Kur forcat e armatosura ruse nisën një sulm të paprovokuar ndaj Ukrainës muajin e kaluar, Pekini u duk në anën e Moskës, duke akuzuar Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj të NATO-s se sollën konfliktin duke lejuar bllokun e tyre të sigurisë të zgjerohej drejt lindjes.
Tani, ndërsa Kina përballet me presionin nga Perëndimi për të dënuar pushtimin rus, po shton retorikën e ngjashme për të folur për gjurmën e Amerikës në Azi.
Ditët e fundit, zyrtarë të lartë të Ministrisë së Jashtme kineze dhe botime me ndikim të Partisë Komuniste kanë akuzuar SHBA-në se po kërkon të ndërtojë një bllok të ngjashëm me NATO-n në Indo-Paqësorin, me një paralajmërim zyrtar për pasoja "të paimagjinueshme" nëse ndodh, shkruan CNN.
Në një konferencë në Pekin të shtunën, zëvendësministri i Jashtëm kinez Le Yucheng tha se kriza e Ukrainës mund të përdoret si një "pasqyrë" për të parë situatën e sigurisë në rajonin Azi-Paqësor.
Lajmi kryesor:
Vritet një gazetare ruse në Kiev! Zelensky-Biden: Jo sanksione për Abramovich, ai mund të ndërmjetësojë! Putin-Europës: Nëse doni gaz, paguani vetëm me rubla











