Anarkisti Alfredo Cospito ndërron burg për shkak të gjëndjes së rëndë shëndetësore, tranferohet në Milano

Anarkisti Alfredo Cospito ndërron burg për shkak të gjëndjes së rëndë shëndetësore, tranferohet në Milano

Protesta pwr anarkistin Cospito

Anarkisti Alfredo Cospito, i cili ka qenë në grevë urie prej javësh, është transferuar në një burg në Milano pasi shëndeti i tij është përkeqësuar.  Mbështetësit e 55-vjeçarit Alfredo Cospito kanë djegur makina dhe kanë kërcënuar zyrtarët në shenjë proteste për kushtet e burgut të tij. Cospito ka refuzuar ushqimin për më shumë se 100 ditë duke humbur më shumë se 40 kg.  Ata që protestojnë janë të mendimit që kufizimet e burgut që ndodhet ai dhe të gjitha kufizimet më parë janë njësoj me periudhën mesjetare dhe kushtet sipas tyre janë skandaloze.

Kufizimet e reja përfshijnë një vizitë të monitoruar një herë në muaj nga anëtarët e familjes dhe një telefonatë në muaj. Masat, të njohura si 41bis sipas një neni të kodit penal italian, u prezantuan në formën e tyre aktuale në vitin 1992, pas vrasjeve mafioze të gjyqtarëve Paolo Falcone dhe Giovanni Borsellino, dhe fillimisht kishin për qëllim të shkëputnin bosët e mafias nga bota e jashtme dhe të burgosur të tjerë, dhe për t'i penguar ata të urdhërojnë vepra penale nga prapa hekurave.

Tani, megjithatë, regjimi i burgut 41bis mund t'u jepet njerëzve që janë shpallur fajtorë për krime që variojnë nga terrorizmi deri te kontrabanda e duhanit dhe rrëmbimi. Kritikët e 41bis - duke përfshirë ish të burgosurit që e përjetuan atë - thonë se vetmia me të cilën përballen ata që e jetojnë është "e padurueshme" dhe se qelitë mezi janë mjaft të vogla dhe skandaloze. Përveç që marrin vetëm një vizitë të monitoruar nga anëtarët e familjes në muaj, të burgosurve u ndalohet gjithashtu të ndërveprojnë me të burgosur të tjerë ose të takohen me palë të treta, duhet të kalojnë një orë pushimi në ditë në izolim, nuk kanë akses në ambientet e përbashkëta të burgut dhe mbahet nën vëzhgim 24/7.  Disa ekspertë ligjorë kanë thënë se 41bis është "një formë mesjetare dënimi".

Cospito po vuan dy dënime me burg - 10 vjet për një sulm me armë ndaj CEO të një kompanie inxhinierike bërthamore në Genova në 2012 dhe 20 vjet burg për sulme me bomba kundër një shkolle policie karabiniere në Fossano, të organizuar gjatë kohës që ishte në burg. Ai u zhvendos të hënën nga një burg në Sardenjë në Milano - një strukturë për të burgosurit që kanë nevojë për kujdes mjekësor kritik. Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka thënë se qeveria e saj nuk do të frikësohet nga kërcënimet e dhunës. Protestat kundër burgosjes së tij kanë përfshirë sulme kundër diplomatëve italianë në Gjermani, Spanjë dhe Greqi, si dhe në Amerikën e Jugut. Zyrtarëve u janë dërguar letra kërcënuese me plumba.

Çështja e Cospito do të shqyrtohet nga gjykata më e lartë e Italisë në mars.

Por kush është Cospito dhe për çfarë akuzohet?

Alfredo Cospito, është anarkisti 55 vjeçar i dënuar me burgim të përjetshëm për një sulm të ndodhur në vitin 2006 në shkollën e Karabinierëve të Fossanos. Për arrestimin e Cospitos janë dërguar edhe më parë paralajmërime në zyrat e Europolit në Bergamo ku u dërgua një bombë në shenjë paralajmërimi.

“Liri e menjëhershme për anarkistin Alfredo Cospito”, “jo më të burgosur”, ishin disa prej shkrimeve që dërgoheshin në kërcënimet që bëheshin për lirimin e anarkistit të arrestuar.

Sipas një raporti nga ‘Carabinieri del Ros’, ndër pikat e referimit të Cospito janë anarkistët rusë, të cilët, me akte terrorizmi, vrasje dhe sulme kundër shtetit u kanë transmetuar forcë, këmbëngulje, koherencë mbështetësve të tyre. Sipas hetuesve, Cospito, një figurë udhëheqëse në federatën informale anarkiste, ishte frymëzuesi i grupit romak të anarkistëve, autor i një libri të botuar në Romë, "Anarkistët e Bialystok 1903-1908", i akuzuar se shpërtheu një bombë të vendosur përballë një kazerme armësh në kryeqytet në lagjen San Giovanni.

Në vitin 2016, policia e Digos e Torinos urdhëruan arrestimin dhe të pesë personave të tjerë, përfshirë partneren e tij Anna Beniamino. Ndaj tij qrëndojnë akuza shumë të rënda.  Mes tyre përfshihet shpërthimi në Parkun Dukal të Parmës më 24 tetor 2005, dërgimi, më 2 nëntor 2005, i një pakoje shpërthyese kryetarit të atëhershëm të Bolonjës Sergio Cofferati, një bombë e dërguar në vitin 2006 në redaksinë e ‘CronacaQui’ në Torino, e cili shpërtheu dhe plagosi në sy redaktorin e gazetës Beppe Fossati. 

Grupi i Cospetos ishte gjithashtu përgjegjës për shpërthimin e dy bombave të vendosura në dhjetor 2003 pranë shtëpisë së Romano Prodit në Bolonjë. Ky hetim përfshin edhe sulmin në shkollën e Karabinierëve në Fossano. Fakte për të cilat Cospito u dënua me 20 vjet edhe pse Kasacioni vendosi një apel të ri për të ricaktuar dënimin (edhe për Beniaminon, 16 vjet e 6 muaj) duke pasur parasysh se nuk është kryer krimi i masakrës së përbashkët, por ai i masakrës politike. Gjë që parashikon edhe burgim të përjetshëm.

F.D/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë

Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë