Anceloti: Jemi gati të shkruajmë
historinë në Champions League

Anceloti: Jemi gati të shkruajmë<br />historinë në Champions League
Trajneri i ekipit të Realit të Madridit, Carlo Anceloti është i vetëdijshëm se statistikat i ka kundër në përballjen me Juventusin, por beson se do të arrijë që të futet në histori duke u kualifikuar për në finalen e Champions League, pasi vetëm kështu mund të shpëtohet edicioni, teksa dolën me duar bosh nga Kupa dhe Kampionati.

"Nuk ka problem nëse Juventusi luan me 3 qendërmbrojtësa ose me 4, por unë nuk besoj se do të ketë Catenaccio. Juventusi nuk do të ndryshojë identitetin e tij në këtë sfidë, pasi janë mësuar të luajnë një futboll të bukur. Ne do të bëjmë gjithçka për të siguruar finalen e Berlinit me objektiv të vetëm fitimin e titullit për herë të dytë radhazi në Europë” tha ai. Ndërsa më pas, tekniku është ndalur te formacioni.

“Benzema është 100% gati për ndeshjen me Juven dhe besoj që do të jetë në fushë nga minuta e parë. Toni Kroos gjithashtu është gati për këtë takim, ndërsa Ramos mundet edhe të luajë në mesfushë”. Ndeshjen e parë Reali e humbi në Itali 2-1, por për kualifikimin i mjafton një fitore 1-0.


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

VIDEOLAJM/ Veri Jug në Zall Herr, dhoma e zjarrit të nxjerrjes së rakisë

VIDEOLAJM/ Veri Jug në Zall Herr, dhoma e zjarrit të nxjerrjes së rakisë