shpjegime lidhur me paraburgimin e tejzgjatur të kryebashkiakut të Tiranës.

Në një deklaratë për gazetën italiane “Domani”, Gori thotë se është drejtuar zyrtarisht Përfaqësueses së Lartë të BE-së për Politikën e Jashtme, Kaja Kallas, duke kërkuar shpjegime për rastin. Ai paralajmëroi gjithashtu se çështja e Veliajt do të ngrihet edhe në Parlamentin Europian.

Po ashtu në deklaratën që Veliaj ka publikuar në rrjetet sociale, eurodeputetit nënvizon se kjo çështje duhet të diskutohet në negociatat e anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Në deklaratën e tij theksohet se rasti i qytetarit të parë të Tiranës do të ngrihet si çështje në Parlamentin Evropian. Eurodeputeti italian nënvizon gjithashtu se kjo situatë bën pjesë në problematikën e paraburgimit në vendin tonë, ku një pjesë e madhe e popullsisë së burgjeve mbahen pas hekurave pa pasur një dënim të formës së prerë.

"Eurodeputeti italian, Giorgio Gori, kërkon shpjegime lidhur me rastin e paraburgimit të zgjatur të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Në një deklaratë për gazetën “Domani”, ai ka deklaruar se rasti Veliaj “do të ngrihet edhe në Parlamentin Evropian” dhe se  i ka kërkuar zyrtarisht sqarime Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme, Kaja Kallas.

“Nuk kam informacion të mjaftueshëm për të gjykuar pafajësinë apo fajësinë e Veliajt, por prirem të mbështes parimin e prezumimit të pafajësisë dhe, në këtë rast, mungojnë garancitë minimale. Në këtë rast nuk është zhvilluar as seancë dëgjimore. Rasti bën pjesë në problematikën e paraburgimit, që më duket mjaft patologjike në Shqipëri. Një pjesë e madhe e popullsisë së burgjeve mbahet pas hekurave pa pasur një dënim të formës së prerë. Kjo është një çështje që duhet të ngrihet gjatë negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, të cilat, megjithatë, po përparojnë pozitivisht. Sigurisht që ka pasur përparime. Por personat nën hetim nuk mund të mbahen në burg. Rasti Veliaj do të ngrihet edhe në Parlamentin Evropian”, thuhet në postimin e publikuar nga Veliaj.

Veliaj i që ndodhet prej 21 muajsh në qeli u tranferua papritur nga paraburgimi i Durrësit drejt atij të Fierit më 28 tetor. Për transferimin e beftë, Veliaj përmes një letre akuzoi kryeministrin Edi Rama. Qytetari i parë i Tiranës thotë se ministri i drejtësisë Toni Gogu në vizitën e tij i kërkoi në emër të Ramës të heqë dorë nga Bashkia e Tiranës dhe t’ia lërë atë Arbër Hajdarit, duke e kërcënuar me 100 vite burg nëse nuk pranon. Ministri konfirmoi takimin me Veliajn, por mohoi akuzat.