Vritet një gazetare ruse në Kiev! Zelensky-Biden: Jo sanksione për Abramovich, ai mund të ndërmjetësojë! Putin-Europës: Nëse doni gaz, paguani vetëm me rubla

Ukraina ka hyrë në ditën e 28-të “ferrit” në tokë, ndërsa bombardime ruse vazhdojnë pa ndërprerje. Rusët nuk kursejnë asgjë! Ata bombardojnë shtëpi, teatro dhe shkolla, duke lënë kështu të vdekur qindra ukrainas, prej të cilëve 121 janë fëmijë, sipas informacioneve nga mediat në Kiev.  

Njëqind mijë njerëz janë ende të bllokuar në qytetin e rrënuar të Mariupol dhe po përballen me urinë nën bombardimet e vazhdueshme ruse. I dëshpëruar presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky doli sërish për të bërë thirrje lidhur me situatën e rëndë me të cilën po përballet qytetarët e Mariupolit.

Zelensky më tej i kërkoi edhe Italisë shtimin e sanksioneve. "Ne vazhdojmë të punojmë që Rusia të jetë e bindur se kjo luftë e tmerrshme duhet të ndalet. Ne vazhdojmë negociatat tona të vështira. Është sfiduese e ndonjëherë skandaloze”.

Lidhur me armët bërthamore që mban nën ethe të gjithë botën, foli gjatë ditës së sotme zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, i cili paralajmëroi se përdorimi i tyre nga Rusia do të bëhet vetëm në rast të një kërcënimi për vetë ekzistencën e vendit.

Në një kohë kur kriza energjetike është sfida më e madhe e të gjithë botës, presidenti rus Vladimir Putin ka urdhëruar që mos të pranohen më pagesa në euro dhe dollarë nga Europa për blerjen e gazit rus.

Nga ana tjetër kancelari gjerman, Olaf Scholz tha se shkëputja nga gazi rus nuk duhet të bëhet menjëherë, pro gradualisht pasi në të kundërt kjo do të sillte pasoja fatale në ekonominë e vendeve.

Në kuadër të masave kundër Rusisë lidhur me agresioni ndaj Ukrainës, autoritetet polake kanë vendosur të dëbojnë rreth 45 diplomatë rusë, të cilët i cilësuan si spiunë. Rusia do të përjashtohet nga Konventa Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut nga 16 shtatori 2022, tha në një deklaratë Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ).

Ndërkohë forcat ruse kanë vrarë edhe një gazetare ruse në Kiev, e cila po filmon bombardimet e shkaktuara nga sulmet e ushtrisë ruse. Oksana Baulina, ishte larguar nga Rusia pasi kishte punuar me liderin e opozitës ruse, tashmë të burgosur Alexei Navalny.

Në përditësim...
 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:07
Lufta në Ukrainë, gjimnazistja 10-vjeçare ukrainase vdes nga bombardimet në Mariupol

Kateryna Dyachenko, atletja ukrainase 10-vjeçare, ka ndërruar jetë pasi shtëpia e saj u bombardua nga forcat ruse në Mariupol. Konfirmimin e vdekjes të fëmijës që merrej me gjimnastikë, e bëri trajneria e saj Anastasia Meshchanenkova me një postim në Instagram.

Ora 21:31
Samiti i jashtëzakonshëm i NATO-s për Ukrainën, Joe Biden mbërrin në Bruksel

Presidenti i SHBA Joe Biden ka mbërritur në Bruksel një samit i jashtëzakonshëm që synojnë të diskutojnë situatën e luftës mes Rusisë dhe Ukrainës. Nesër nis samiti

Ora 21:30
Nisma e veçantë, çifti britanik udhëton deri në Poloni për të strehuar një grua ukrainase shtatzënë

Një çift nga Mbretëria e Bashkuar po përgatitet të udhëtojnë drejt Polonisë me qëllim që të marrë një refugjate ukrainase shtatzënë në shtëpi, për t’i ofruar asaj strehimin në dhomën e tyre të lirë. Peter O'Keefe dhe Belinda Harvey, është çifti britanik, që jeton pranë Ëinchesterit.                 

Ata i kanë ofruar ndihmën 25 vjeçares Ksenia nga Kharkivi për të qëndruar në dhomën e lirë të shtëpisë së tyre. Ksenia është në muajin e shtatë të shtatzënisë, bashkëshorti i së cilës mbeti në Ukrainë, ajo pritet të shkojë në Varshavë javën e ardhshme pasi t’i dalë viza.

Gruaja nga Ukraina shtatzene
Ora 21:27
Rusia kufizon aksesin në Google News

Rregullatori rus i medias ka kufizuar aksesin në shërbimin Google News , i cili është akuzuar për dhënien e aksesit në informacione të rreme mbi ofensivën ruse në Ukrainë.

Që nga fillimi i ndërhyrjes ruse në Ukrainë më 24 shkurt, Rusia ka forcuar ndjeshëm kontrollin e saj mbi informacionet e përhapura në internet, ndërkohë që rrjetet sociale amerikane si Facebook dhe Instagram janë shpallur “ekstremiste” nga një gjykatë në Moskë. Qasja në Twitter është gjithashtu e kufizuar.

Ora 20:51
Vritet një gazetare ruse në Kiev gjatë bombardimit në një qendër tregtare

Një gazetare ruse është vrarë në Kiev nga bombardimet ruse. Oksana Baulina po filmonte shkatërrimin e vendit, pasi trupat ruse bombarduan rrethin Podolsk të Kievit. Baulina u vra së bashku me një civil, ndërsa dy të tjerë u plagosën. Baulina ka punuar më parë për Fondacionin Kundër Korrupsionit të Alexei Navalny dhe iu desh të largohej nga Rusia për shkak të punës së saj me aktivistin e burgosur të opozitës.

Ora 19:33
Rusia dëbon diplomatët amerikanë

Moska ka njoftuar dëbimin e diplomatëve amerikanë në përgjigje të një mase të ngjashme të miratuar nga Uashingtoni në fund të shkurtit kundër 12 diplomatëve rusë në OKB. Një diplomat i lartë nga misioni diplomatik amerikan në Moskë   u thirr në ministrinë e jashtme ruse dhe mori një shënim me një listë të punonjësve diplomatikë amerikanë të dëbuar, të shpallur persona 'non grata".

Ora 19:06
Blinken: Për SHBA, forcat ruse kanë kryer krime lufte

“Mund të njoftoj, bazuar në informacionin aktualisht në dispozicion, se Shtetet e Bashkuara besojnë se forcat ruse kanë kryer krime lufte në Ukrainë”. Kështu deklaroi Sekretari i Shtetit Antony Blinken.

 

Ora 17:58
NATO: Nga 7 mijë deri 15 mijë ushtarë rusë kanë vdekur

Deri në 40,000 ushtarë rusë thuhet se janë vrarë, plagosur, kapur rob ose zhdukur në Ukrainë. Kështu vlerësoi një zyrtar i lartë ushtarak i NATO-s i cituar nga agjencitë ndërkombëtare. NATO e llogarit shifrën bazuar në informacionin e dhënë nga autoritetet ukrainase dhe informacionin e marrë nga Rusia, zyrtarisht dhe pa dashje, tha zyrtari. NATO vlerëson se midis 7,000 dhe 15,000 ushtarë rusë janë vrarë që nga pushtimi i 24 shkurtit. Rusia, kujton WSJ, filloi pushtimin e saj me rreth 190.000 ushtarë. Që atëherë, ajo ka sjellë trupa shtesë nga Çeçenia, Siria dhe vende të tjera.

Ora 17:49
Lufta në Ukrainë, OBSH: Kemi pak fonde për ndihmë, janë mbledhur vetëm 9.6 milionë dollarë nga 57 të kërkuara

'Ne vazhdojmë të përballemi me kufizime serioze për të mbledhur para për të ofruar mbështetje për shpëtimin e jetëve' për popullsinë e prekur nga lufta në Ukrainë. 'Deri më tani Organizata Botërore e Shëndetësisë ka mbledhur vetëm 9,6 milionë dollarë', ndërsa kishte bërë një 'apel për 57,5 ​​milionë shtesë në 3 muajt e ardhshëm'. Është 'një boshllëk i madh' tha drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, në një konferencë shtypi nga Gjeneva duke ju drejtuar "donatorëve: kërkojmë që ata t'u përgjigjen shpejt këtyre nevojave urgjente". Drejtori falënderon veçanërisht "Norvegjinë, Zvicrën dhe Fondin Qendror të Emergjencave të Kombeve të Bashkuara për bujarinë e tyre, por ne vazhdojmë të përballemi me një hendek të madh në fonde - këmbëngul ai - që na pengon të ofrojmë materiale urgjente mjekësore".

Ora 17:34
Stoltenberg: NATO do të shtojë forca ushtarake në Evropën Lindore

Liderët e NATO-s pritet që të bien dakord që të dislokojnë trupa të reja për aleatët lindor dhe për më shumë mbështetje ndaj Ukrainës në përgjigje ndaj luftës së Rusisë ndaj shtetit fqinj, tha të mërkurën shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Liderët e aleancës ushtarake, që udhëhiqet nga Shtetet e Bashkuara, do të takohen të enjten në Bruksel në një samit urgjent, teksa Perëndimi po ballafaqohet me krizën më të madhe të sigurisë në dekada.

Stoltenberg tha se aleatët do të nënshkruajnë dërgimin e gatër “grupeve luftarake” në anëtarët lindorë: Bullgari, Hungani, Rumani dhe Sllovaki. Dislokimi i këtyre trupave është pjesë e përpjekjeve që kanë nisur më herët, duke vendosur mijëra trupa më afër Rusisë.

“Pres që liderët të pajtohen për forcimin e qëndrimit të NATO-s në të gjitha fushat, me rritjen e forcave në pjesën lindore të aleancës në tokë, ajër dhe det”, tha ai.

Ora 17:28
Sulmi i Rusisë nga Ukraina, Italia në OKB: Po shkelni ligjet humanitare

“Agresion i pajustifikuar dhe i papritur”, në kundërshtim me “ligjet humanitare ndërkombëtare” nga Rusia, e cila “injoroi totalisht thirrjet e përsëritura të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së”. Ky është qëndrimi i Italisë i shprehur në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara nga përfaqësuesi italian në selinë e OKB-së, ambasadori Maurizio Massari. "Kjo është koha për të vepruar pa hezitim - shtoi ai - për të mbrojtur popullin e Ukrainës, duke rifilluar negociatat, duke mbajtur të qartë dallimin midis agresorit dhe viktimës".

Ora 17:26
Putin telefonatë me Scholz, ja çfarë diskutuan

Presidenti rus Vladimir Putin dhe kancelari gjerman Olaf Scholz kanë zhvilluar nëj bisedë telefonike për të diskutuar për situatën në Ukrainë. Biseda u përqendrua tek negociatat e vazhdueshme midis Rusisë dhe Ukrainës. "Putini nënvizoi një sërë konsideratash në kontekstin e qëndrimeve parimore të Federatës Ruse në bisedime," tha Kremlini.

Ora 17:26
Nesër Samiti i BE-së, Zelenski pritet që të mbajë një fjalim gjatë mbledhjes së Këshillit Evropian

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, do të flasë me videokonferencë gjatë mbledhjes së Këshillit Evropian nesër. Në takim, përveç njëzet e shtatë krerëve të shteteve dhe qeverive, do të marrë pjesë edhe presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden.

Ora 17:02
Zelensky thirrje kompanive franceze: Largohuni nga Rusia

Presidenti i Ukrainës Volodomyr Zelensky, duke iu drejtuar parlamentit të Francës përmes videolidhjes, u ka bërë thirrje kompanive franceze që të largohen nga Rusia.

“Renault, Auchan, Leroy Merlin dhe të tjerët duhet të ndalojnë sponsorizimin e makinës së luftës ruse.

"Ata duhet të ndalojnë financimin e vrasjeve të grave dhe fëmijëve," u tha ai deputetëve francezë në komentet e raportuara nga Le Monde.

Renault është kritikuar ditët e fundit pasi prodhuesi i makinave rifilloi prodhimin në fabrikën e tij në Moskë.

Prodhuesi i makinave ka vendosur të mbajë të paprekur praninë e tij në Rusi, duke respektuar sanksionet ndërkombëtare, raportoi Reuters.

Ora 16:59
Von der Leyen: Putini është bërë armiku më i keq i rusëve! Po bllokon anijet me grurë në Detin e zi

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka deklaruar në Parlamentin Evropian se presidenti rus Vladimir Putin është bërë armiku më i keq i rusëve. Von der Leyen tha se Putin duke pushtuar Ukrainën ka dëmtuar ekonominë e vendeve Perëndimore.

Presidentja e KE-së thotë se Putin po bllokon qindra anije me drithë në Detin e Zi, ndërsa i bëri thirrje atij t’i lërë anijet të kalojnë. Von der Leyen e vuri theksin tek lajmi që është publikuar më herët gjatë ditës së sotme, modelin e shpërndarjes së vaksinave edhe për blerjen dhe ruajtjen kolektive të gazit.

Nesër presidenti amerikan Joe Biden, teksa Von der Leyen theksoi se do të diskutojnë që të SHBA të ndihmojë europën me furnizimin me gaz për dy dimrat e ardhshëm.

"Sot Putin po bllokon qindra anije plot me drithë në Detin e Zi. Unë i kërkoj Putinit t'i lërë këto anije të kalojnë. Ne po propozojmë blerje të përbashkëta të gazit dhe rregulla më të rrepta për rezervat, sepse në vend që të konkurrojmë me njëri-tjetrin dhe të rrisim çmimet e gazit, duhet të përfitojmë nga pesha jonë e përbashkët dhe të fillojmë të blejmë gaz si evropianë, jo më si njëzet e shtatë shtete të ndryshme. Ne synojmë të kemi një angazhim për furnizime të mëtejshme për dy dimrat e ardhshëm”, tha Von der Leyen.

Von der Leyen tha se çdo sekondë një fëmijë nga Ukraina mbërrin në vendet e Bashkimit Europian.

"Deri tani më shumë se tre milionë njerëz janë larguar nga Ukraina, gjysma e tyre janë fëmijë dhe çdo sekondë një fëmijë nga Ukraina vjen në Bashkimin tonë Evropian" dhe "siç po ju flas këtu në zemër të demokracisë evropiane, 800 mijë fëmijë po largohen. Ukraina: e guximshme, e traumatizuar dhe në kërkim të ndihmës”, u shpreh Von der Leyen.

Ora 16:33
Zelensky flet në Asamblenë Kombëtare të Francës: Na ndihmoni t'i japim fund kësaj lufte kundër lirisë, barazisë dhe vëllazërisë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka mbajtur një fjalim online në Asamblenë Kombëtare të Francës.

“Franca duhet të ndihmojë Ukrainën për t'i dhënë fund kësaj "lufte kundër lirisë, barazisë dhe vëllazërisë", tha presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, duke përmendur tre vlerat themelore të Re'publique para parlamentit francez.

Presidenti ukrainas denoncoi krimet e luftës kundër ushtrisë ruse. Më pas ai u kthye duke kërkuar "mbështetje më të madhe" nga Franca dhe Evropa në mënyrë që "liria të mos humbasë" këtë luftë kundër Rusisë së Vladimir Putinit.

“Pas disa javësh pushtimi dhe sulmi, Mariupol dhe disa qytete të tjera ukrainase të prekura nga agresioni rus pothuajse të kujtojnë Verdunin në Luftën e Parë Botërore”. Kështu deklaroi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, duke folur në Parlamentin francez.

 "Ka një analogji, ushtria ruse nuk i dallon objektet e shënjestruar, gjithçka është shkatërruar: lagje banimi, spitale, shkolla. Ata djegin dyqanet e mallrave, djegin gjithçka në horizont," shtoi ai.

Zelensky ka falënderuar presidentin francez Emmanuel Macron për mbështetjen që i ka treguar për Ukrainën.

“Ne jemi shumë mirënjohës për përpjekjet e presidentit Macron, i cili ka treguar lidership të vërtetë.Ne presim nga Franca, nga udhëheqja juaj, rivendosjen e integritetit territorial të Ukrainës”, tha iai.

Ora 15:58
Bombardimet ruse, shkatërrohet muzeu në Mariupol

Një sulm ajror rus shkatërroi një muze në Mariupol me emrin e piktorit Arkhip Kuindzhi, ku mbaheshin piktura nga artistë të shumtë ukrainas. Sipas Këshillit Bashkiak, rreth dy mijë vepra ishin ruajtur në godinën e bombarduar duke përfshirë piktura, skulptura dhe krijime të tjera artistike. Konstantin Chernyavsky, president i Unionit Kombëtar të Artistëve të Ukrainës, tha për mediat lokale se tre piktura të njohura nga Kuindzhi ishin pjesë e koleksionit të muzeut, por nuk ishin në objekt.

Ora 15:55
Stoltenberg: Rusia nuk mund ta fitojë kurrë një luftë bërthamore

Kreu i NATOS-s Jens Stoltenberg gjatë konferencës për shtyp paralajmëroi se lufta e Rusisë në Ukrainë, mund të shkojë deri në një konfrontim bërthamor midis Moskës dhe Perëndimit.

“Rusia duhet të ndalojë këtë retorikë të rrezikshme të papërgjegjshme bërthamore”, tha Stoltenberg.

"Por, le të mos ketë dyshim për gatishmërinë tonë për të mbrojtur dhe mbrojtur aleatët kundër çdo kërcënimi në çdo kohë", tha ai.

"Rusia duhet të kuptojë se ajo kurrë nuk mund të fitojë një luftë bërthamore," tha ai në prag të një samiti të liderëve kombëtarë të aleancës ushtarake perëndimore në Bruksel.

Stoltenberg megjithatë ritheksoi se “NATO nuk është pjesë e konfliktit”.

Ora 15:54
“Kjo luftë nuk do të përfundojë lehtë ose shpejt”, Biden kërkon sanksione të reja dhe ndihmë për ukrainasit në Evropë

1642782314_biden.JPG

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, do të mblidhet me aleatët kryesorë në Bruksel dhe Varshavë këtë javë, derisa liderët përpiqen të parandalojnë që lufta e Rusisë kundër Ukrainës të kalojë në një katastrofë edhe më të madhe. Biden ka frikë se Rusia mund të përdorë armë kimike ose bërthamore derisa pushtimi i saj ngec përballë problemeve logjistike dhe një rezistence të ashpër ukrainase. Sfidat humanitare po rriten, gjithashtu. Miliona refugjatë janë larguar nga luftimet, kryesisht duke kaluar kufirin në Poloni dhe lufta ka rrezikuar të korrat e grurit dhe elbit të Ukrainës, duke rritur mundësinë e rritjes së urisë në zonat e varfra anembanë globit.

Jake Sullivan, këshilltar i Bidenit për Sigurinë Kombëtare, tha se presidenti do të koordinojë me aleatët për ndihmën ushtarake për Ukrainën dhe sanksionet e reja ndaj Rusisë. Ai shtoi se Biden po punon në përpjekjet afatgjata për të rritur mbrojtjen në Evropën Lindore, ku më shumë vende kanë frikë nga agresioni rus. Presidenti po synon, gjithashtu, të zvogëlojë varësinë e kontinentit nga energjia ruse.

“Kjo luftë nuk do të përfundojë lehtë ose shpejt”, u tha Sullivan gazetarëve në një konferencë në Shtëpinë e Bardhë të martën.

Sullivan theksoi se referencat e presidentit rus, Vladimir Putin, për armët bërthamore në fillim të konfliktit janë “diçka për të cilën ne duhet të shqetësohemi”, duke shtuar se Biden do të fliste me aleatët për “përgjigje të mundshme” nëse udhëheqësi rus e ndërmerr atë hap.

Biden do të marrë pjesë, gjithashtu, në takimet e Bashkimit Evropian dhe G7-s, i cili përfshin demokracitë më të pasura në botë. Më pas ai do të udhëtojë në Varshavë, të premten, ku me zyrtarët polakë pritet të diskutojë mbi krizën e refugjatëve ukrainas. Biden është planifikuar të takohet me presidentin polak, Andrzej Duda të shtunën./REL

Ora 15:49
Stoltenberg: Bjellorusia ende po mundëson pushtimin rus të Ukrainës

Bjellorusia ka qenë "bashkëpunëtore" në pushtimin rus të Ukrainës edhe para fillimit të tij, duke lejuar që territori i saj të përdoret për grumbullimin e trupave dhe ajo vazhdon të mundësojë pushtimin. Kështu ka deklaruar Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Ai tha në një konferencë shtypi në prag të një samiti të NATO-s në Bruksel se Bjellorusia ka lejuar gjithashtu që fushat e saj ajrore ushtarake të përdoren nga forcat ruse për të nisur sulmet ndaj qyteteve dhe civilëve ukrainas.

Ora 14:54
Pas ultimatumit të Putin rritet menjëherë me 10% çmimi i gazit! Rusia do të pranojë vetëm pagesa me rubla

Çmimi i gazit në Evropë u rrit me 10% pas vendimit të Putin për transferimin e pagesave për eksportet vetëm në rubla.

Rritja e çmimeve krahasuar me mbylljen e një dite më parë ishte më shumë se 25%.

Ora 14:34
Stoltenberg: Aleatët do i ofrojnë NATO-s pajisje për mbrojtjen kibernetike dhe kundër kërcënimeve kimike e bërthamore

1643977390_JensStoltenberg1.jpg

"Nesër aleatët do të ofrojnë mbështetje të mëtejshme për NATO-n, duke përfshirë pajisje për mbrojtjen kibernetike dhe kundër kërcënimeve kimike, radiologjike dhe bërthamore". Kështu deklaroi Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg , në konferencën e jashtëzakonshme për shtyp para samitit që do të mbahet nesër.

"Ne kemi për detyrë të sigurohemi që lufta të mos dalë nga Ukraina. Një luftë e drejtpërdrejtë midis NATO-s dhe Rusisë do të shkaktonte shkatërrim më të madh", u shpreh ai.

Ora 14:31
Një tjetër gazetë e Moskës pranon se mijëra ushtarë të rusë janë vrarë në luftë

Një tjetër gazetë e Moskës pranon se tani ka mijëra viktima ruse në frontin ukrainas. Është gazeta Moscoë Times, e cila sot tregon funeralin e një të riu të rënë. Artikulli aktualisht në internet lexon fjalë për fjalë:

“Brenda një arkivol të mbështjellë me flamurin rus dhe flamurin e parashutistëve ishte shtrirë 21-vjeçari Kirill Ulyashev, një nga mijëra ushtarët rusë që besohet se ka vdekur gjatë 'operacionit ushtarak special' të Moskës në Ukrainë. , e cila zgjati gati një muaj”.  

Ora 14:16
Bjellorusia dëbon disa diplomatë ukrainas, mbyllet konsullata në Brest

Autoritetet bjelloruse kanë vendosur të dëbojnë disa diplomatë ukrainas dhe të mbyllin konsullatën e përgjithshme në Brest.

 "Ambasada e Ukrainës do të vazhdojë të punojë në Bjellorusi në formatin 1 + 4, dmth ambasadori dhe katër anëtarë të stafit", tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Minskut, Anatoli Glaz.

Ora 14:07
Kryetari i Bashkisë së Irpinit: Rusët po sulmojnë me bomba fosfori"

"Rusia përdori bomba me fosfor në Hostomel dhe Irpin". Kështu deklaroi kryetari i bashkisë së Irpinit, Oleksandr Markushin, cituar nga The Kyiv Independent. "Forcat ruse shënjestruan qytetet e Kievit me bomba fosfori natën e 22 marsit. Përdorimi i armëve të tilla kundër civilëve është e ndaluar nga Konventat e Gjenevës", tha ai.

Ora 14:05
Lufta në Ukrainë, Rusia përjashtohet nga Konventa e të Drejtave të Njeriut

Rusia do të përjashtohet nga Konventa Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut nga 16 shtatori 2022, tha në një deklaratë Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ).

“Federata Ruse pushon së qeni Palë e Lartë Kontraktuese e konventës nga 16 shtatori 2022”, tha gjykata në një deklaratë të lëshuar sot.

Ora 14:05
Biden: Sulmi me armë kimike nga Rusia, kërcënim i besueshëm

1646809198_presidentbidenpressergtyjef2203081646757285185hpMain16x91600.jpg

"Një sulm rus me armë kimike është një kërcënim i besueshëm". Kështu deklaroi presidenti amerikan, Joe Biden, i mbërriti në Europës për të marrë pjesë në takimet me aleatët e NATO-s, BE-së dhe G7-ës.

Ora 13:54
Qeshin dhe tallen, të rinjtë ukrainas i marrin tankun rusëve dhe bëjnë xhiro (VIDEO)

Luftëtarët ukrainas në mungesë të armëve, shpesh kanë përdorur ato të ushtarëve rusë pasi i kanë vrarë apo marrë peng. Pra kjo tashmë është bërë pjesë e zakonshme e luftës.

Në një video e cila ka qarkulluar së fundmi, disa të rinj ukrainas të cilët marrin një tank rus dhe bëjnë xhiro me të.

Ata kanë xhiruar vet momentet brenda tankut, ndërsa shihen duke qeshur.

 

Ora 13:48
Putin: Nuk do të pranojmë pagesa në dollarë dhe euro për gaz

Rusia nuk do të pranojë më pagesa në dollarë dhe euro për gazin e saj të dërguar në Evropë, por do të pranojë vetëm rubla. Kështu deklaroi presidenti rus Vladimir Putin.

Ora 13:26
Predha ruse mbi Mykolaiv, zjarrfikësit në ‘luftë’ me flakët

Në ditën e 28-të të luftës, zjarrfikësit në Mykolaiv po “luftojnë” me flakët, pasi predhave ruse të lëshuara mbi vend.

Në fotografitë e mëposhtme përveç zjarrit, shihet edhe tymi që ka mbuluar të gjithë Kievin.

 

Ora 13:17
Edhe gazi si vaksinat, BE model të përbashkët për blerjen dhe ruajtjen

Komisioni Europian propozon modelin e shpërndarjes së vaksinave edhe për blerjen dhe ruajtjen kolektive të gazit. “Brukseli është gati të krijojë një grup pune për blerjet e përbashkëta të gazit në nivel të BE-së, duke bashkuar kërkesën, grupi i punës do të lehtësonte dhe forconte ndërgjegjësimin ndërkombëtar të BE-së për furnizuesit për të ndihmuar në sigurimin e importeve të lira përpara dimrit të ardhshëm", thuhet në një deklaratë të Komisioni Europian.

Ora 13:15
Hodhi molotov mbi murin e ‘ngurtë' të Kremlinit, i riu plot guxim proteston kundër luftës në Ukrainë në mes të Moskës (VIDEO)

E gjithë bota po proteston kundër agresionit në Ukrainë, madje edhe rusët.

Një video e një të riu që hedh një molotov mbi murin e “ngurtë” të Kremlinit në Moskë është bërë virale orët e fundit.

Ende nuk është bërë me dije identiteti i të riu apo nëse është arrestuar nga policia vendase.

Ora 13:15
Kriza e luftës/ BE: 500 milionë dollarë bujqësisë, 4 milionë hektarë tokë më shumë do kultivohet

1648037809_.jpg

BE-ja ka nisur një sërë masash për të mbuluar nevojat për ushqim dhe energji në vështirësi pas sanksioneve të miratuara kundër Rusisë. Në veçanti, u autorizua kultivimi i 4 milionë hektarëve shtesë për përdorim bujqësor. Paketa përfshin gjithashtu një fond prej 500 milionë dollarësh ndihmë për sektorin e bujqësisë.

Ora 13:05
Polonia dëbon 45 diplomatë rusë: Janë spiunë

1648037177_PolandRussiaFlags.jpg

Autoritetet polake kanë vendosur të dëbojnë rreth 45 diplomatë rusë për aktivitete të papajtueshme me statusin e tyre, raportoi portali polak i lajmeve Onet, duke cituar burime nga qeveria e vendit. Sipas burimeve të mirëinformuara të Onet, në lidhje me vendimin e autoriteteve polake, ambasadori rus në Varshavë Sergej Andreev është thirrur në ministrinë e jashtme të vendit. Polonia i akuzon për spiunazh diplomatët.

Ora 12:55
Scholz: Ndërprerja e energjisë ruse do të na rrënonte ekonominë! Shkëputja nga varësia ka filluar, por duhet kohë

Një ndalim i menjëhershëm i importeve ruse të energjisë do të shkaktonte një recesion ekonomik në Gjermani dhe në mbarë Evropën, paralajmëroi kancelari gjerman Olaf Scholz.

Duke folur në Bundestag, Scholz tha se Gjermania do t'i jepte fund varësisë së saj energjetike nga Rusia në kohën e duhur, por ndërprerja e të gjitha lidhjeve tani do të godiste ekonominë gjermane të papërgatitur.

"Ne do t'i japim fund kësaj varësie nga nafta, qymyri dhe gazit rus sa më shpejt që të mundemi, por ta bëjmë këtë nga një ditë në tjetrën do të thotë të zhysim vendin tonë dhe të gjithë Europën në një recesion”, tha kancelari, ndërsa shtoi se qindra vende pune do të viheshin në rrezik, industri të tëra do të viheshin në prag të kolapsit.

"E vërteta është se sanksionet që janë vendosur tashmë kanë goditur rëndë shumë qytetarë, dhe jo vetëm për sa i përket gazit”, tha Scholz, duke argumentuar se sanksionet nuk duhet të godasin vendet evropiane më shumë se udhëheqja ruse.

Kjo deklaratë e Scholz, vjen pasi shumë vende evropiane, veçanërisht ato të lindjes, kanë marrë masa drastike ndaj importeve ruse të energjisë si pasojë e luftës në Ukrainë.

Gjatë fjalës së tij kancelari gjerman theksoi faktin se largimi nga varësia energjetike ka filluar.

"Në afat të shkurtër, ne po sigurojmë burime shtesë të gazit, naftës dhe qymyrit ... Ne po diversifikojmë burimet tona të furnizimit, tashmë në muajt e ardhshëm. Duke bërë këtë, ne po ndërtojmë terminalet ekzistuese të gazit natyror të lëngshëm në Evropën bregun perëndimor, dhe ne do të ndërtojmë terminalet tona LNG shumë më shpejt se sa kemi deri më tani”, u shpreh ai.

Ora 12:42
Scholz-Putinit: Nëse po përdorë armë kimike, e pafalshme

“Në bisedimet e drejtpërdrejta, unë paralajmërova presidentin Putin që të mos përdorë armë biologjike apo kimike”.  Kështu deklaroi kancelari gjerman, Olaf Scholz në një intervistë me Zeit .

 "Deklaratat ruse se Ukraina po përdor këto lloj armësh apo SHBA dëshiron t’i përdorë ato, janë të pavërteta”, shtoi kancelari.

“Unë ia kam thënë Putinit, që nëse do të përdorte kështu armësh do të ishte papranueshme dhe e pafalshme", tha ai.

Ora 12:14
Moskë: Çdo kontakt mes NATO-s dhe forcave ruse do të kishte pasoja të pakthyeshme

Dërgimi i forcave paqeruajtëse të NATO-s në Ukrainë do të ishte një vendim i pakujdesshëm dhe jashtëzakonisht i rrezikshëm, tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov në një konferencë me disa gazetarë.

Peskov paralajmëroi se çdo kontakt midis forcave ruse dhe NATO-s mund të ketë pasoja të rënda që janë të vështira për t'u korrigjuar.

Javën e kaluar Polonia njoftoi se do të paraqesë një propozim për një mision paqeruajtës në Ukrainë në samitin e ardhshëm të NATO-s. Edhe ministri i Jashtëm rus, Serghei Lavrov, theksoi se me dërgimin e një misioni paqeruajtës do të kishte konfrontim të drejtpërdrejtë midis forcave ruse dhe NATO-s që të gjithë janë përpjekur ta shmangin dhe që të gjithë kanë thënë se nuk duhet të ndodhë.

Ora 11:54
Unicef ngre sërish alarmin: Një fëmijë arratiset çdo sekondë nga Ukraina, rreziku i trafikimit real

 

UNICEF ka ngritur sërish alarmin se më shumë se 1.5 milionë fëmijë që janë larguar nga Ukraina për t’i shpëtuar luftës, janë në rrezik të madh për trafikim.

“Ne vlerësojmë se 55 fëmijë ikin nga Ukraina çdo minutë, kjo është pothuajse 1 fëmijë në çdo sekondë.”, kështu deklaroi drejtoresha e përgjithshme e Unicef-it, Catherine Russell, në Forumin Ekonomik Botëror.

“Kohët e fundit kam qenë në rajonin në kufi me Rumaninë, ku gati gjysmë milioni, kryesisht gra dhe fëmijë, kanë kaluar për t'i shpëtuar dhunës. Ata udhëtojnë pothuajse pa asgjë. Disa prej tyre kanë vetëm rrobat që kanë të veshura. Fëmijët dhe gratë që ikin nga dhuna janë të cenueshëm në shumë mënyra, duke përfshirë shfrytëzimin dhe abuzimin. Kërcënimi i trafikimit është real dhe në rritje, sidomos për fëmijët që janë ndarë nga familjet e tyre”, theksoi ajo.

Ora 11:40
Moskë: Pa hidrokarburet tona tregu do të shembet, jeni përpara një skenari të paprecedentë, çmimet do të ‘çmenden’

Nëse Perëndimi vendos një embargo ndaj hidrokarbureve ruse, tregu do të shembet dhe çmimet do të shkojnë drejt një skenari të paprecedentë. Kështu deklaroi zv kreu i Energjisë Aleksandër Novak, duke folur për Dumën.

"Është absolutisht e qartë se pa hidrokarburet ruse, tregjet e naftës dhe gazit do të shemben. Rritja e çmimit të burimeve të energjisë mund të jetë e paparashikueshme," tha Novak.

“Në BE, ku ka rritje të çmimeve dhe mungesë të burimeve energjetike nën presionin e SHBA është refuzuar të vënë në shërbim gazsjellësin Nord Stream 2 të ndërtuar tashmë, duke i bërë një dëm të madh konsumatorëve evropian”, tha ai, duke shtuar se bllokada e gazsjellësit është e pakuptimtë.

Ora 11:35
Kriza energjetike, BE gati të ndihmojë familjet dhe sektorët më të prekur

Brukseli i ka dhënë 'dritë jeshile' ndihmës shtetërore për të mbështetur kompanitë dhe sektorët europianë më të prekur nga kriza energjetike, e përkeqësuar nga lufta në Ukrainë.

"Ne duhet të zbusim ndikimin ekonomik të kësaj lufte dhe të mbështesim kompanitë dhe sektorët e prekur keq. Ne duhet të veprojmë në një mënyrë të koordinuar. Komisioni do t'u lejojë shteteve anëtare të përdorin fleksibilitetin e ofruar nga rregullat e ndihmës shtetërore për të përballuar këtë situatë të paprecedentë”, tha zëvendëspresidentja e BE-së, Margrethe Vestager.

Ora 11:27
I ‘shpëton’ imagjinata, ja si dy vajza të vogla ukrainase argëtohen në një bunker (VIDEO)

Në vend që të shijojnë fëmijërinë e tyre dhe të argëtohen në shesh lojërash, fëmijët ukrainas duhet t'i kalojnë këto ditë me diell nëpër strehimore. Megjithatë fëmijët i “shpëton” gjithmonë imagjinata!

Siç shihet në videon e publikuar dy vajza të vogla ukrainase kanë gjetur një mënyrë për t’u argëtuar, duke rrëshqitur nëpër vendet e pjerrëta të bunkerit.

Videoja formon në fytyrën e kujtdo që e sheh një buzëqeshje.

Ora 11:12
Ukraina: Ushtarët rusë përdhunojnë vajzat dhe gratë tona

Sipas Zyrës së Prokurorit të Ukrainës, rusë kryejnë çdo ditë krime seksuale ndaj vajzave dhe grave  në Ukrainë.

Sipas informacioneve nga Kievi, u zbulua se ushtarët rusë hynë nëpër shtëpi private, vrasin pronarë të paarmatosur dhe dhunojnë gratë, duke kërcënuar se do të ekzekutojnë edhe fëmijët.

Njeri prej ushtarëve që e ka kryer këtë krim është identifikuar.

Ora 11:06
Kievi: Në autokolonën e marrë peng në Mariupol ka edhe zyrtarë

1648030044_EJWAEU6QZZM2BAVICOXNTSR5QI.jpg

Zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Iryna Vereshchuk, dha më shumë detaje në rrjetet sociale për rrëmbimin e autokolonës humanitare në Mariupol.

"Për fat të keq, forcat pushtuese shkelën marrëveshjen dhe nuk lejuan autobusët të evakuonin banorët e Mariupolit nga fshati Nikolske dhe nga fshati Melekino”, tha ai.

"Janë njëmbëdhjetë autobusë - shpjegoi ajo- dhe dy automjete të shërbimit të urgjencës shtetërore që u rrëmbyen në një postbllok rus në hyrje të qytetit të Mangushit dhe u morën në një drejtim të panjohur. Banorët morën peng edhe 4 oficerë (nga shërbimi i urgjencës) dhe 11 drejtues mjetesh.

Kërkojmë nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq dhe Kombet e Bashkuara të bëjnë gjithçka që është urgjente që njerëzit tanë të lirohen menjëherë”, përfundoi Vereshchuk.

Ora 11:02
Kharkivi i bombarduar, muzikanti luan në zemër të qytetit të shkatërruar melodi në violonçel

Në një kohë kur lufta ka hyrë në ditën e 28-të, videoja e një artisti që luan në violonçel në zemër të Kharkiv-it të shkatërruar po bën xhiron e botës.

Videoja emocionuese shfaq pamjen trishtë të qytetit i cili nuk i ngjan më atij përpara 28 ditësh, ndërsa në sfond dëgjohet melodia e violonçelës.

Kharkiv, i cili është qyteti i dytë më i madh i Ukrainës, është shkatërruar nga granatimet thuajse të vazhdueshme nga trupat ruse, me të paktën gjysmë milioni njerëz që besohet se janë larguar nga shtëpitë e tyre javët e fundit.

Ora 10:23
Lavrov: Perëndimi kërkon një rend të ri botëror, po përdor Ukrainën si një vegël për të shtypur pavarësinë e Rusisë

"Ajo që po ndodh në botë nuk ka të bëjë vetëm me Ukrainën, por përpjekjet e Perëndimit për të krijuar një rend të ri botëror". Kështu deklaroi ministri i jashtëm rus Serghei Lavrov në një fjalim në Institutin Shtetëror të Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Moskë, siç raporton Tass.

Qëllimi i tyre është të frenojnë Rusinë dhe do vend tjetër që vepron në mënyrë të pavarur në skenën globale.

Sipas Lavror NATO ka zgjedhur Ukrainën si një instrument për të shtypur pavarësisnë e Rusisë.

Si pjesë e drejtimit të NATO-s drejt Rusisë, Ukraina është zgjedhur si një instrument për të shtypur pavarësinë e Rusisë.

Ora 10:05
Ukrainasit bashkë! Qytetarë të të gjitha moshave mbushin thasë me rërë dhe krijojnë postblloqe për të penguar rusët në Odessa, motivohen nga kënga e Bon Jovit ‘Kjo është jeta im’

Kënga "It’s my life" e Bon Jovi-t është dëgjuar në të gjithë plazhin e Odessa-s, teksa njerëz të të gjitha moshave në bashkëpunim me njeri-tjetrin, mbushin thasë me rërë dhe krijojnë postblloqet në mënyrë që të pengojnë forcat ruse të hynë në qytet.

Në një video e cila po qarkullon në internet fëmijë të vegjël, adoleshentë dhe të moshuar gërmojnë plazhin e Odesës dhe mbushin thasë me rërë të cilat transportohen në çdo pjesë të qytetit.

Në sfond të videos dëgjohet kënga “It’s my life” (kjo është jeta ime) Bon Jovit live.

Zgjedhja e këngës padyshim nuk është e rastësishme pasi teksti është tregues i situatës me të cilën përballen ukrainasit.

"Kjo nuk është një këngë për ata që kanë një zemër të thyer. Asnjë lutje e heshtur për besim nuk ka ikur dhe unë nuk do të jem vetëm një person në turmë”, thuhet në këngë.

Ora 09:49
Draghi: Nesër G7 dhe NATO do të riafirmojë unitetin në mbështetje të Kievit! Itali punon për ndërprerjen e armiqësive

Nesër, me rastin e samiteve të NATO-s dhe G7 në Bruksel dhe Këshillit të BE-së, komuniteti euroatlantik synon të riafirmojë unitetin dhe vendosmërinë e tij në mbështetje të Ukrainës. Kështu deklaroi kryeministri italian Mario Draghi.

Draghi tha se përballë tmerreve të luftës, Italia po punon me vendosmëri për ndërprerjen e armiqësive.

Ora 09:45
Evakuimi i civilëve, hapen 9 korridore humanitare në Ukrainë, por jo për të dalë nga Mariupol

Në Ukrainë është rënë dakord sot për nëntë korridore humanitare, por jo për të dalë nga Mariupol. Kështu deklaroi zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Iryna Vereshchuk, e cituar nga disa media ndërkombëtare, duke pretenduar se nuk ka marrëveshje me Rusinë për të krijuar një korridor të sigurt nga zemra e Mariupolit.

Ora 09:23
Moska: Sulmuam depon e armëve në Ukrainë

Një depo armësh në qytetin perëndimor të Ukrainës, Rivne, është sulmuar. Kështu ka deklaruar ministria ruse e mbrojtjes.

Sipas njoftimit rusët kanë përdorur armë me precizion të lartë dhe kanë qëlluar nga deti.

Ora 08:48
Mariupoli një qytet ‘fantazmë’, mbi 100 mijë njerëz të bllokuar duke vuajtur nga uria: I ngjan ferrit, është mbuluar nga kufomat

Njëqind mijë njerëz janë ende të bllokuar në qytetin e rrënuar të Mariupol dhe po përballen me urinë nën bombardimet e vazhdueshme ruse.

I dëshpëruar presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky doli sërish për të bërë thirrje lidhur me situatën e rëndë me të cilën po përballet qytetarët e Mariupolit.

“Mariupol është shndërruar në një ferr të mbuluar me kufoma dhe ndërtesa të shkatërruar”, kjo ëshë një nga dëshmitë e qytetarëve, që kanë arritur të largohen nga qytetit.

Imazhet satelitore të Mariupolit të publikuara nga Maxar (një kompani e teknologjisë hapësinore e specializuar në prodhimin e satelitëve) tregojnë një peizazh të djegur, ndërtesa në zjarr dhe tym.

Ora 08:44
Samiti i jashtëzakonshëm i NATO-s, Biden mbërrin në Europë

1647303273_1645559432biden.JPG

Mbërrin në Evropë presidenti amerikan Joe Biden, i cili do të marrë pjesë në samitin e jashtëzakonshëm të NATO-s. Sekretari i Përgjithshëm, Jens Stoltenberg ka vendosur të mbledhë krerët e shteteve dhe qeverive të 30 vendeve që janë pjesë e Aleancës Atlantike. Stoltenberg ka thënë se liderët duhet të konsiderojnë se si të "forcojnë më tej mekanizmat parandalues ​​dhe mbrojtës të NATO-s, në dritën e një realiteti të ri për sigurinë tonë".

Ora 08:29
Sulm mbi një ndërtesë pesëkatëshe, rusët vrasin 3 civilë, mes tyre 2 fëmijë

Tre persona humbën jetën, mes tyre dy fëmijë pas një sulmi nga forcat ruse, në Rubizhne, në Ukrainën lindore.

Lajmin e ka bërë me dije për mediat Serhiy Haiday, kreu i Administratës Shtetërore Rajonale të Luhanskut.

Trupat e pajetë të viktimave u gjetën nën rrënojat e ndërtesës së shkatërruar siç duket në foton e mësipërme.

Ora 07:55
Rusët bombarduan urën Chernihiv, shkatërrohet një prej korridoreve humanitare që lidhte qytetin me Kievin

 

Në Chernihiv, forcat ruse bombarduan urën mbi lumin Desna që lidhte qytetin me Kiev.

Kjo urë funksiononte si një korridor humanitar për evakuimin e civilëve, por tani nuk është më. 

Ora 07:39
Ukrainë: Më shumë se 120 fëmijë kanë humbur jetën gjatë muajit të luftës

ukraine.JPG" style="height:457px; width:780px" />

Zyra e prokurorit në Ukrainë ka thënë se më shumë se 120 fëmijë kanë humbur jetën në këtë muaj të luftës.

Ora 06:58
Pushtimi i Ukrainës, zyrtari rus tregon planin e korridorit Krime-Mariupol-Donbas

Një zyrtar rus ka paraqitur planet e tyre për të lidhur gadishullin e Krimesë me rajonin juglindor të Donbasit të pushtuar nga Rusia "pasi ushtria të marrë kontrollin" e qytetit port kyç të Mariupolit.

Kirill Stepanov është një këshilltar i Qarkut Federal Jugor të Rusisë, i cili përfshin Krimenë - territorin ukrainas të aneksuar nga Rusia në 2014.

Ai i tha gazetës ruse të lajmeve RIA Novosti në orët e fundit se "marrja e kontrollit të autostradës nga Krimea në Mariupol do të lidhë në mënyrë të besueshme gadishullin me Donbasin me një korridor transporti".

Ai shtoi se ky korridor dhe ura tokësore e Krimesë do të formojnë një "territor tranzit" që lidh rajonin e Kaukusit, portet detare përgjatë brigjeve veriore të Detit të Zi dhe qendrat industriale të rajoneve të pushtuara nga Rusia, Donetsk dhe Luhansk.

Ky synim ushtarak është përmendur prej kohësh si arsyeja pse Rusia e do kaq shumë Mariupolin.

Forcat ruse kanë bombarduar pandërprerë qytetin për javë të tëra. Civilët atje kanë pësuar një nga bombardimet më të këqija në të gjithë Ukrainën dhe mbi 80% e shtëpive tani janë dëmtuar. Një raport i Human Rights Watch këtë javë citoi banorët që e përshkruan atë si një "peizazh ferri".

Ukraina ka kërkuar ndihmë për qytetin dhe ka refuzuar t'ua dorëzojë atë rusëve. 

Ora 06:50
Kosto e madhe për Rusinë, viktimat ushtarake kanë tejkaluar ato të pushtimit sovjetik të Afganistanit

Humbjet e Rusisë që nga fillimi i pushtimit të plotë të Ukrainës tejkaluan humbjet e ushtrisë sovjetike në Afganistan në 1979-1989. Këtë e dëshmojnë të dhënat e agjencisë së lajmeve të Ministrisë së Mbrojtjes të Ukrainës ArmyInform.

Në infografik thuhet se humbjet zyrtare të personelit të ushtrisë sovjetike arritën në 15,051 njerëz, dhe humbjet e rusëve në Ukrainë, sipas Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, në rreth 15,300 njerëz.
 

Ora 06:24
Analizë: Çfarë nënkupton vërtet Kina kur flet për zgjerimin e NATO-s drejt lindjes

Kur  forcat e armatosura ruse nisën një sulm të paprovokuar ndaj Ukrainës muajin e kaluar, Pekini u duk në anën e Moskës, duke akuzuar Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj të NATO-s se sollën konfliktin duke lejuar bllokun e tyre të sigurisë të zgjerohej drejt lindjes.

Tani, ndërsa Kina përballet me presionin nga Perëndimi për të dënuar pushtimin rus, po shton retorikën e ngjashme për të folur për gjurmën e Amerikës në Azi.

Ditët e fundit, zyrtarë të lartë të Ministrisë së Jashtme kineze dhe botime me ndikim të Partisë Komuniste kanë akuzuar SHBA-në se po kërkon të ndërtojë një bllok të ngjashëm me NATO-n në Indo-Paqësorin, me një paralajmërim zyrtar për pasoja "të paimagjinueshme" nëse ndodh, shkruan CNN.

Në një konferencë në Pekin të shtunën, zëvendësministri i Jashtëm kinez Le Yucheng tha se kriza e Ukrainës mund të përdoret si një "pasqyrë" për të parë situatën e sigurisë në rajonin Azi-Paqësor.
 

Ora 06:09
Pushtimi i Ukrainës, presidenti Zelensky akuzon pilotët rusë për krime kundër civilëve

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se pilotët rusë do të jenë përgjegjës për vrasjen e civilëve. 

Kjo është raportuar nga CNN duke iu referuar një fjalimi të publikuar në faqen e Facebook të qeverisë ukrainase. 

“Dëshiroj t'ua përsëris këtë edhe një herë të gjithë pilotëve rusë, ata nuk po mendojnë për urdhrat që po kryejnë. Sepse vrasja e civilëve është krim”, u shpreh më tej Zelensky.
 

Ora 05:56
Reuters: SHBA dhe aleatët kërkojnë të përjashtojnë Rusinë nga G20

SHBA dhe vendet e tjera perëndimore po shqyrtojnë një lëvizje për të përjashtuar potencialisht Rusinë nga G20, ka raportuar Reuters, duke cituar burime. Agjencia e lajmeve tha gjithashtu se Polonia të martën u kishte sugjeruar zyrtarëve amerikanë që të zëvendësonte Rusinë në grup dhe se ata morën një "përgjigje pozitive".

G20 është një grupim i ekonomive më të mëdha në botë, i cili synon të koordinojë veprimet për çështjet që prekin ekonominë globale, duke përfshirë ndryshimet klimatike dhe zhvillimin. Një shtytje e tillë do t'i shtonte sanksionet ekzistuese ekonomike kundër Rusisë nga Perëndimi. Por ka të ngjarë të vihet veto edhe nga vende të tjera kyçe të G20-s, përfshirë Kinën, Indinë dhe Arabinë Saudite, sugjerojnë analistët.

Si rezultat, disa parashikojnë se aleatët perëndimorë të G7 mund të bojkotojnë takimet e G20 këtë vit, diçka për të cilën Indonezia, kryesuesja aktuale e klubit, thuhet se është paralajmëruar. Xhakarta ka refuzuar të komentojë mbi këtë çështje.

Rusia gjithashtu ka qenë pjesë e G7, e cila u zgjerua në G8 në vitet 2000, për të akomoduar Moskën në kohë më miqësore. Por ajo u përjashtua pasi aneksoi Krimenë në 2014.
 

Ora 05:33
E pushtuan në ditë e para të luftës, rusët kanë shkatërruar laboratorin e Çernobilit në Ukrainë

Trupat ruse që pushtuan termocentralin bërthamor të Çernobilit kanë plaçkitur dhe shkatërruar një laborator në atë vend, pretendojnë zyrtarët ukrainas.

Agjencia Shtetërore e Ukrainës për Menaxhimin e Zonës së Përjashtimit tha se rusët kishin dëmtuar Laboratorin e tyre Qendror Analitik, i cili përpunonte shumë mbetje radioaktive.

Agjencia shtetërore tha në një postim në Facebook se laboratori kishte “mostra shumë aktive dhe mostra radionuklidesh, të cilat sot janë në duart e armikut”.

Laboratori, i cili kushtoi rreth gjashtë milionë euro për t'u ngritur, kishte gjithashtu "pajisje të vlefshme analitike" që nuk ishin të disponueshme diku tjetër në Evropë, tha agjencia.

Çernobili, vendi i aksidentit më të keq bërthamor në botë në 1986, nuk është një termocentral që funksionon, por ende kërkon menaxhim të vazhdueshëm.

Rusët e pushtuan atë në ditët e para të luftës muajin e kaluar dhe kishin mbajtur punëtorë atje për javë të tëra përpara se disa të liroheshin.

Ish-lokacioni bërthamor mbetet një shqetësim i madh dhe në fillim të kësaj jave parlamenti i Ukrainës raportoi se zjarret në pyje kishin shpërthyer në afërsi të uzinës, të cilat u kapën nga imazhet satelitore.
 

Ora 05:14
Nga përdorimi i armëve bërthamore e tek sanksionet shtesë nga SHBA, njihuni me zhvillimet e fundit të luftës në Ukrainë

Rusia ka filluar të qëllojë mbi qytetin e rrethuar të Mariupolit nga Deti Azov, tha një zyrtar i lartë i mbrojtjes amerikane, pasi një kundërofensivë ukrainase duket se po i largon forcat ruse nga rrethi i kryeqytetit, Kiev.

Këtu janë zhvillimet e fundit të luftës:

Rusia nuk përjashton armët bërthamore: Zëdhënësi kryesor i Presidentit rus Vladimir Putin ka pranuar se Rusia nuk ka arritur ende asnjë nga qëllimet e saj ushtarake në Ukrainë dhe ka refuzuar të mohojë se Moska mund të përdorë armët bërthamore. Dmitry Peskov, duke folur për CNN , vazhdimisht refuzoi të përjashtonte që Rusia do të konsideronte përdorimin e armëve bërthamore kundër asaj që Moska e shihte si një "kërcënim ekzistencial".

Më shumë bisedime: Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se bisedimet me Rusinë janë duke vazhduar. "Ne vazhdojmë negociatat tona të vështira. Kjo është sfiduese. Ndonjëherë skandaloze," tha ai. Ndërkohë, qeveria franceze tha se nuk ka asnjë marrëveshje armëpushimi në horizont pasi Presidenti Emmanuel Macron foli veçmas me homologët e tij rusë dhe ukrainas.
Kundërofensivë ukrainase: Forcat ukrainase janë përpjekur të rifitojnë territorin në ditët e fundit, sipas një zyrtari të lartë të mbrojtjes amerikane. Ata kanë marrë kontrollin e  Makariv , një qytet 30 milje në perëndim të Kievit, thanë Forcat e Armatosura të Ukrainës në një postim në Facebook. Ekzistojnë gjithashtu indikacione se forcat ruse kanë pësuar pengesa në veri të Kievit në zonat që i kanë mbajtur pothuajse që nga fillimi i pushtimit.

Rusia sulmon nga deti: Sulmet në qytetin kritik bregdetar të Mariupolit po vijnë nga anijet ruse në Detin Azov, sipas një zyrtari të lartë të mbrojtjes amerikane. Qyteti ka qenë tashmë nën një bombardim të vazhdueshëm rus nga lëshimet e raketave me rreze të gjatë e tek artileria jashtë qytetit. Më vete, rusët kanë rreth 21 anije në Detin e Zi, tha zyrtari.  

Nafta ruse: Gjigandi francez i energjisë TotalEnergies tha se do të ndalonte blerjen e naftës dhe produkteve të naftës ruse deri në fund të vitit 2022 më së voni "duke pasur parasysh situatën e përkeqësuar në Ukrainë", sipas një njoftimi për shtyp nga kompania. TotalEnergies paralajmëroi se do të vazhdojë të blejë gaz natyror nga Rusia.  

Bjellorusia mund t'i bashkohet luftës:  SHBA dhe NATO besojnë se  Bjellorusia mund "së shpejti" t'i bashkohet Rusisë  në luftën e saj kundër Ukrainës, thanë zyrtarët e SHBA dhe NATO për CNN dhe se vendi tashmë po merr hapa për ta bërë këtë. Ka gjithnjë e më shumë "gjasa" që Bjellorusia të hyjë në konflikt, tha të hënën një zyrtar ushtarak i NATO-s. 

Sanksione shtesë: Presidenti i SHBA Joe Biden planifikon të vendosë sanksione këtë javë për qindra rusë që shërbejnë në organin më të ulët legjislativ të vendit, tha një zyrtar i njohur me njoftimin. Biden pritet të zbulojë sanksionet e reja ndaj anëtarëve të Dumës ndërsa është në Evropë për një seri samitesh të parakohshme këtë javë

Ora 05:00
Zëdhënësi i Kremlinit: SHBA po zhvillon teste biologjike pranë kufirit me Rusinë

Zëdhënësi i Kremlinit Peskov thotë se Moska ka "prova të forta" për të treguar se Shtetet e Bashkuara "po zhvillojnë projekte biologjike ushtarake në laboratorët e vendosur në vendet në kufi me Rusinë", shkruan Corriere.

Ora 04:43
SHBA: Refuzimi i Kremlinit për të përjashtuar opsionin bërthamor është i rrezikshëm

Pentagoni ka dënuar refuzimin e një zëdhënësi të Kremlinit më herët të martën për të përjashtuar përdorimin e armëve bërthamore gjatë konfliktit në Ukrainë.

Dmitry Peskov i tha CNN International se armë të tilla mund të përdoren nëse Rusia përballet me një "kërcënim ekzistencial". Rusia ka stokun më të madh në botë të armëve bërthamore.

Zëdhënësi i Departamentit të Mbrojtjes, John Kirby tha se komentet bërthamore të Moskës ishin "të rrezikshme".

"Kjo nuk është mënyra se si duhet të veprojë një fuqi e përgjegjshme bërthamore," u tha ai gazetarëve.

Por Kirby shtoi se zyrtarët e Pentagonit "nuk kanë parë asgjë që do të na çonte në përfundimin se duhet të ndryshojmë qëndrimin tonë strategjik parandalues".

“Ne e monitorojmë këtë sa më mirë që mundemi çdo ditë”, shtoi ai.

Putini vuri në gatishmëri të posaçme forcat bërthamore të vendit të tij më 27 shkurt, por zyrtarët perëndimorë të mbrojtjes thanë më pas se nuk kishin parë ndonjë shenjë të rëndësishme të mobilizimit të bombarduesve, raketave dhe nëndetëseve strategjike ruse.
 

Ora 04:06
Lufta/ Ushtria ukrainase zmbraps 7 sulme ruse, shkatërron gjashtë avionë, pesë drone dhe një raketë

Mbrojtësit ukrainas zmbrapsën 7 sulme nga agresorët rusë dhe shkatërruan pajisje ushtarake, 6 avionë dhe 5 dronë rusë të martën.

Forcat e Armatosura të Ukrainës në bashkëpunim të ngushtë me komponentët e tjerë të Forcave të Mbrojtjes vazhdojnë të mbajnë kufijtë e pushtuar, të kryejnë zbulimin e armikut në të gjitha drejtimet e avancimit të tij dhe të shkaktojnë dëme zjarri mbi rusët me forcat e disponueshme.

Po, në drejtimet Donetsk dhe Luhansk, agresorët rusë u përpoqën të avancojnë dhe të fitojnë terren, por nuk ia dolën.

"Mbrojtësit ukrainas zmbrapsën 7 sulme të armikut dhe shkatërruan 7 tanke , 2 automjete luftarake këmbësorie , 6 sisteme artilerie dhe disa makina, kapën 3 automjete luftarake të këmbësorisë.

Njësitë e mbrojtjes ajrore goditën objektivat ajrore të armikut ( 5 drone , 6 avionë dhe një raketë "Point-U").

Humbjet e personelit rus arritën në rreth 100 njerëz.
 

Ora 03:56
Shefi i OKB-së i bën thirrje Rusisë: T'i japë fund luftës, është një konflikt absurd dhe i pafitueshëm

Shefi i OKB-së Antonio Guterres tha se pushtimi rus i Ukrainës nuk po shkon askund.

Duke folur në selinë e OKB-së në Nju Jork, ai e cilësoi konfliktin si "absurd" dhe "të pafitueshëm" dhe se Rusia duhet ti japë fund luftës.

“Edhe nëse Mariupol bie, Ukraina nuk mund të pushtohet qytet më qytet, rrugë më rrugë, shtëpi më shtëpi”, tha Guterres.

Ai shtoi se "rezultati i vetëm" është "më shumë vuajtje, më shumë shkatërrim dhe më shumë tmerr aq sa mund të shohë syri".

Guterres tha gjithashtu se bisedimet midis dy palëve po përparonin.
 

Ora 03:47
Presidentja e Komisionit të BE-së: Pasojat e agresionit të Putinit kundër Ukrainës shtrihen përtej Evropës

"Agresioni i Presidentit rus Vladimir Putin kundër Ukrainës" ka pasoja shumë përtej Evropës, tha të martën presidentja e Bashkimit Evropian Ursula von der Leyen.

Duke folur në Forumin Humanitar Evropian, Von der Leyen shtoi më tej Rusinë duke thënë: "Meqenëse nevojat humanitare janë tashmë në kulmin e të gjitha kohërave, lufta e bërë nga Kremlini kërcënon sigurinë ushqimore në të gjithë botën".

Von der Leyen tha se BE-ja do të kontribuojë 2.5 miliardë euro për të trajtuar mungesat e ushqimit në botë.

"BE, donatori më i madh humanitar në botë, po rrit më tej mbështetjen e saj me 2.5 miliardë euro deri në vitin 2024 për të ndihmuar rajonet më të prekura nga pasiguria ushqimore dhe për të marrë masat speciale për të rritur prodhimin evropian të ushqimit," tha ajo.

Ora 03:15
Problemet me internetin, kompania e Elon Musk dërgon në Ukrainë mijëra pajisje Starlink

Kompania hapësinore e Elon Musk thuhet se ka dërguar mijëra pajisje "Starlink", të cilat mbështesin furnizimin me internet, në Ukrainë.

Presidenti i SpaceX, Gwynne Shotwell tha për CNBC se kompletet financoheshin kryesisht nga burime private.

Firma kishte dërguar një kamion plot me pjata Starlink në Ukrainë menjëherë pasi Rusia e pushtoi.

Megjithëse qasja në internet në Ukrainë ishte mjaft e mirë, por thuhet se është përkeqësuar teksa konflikti përkeqësohet.
 

Ora 02:58
Zelensky: Rusët bllokuan autokolonën humanitare

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha në një fjalim brenda natës se forcat ruse jo vetëm bllokuan një autokolonë humanitare që përpiqej të arrinte në qytetin e rrethuar të Mariupolit me furnizime, por kapën disa nga prej presonave dhe shoferët e autobusëve. 

"Ne po përpiqemi të organizojmë korridore të qëndrueshme humanitare për banorët e Mariupolit, por pothuajse të gjitha përpjekjet tona, për fat të keq, pengohen nga pushtuesit rusë, bombardimet ose terrori i qëllimshëm," tha Zelensky në një fjalim gjatë natës drejtuar kombit. 

Zëvendëskryeministrja Iryna Vereshchuk tha se rusët rrëmbyen 11 shoferë autobusi dhe katër shpëtues së bashku me automjetet e tyre.

Ora 02:47
Lufta në Ukrainë, SHBA gati planin për pranimin e refugjatëve më të cënuar

Shtëpia e Bardhë do të shpallë një plan për të ndihmuar disa nga refugjatët më të cënueshëm të Ukrainës që të shkojnë në SHBA, sipas NBC News, i cili raporton se njoftimi mund të vijë brenda kësaj jave.

Sipas rrjetit amerikan, plani përfshin përpunimin e përshpejtuar të aktivistëve, gazetarëve dhe anëtarëve të komunitetit LGBT ukrainas.

Ky veprim do të përshpejtojë gjithashtu hyrjen për ukrainasit me anëtarë të familjes në SHBA, thanë zyrtarë të paidentifikuar për NBC.

Ora 02:33
Lufta në Ukrainë, rusët sulmojnë rafinerinë e naftës që zotërohet nga vetë ata

Pushtuesit qëlluan nga një aeroplan në një rafineri nafte në Luhansk në pronësi të kompanisë ruse Rosneft.

Këtë e ka bërë të ditur kreu i Administratës Shtetërore Rajonale të Luhanskut, Serhiy Haidai.

"Situata është vazhdimisht e vështirë. Ka bombardime në të gjithë territorin e kontrolluar nga Ukraina, nga Kreminna në Popasna," tha ai.  Armiku aktualisht po përqendron sulmet në Rubizhne, Serverodonetsk dhe Popasna, duke u përpjekur të bëjë një përparim midis Kreminna dhe Rubizhna, si dhe në Popasna.

Rafineria është në pronësi të kompanisë shtetërore ruse Rosneft përmes Rosneft SH Investments Limited qipriote (e cila kontrollon 95.21% të aksioneve). Fabrika është e aftë të përpunojë 16 milionë tonë naftë në vit. 
 

Ora 02:21
Imazhet e fundit satelitore, shumë zjarre dhe shkatërrim në Mariupol

Lufta është e pandërprerë në Mariupol, ku imazhet e reja satelitore nga Maxar Technologies tregojnë shumë zjarre dhe shkatërrim në të gjithë qytetin e rrethuar nga ushtria ruse.

Këto imazhe janë disa nga të vetmet pamje që dikush ka në Mariupol pasi thuhet se nuk ka mbetur asnjë gazetar i pavarur në qytet.  

Pikërisht në jug të atyre shtëllungave të tymit, një kompleks i madh apartamentesh, fasadat e tij dikur të bardha, shihet i djegur. Në zonën më lindore të lagjes, gjysma e një pallati tjetër shihet pothuajse tërësisht e rrënuar.

Në Mariupolin qëndror, tymi shihet që ngrihet nga më shumë ndërtesa apartamentesh.

Midis lagjes "bregu i majtë" dhe Mariupolit qëndror ndodhet fabrika Metalurgjike Azovstal. 


 

Ora 02:04
Fitues i çmimit Nobel, kritiku rus dhuron medaljen e tij për të mbledhur fonde për ukrainasit

Kryeredaktori i gazetës ruse Novaya Gazeta, një gazetë kritike ndaj Kremlinit, është zotuar të dhurojë medaljen e tij të Çmimit Nobel për Paqen për të mbledhur fonde për refugjatët ukrainas.

Dmitry Muratov tha në një artikull të martën se vendimi i tij u nxit nga zhvendosja e 10 milionë ukrainasve nga shtëpitë e tyre në mes të pushtimit rus.

“I kërkoj shtëpive të ankandeve të përgjigjen dhe të nxjerrin në ankand këtë çmim me famë botërore”, shkroi ai për medaljen që fitoi vitin e kaluar.

Ora 01:51
New York Times: Biden do sanksionojë qindra anëtarë të Dumës së Rusisë

Presidenti amerikan Joe Biden do të vendosë sanksione të reja ndaj qindra anëtarëve të Dumës, dhoma e ulët e parlamentit rus. Këtë e zbulon New York Times, sipas asaj që shkruan La Repubblica.

Masat e reja ndaj Moskës janë planifikuar për nesër, kur presidenti amerikan do të jetë në Bruksel për të marrë pjesë në samitin e NATO-s, takimin me liderët e G7-ës dhe të Këshillit Evropian për Ukrainën.

Ora 01:41
Zyrtar amerikan: Fuqia luftarake e Rusisë ka rënë nën 90%

Fuqia luftarake e Rusisë në Ukrainë ka rënë nën 90% të niveleve të saj para pushtimit për herë të parë që nga fillimi i sulmit të saj, ka thënë një zyrtar i lartë i mbrojtjes amerikane. 

Rënia e fuqisë luftarake mund të sugjerojë se Rusia po vuan humbje të mëdha armatimi dhe viktima në rritje. 

Shtetet e Bashkuara kanë vlerësuar se Rusia ka mbledhur më shumë se 150,000 trupa rreth Ukrainës përpara pushtimit, së bashku me shumë avionë, artileri dhe tanke për sulmin e saj në shkallë të plotë. 

"Për herë të parë ato mund të jenë pak më poshtë se 90 për qind," tha zyrtari, i cili foli në kushte anonimiteti, shkruan Sky News.

Një muaj që nga nisja e luftës, trupat ruse nuk kanë arritur të kapin një qytet të vetëm të madh dhe përparimi i tyre është ndalur pothuajse në të gjitha frontet nga forcat ukrainase. 

Rusia nuk i ka përditësuar zyrtarisht shifrat e saj të viktimave që kur deklaroi më 2 mars se 498 ushtarakë ishin vrarë dhe 1,597 u plagosën. 

Por që atëherë ofensiva e saj ka hasur në rezistencë të mëtejshme të rëndë nga ushtria e Ukrainës dhe forcat e mbrojtjes vullnetare. 
 

Ora 01:25
HARTA/ Pushtimi i Ukrainës, sa larg kanë arritur të avancojnë trupat ruse

Forcat ruse nuk kanë organizuar ndonjë sulm të madh këtë javë dhe kanë përforcuar pozicionet mbrojtëse, sipas vlerësimit të fundit nga Instituti për Studimin e Luftës.

Vlerësimi i ekspertëve i bën jehonë asaj që dëgjuam nga Departamenti Amerikan i Mbrojtjes të martën, i cili tha se trupat ruse mbeten të bllokuara nga vështirësitë logjistike, shkruan BBC.

Kremlini vazhdon të minimizojë efektin e sanksioneve në ekonominë ruse, thonë autorët e grupit të ekspertëve.

Ndërkohë, bombardimet ruse ndaj rajoneve civile kanë vazhduar dhe janë intensifikuar.


 

Ora 01:00
Zelensky: Negociatat me Rusinë të vështira, por ne do vazhdojmë

"Ne vazhdojmë të punojmë në nivele të ndryshme për të siguruar që Rusia të jetë e bindur se kjo luftë e tmerrshme duhet të ndalet. Ne vazhdojmë negociatat tona të vështira. Është sfiduese. Ndonjëherë skandaloze, "tha Presidenti Volodymyr Zelensky, duke dhënë një përditësim mbi bisedimet midis Kievit dhe Moskës.

Më tej ai shtoi: "Unë u jam mirënjohës të gjithë ndërmjetësve ndërkombëtarë që punojnë me ne dhe i tregojnë pamjen reale Rusisë dhe na bindin të shohim realitetin e veprimeve luftarake e të kuptojmë se bota nuk do ta ndalë të vërtetën, të vërtetën tonë. Ne do të luftojmë deri në fund në mënyrë të guximshme dhe të hapur”.

Ora 00:10
Lufta/ Zelensky i kërkon Italisë të forcojë sanksionet kundër Rusisë

Presidenti ukrainas Zelensky tha se i ka kërkuar Italisë "të forcojë sanksionet kundër Rusisë dhe regjimit" gjatë një fjalimi që u postua në faqen e qeverisë ukrainase në Facebook të martën.

Zelensky tha se ai ka kërkuar "të godasin të gjithë rusët që janë përgjegjës për këtë luftë, luftën kundër nesh. Për t'i goditur ata në pronat e tyre, pasuritë e paluajtshme, jahtet dhe llogaritë bankare. Jam i sigurt se do të ketë sanksione të reja dhe i jam mirënjohës Italisë për mbështetjen”.

Ora 00:00
Kancelari Scholz: Gjermania të ndalojë importet e qymyrit, gazit dhe naftës ruse sa më shpejt

Kancelari gjerman Olaf Scholz ka thënë se sanksionet e Evropës ndaj Rusisë mund të jenë "jo një masë afatshkurtër, por një konflikt më i gjatë".

Ai theksoi nevojën që Gjermania të ndalojë varësinë e saj nga importet e qymyrit, gazit dhe naftës ruse "sa më shpejt të jetë e mundur" dhe "në intensitetin më të madh" gjatë një konference për shtyp në Berlin, shkruan BBC.

"Evropa, së bashku me miqtë e saj, ka nisur sanksionet më të ashpra që janë parë ndonjëherë kundër një vendi kaq të madh. Dhe ato tregojnë se kanë një ndikim," tha ai.


 

Ora 23:53
Paralajmërimi nga Britania e Madhe: Rusia do rrisë masat dhe dhunën pas protestave në Ukrainë

Qytetet ukrainase nën pushtimin rus vazhdojnë të kenë protesta të udhëhequra nga civilët, sipas vlerësimit të fundit të inteligjencës nga Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar.

“Përpjekjet ruse për të nënshtruar popullsinë duke manipuluar mediat, duke përhapur propagandë dhe duke instaluar liderë kukull, pro-Kremlinit, deri më tani kanë dështuar”, thuhet në raport, shkruan BBC.

Ai shton se Rusia "ndoshta do t'i përgjigjet këtyre dështimeve me masa gjithnjë e më të dhunshme dhe shtrënguese" për të shtypur popullin ukrainas.
 

Ora 23:47
Zelensky: 100,000 njerëz në Mariupol jetojnë pa ushqim, ujë dhe ilaçe

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se 100,000 njerëz jetojnë në qytetin port të Mariupolit pa ushqim, ujë dhe ilaçe. 

Qyteti jugor, i cili është një objektiv kyç për forcat ruse, është përballur me një breshëri sulmesh të përditshme që nga fillimi i luftës.

Zelenskyy shtoi se bisedimet me Rusinë për pushtimin janë të vështira dhe ndonjëherë konfrontuese, por shtoi se "hap pas hapi ne po ecim përpara".

Ora 23:07
Prokurorja e Përgjithshme e Ukrainës: Pushtuesi rus vrau një burrë dhe përdhunoi gruan në rajonin e Kievit

Prokuroria e Përgjithshme ka raportuar dyshimin e parë për pushtuesit rusë që vranë një burrë dhe përdhunuan gruan e tij në rajonin e Kievit.

"Në një nga fshatrat e rrethit të Brovary, ky horr hyri në një shtëpi private dhe qëlloi pronarin. Pas kësaj, okupatori në gjendje të dehur dhe kolegu i tij kanë dhunuar vazhdimisht gruan e civilit të vrarë, duke e kërcënuar me dhunë dhe armë. Madje ai ka kërcënuar edhe fëmijën e saj të vogël, i cili ishte me viktimën," u shpreh Irina Venediktova.

Venediktova tha se Prokuroria e Përgjithshme po merr informacione për krime seksuale të ushtrisë ruse në territoret e pushtuara dhe në "pikat e nxehta".

Prokurorët e Kievit kanë identifikuar një ushtarak rus që vrau një burrë të paarmatosur dhe përdhunoi gruan e tij.

Ai është shpallur në kërkim dhe në gjykatë është bërë kërkesa për masën e paraburgimit.
 

Ora 20:13
Kremlini: Përdorimi i armëve bërthamore vetëm nëse kërcënohet ekzistenca e Rusisë

"Operacioni ushtarak special në Ukrainë po ecën qartë sipas planeve dhe detyrave të paracaktuara". Kështu deklaroi  zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, sipas Tass.

"Askush nuk mendoi se një operacion ushtarak special në Ukrainë do të zgjaste disa ditë. Në Rusi ne kemi një koncept shumë të qartë të sigurisë kombëtare i cili parashikon përdorimin e armëve bërthamore vetëm në rast të një kërcënimi për vetë ekzistencën e vendit", tha ai.

G.B./I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ukraina e Lire: 23/03/2022 16:27

    Rusia te perjashtohet nga te gjitha organiznat nderkombetare dhe te izolohet qe kembe rusi te mos shkele ne asnje vend te botes.

    Përgjigju
    • Oho: 23/03/2022 20:44

      Po flet për vendin në të madh në botë gjeografikisht. Fuqi bërthamore që po hapi kuti Pandorash thjesht ti japë teknologji Iranit... Ngre zgupthi boten. Që nuk e vret shumë mendjen si dhe Kina për us dhe eu që ju kanë rënë patkojte dhe prodhues i madh e exportus resorces në nivele si psh 40% gazi Europe's. Mos BJER VIKTIMË.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja