Anastas Kostandini vjen me
motivet e “Pasqyrës së thyer”

Anastas Kostandini vjen me<br />motivet e “Pasqyrës së thyer”
Në jetën moderne, ëndrrat shpesh pësojnë krisje të mëdha.

Në art krisja vjen dhe sipër objekteve nostalgjike. Thyhen ëndrra, thyhen realitete dhe njeriu mundohet të gjej forcë për rikrijimin e situatave të reja, të jetës së re që e krijon sipas një imazhi të ri, por mbi të gjitha sipas një force shpirtërore të madhe. Kështu qaset në art nga njëra ekspozitë në tjetrën Taso. Po këtë herë çfarë ka bërë?    

Anastas Kostandini, që nga ta gjithë artdashësit është bërë i njohur me emrin e artit Taso, do të çel ekspozitën e radhës në Galerinë Fab në Tiranë.

Autor i dhjetëra ekspozitave të suksesshme në Tiranë, piktori Anastas Kostandinin nuk e braktis kurrë Pogradecin ku banon, krijon e punon. Tiranën e frekuenton shpesh për të vizituar ekspozita arti ose edhe për të organizuar evente artistike, por ai sërish mbetet nga rrallët piktorë shqiptarë që provincën, nuk e sheh si barrierë për artin e tij, përkundrazi e sheh si parajsën e frymëzimit dhe të qetësisë shpirtërore.

Anastas Kostandini vlerësohet si një nga piktorët më të mirë të traditës, ai është edhe bashkautor i Mozaikut në Muzeun Historik Kombëtar, por asgjë nga këto s’e pengon zhvillimin e modernitetit në artin e tij. Ja këtë herë artisti Taso do të sjellë në Tiranë një cikël pikturash me tematikë të ndryshme nga ato që ka trajtuar më parë. “Pasqyra e thyer” e titullon ekspozitën, që do të çelet sot më mbrëmje në Galerinë FAB pranë Universitetit të Arteve.

taso

Me titullin shpjegohet edhe imazhi intim e poetik i pasqyrës së thyer, motivi që qerthullon veprat e kësaj ekspozite. Nga ky këndvështrim i krisjes së objektit Taso reflekton në telajo botën përreth dhe krijon një trill vizual ritmik.

taso 3

Të tjera detaje të ekspozitës janë format e shpërbëra ku mbivendosen pamje të drejtpërdrejta të jetës reale të piktorit mbi baza figurative dhe realiste. Të gjitha objektet e përdorura në vepër krijojnë një lojë që kalon nëpërmjet filtrave gjeometrikë por që është gjithsesi e lexueshme nga publiku. Metaforat piktorike të Tasos zakonisht janë të lexueshme nga publiku.

taso 4

Taso nëpërmjet ekspozitës më të fundit të tij pohon se ka vënë në pikëpyetje krijimtarinë tradicionale të pikturës si peizazhin, kompozimet, natyrat e qeta, figurat njerëzore. Ai luan bukur me destrukturimin dhe transformimin e motiveve klasike.

Taso vjen me një këndvështrim të ri në ekspozitë. Për shikuesin shumë elementë të veprës mund të konsiderohen si tablo të përmbysura të realitetit që të bëjnë të zbulosh më shumë nga ky realitet.

taso 5

Redaksia Online
(m.b/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

Transferta me Laçin, Gugash Magani: Rrugë tjetër veç fitores nuk ka

Transferta me Laçin, Gugash Magani: Rrugë tjetër veç fitores nuk ka