Ministri i Bujqësisë, Niko Peleshi, ka reaguar pas analizave të AFI për sigurinë ushqimore, ku rezultonte se qumështi dhe mishi përmbanin substanca të rrezikshme për shëndetin e konsumatorëve.

Peleshi deklaron se sistemi i sigurisë ushqimore në vend nuk ka qenë dhe nuk është perfekt, duke shtuar se AKU do të verifikojë situatën e qumështit. 

"Sistemi i sigurisë ushqimore në vend nuk ka qënë dhe nuk është perfekt. Pikërisht sepse bëhet fjalë për siguri ushqimore ndërhyrja duhet të jetë radikale. Ashtu sic u bë dhe po vazhdon të bëhet me ciklin e mishit, sikurse e kemi lajmëruar edhe më përpara do të ndërhyjmë në mënyrë po aq radikale edhe në ciklin e grumbullimit dhe përpunimit të qumështit. 

Duke marë shkas edhe nga raporti i AFI, i kemi kërkuar institucioneve tona, laboratorit të referencës të ISUV dhe AKU që të verifikojnë situatën e qumështit dhe të ndërtojnë mbi këtë bazë planin për garantimin e standarteve dhe sigurisë ushqimore për produktet me origjinë shtazore dhe jo vetëm", shkruan Peleshi në 'FB'.

peleshi fb
(Reagimi i ministrit Niko Peleshi)

d.c./shqiptarja.com