Anceloti: Nuk e kuptoj si mund të
vërshëllehet CR7, ai është lideri

Anceloti: Nuk e kuptoj si mund të<br />vërshëllehet CR7, ai është lideri
Trajneri i Realit të Madridit, Carlo Anceloti ka dalë në mbrojtje të Ronaldos pas vërshëllimave në ndeshjen e fundit përballë Almerias, në të cilën sulmuesi portugez nuk arriti që të linte gjurmë. “Nuk e kuptoj se si disa njerëz vërshëllejnë Ronaldo, pasi ai është lideri i ekipit.

Cristiano ka shënuar shumë gola sepse është një futbollist që nuk kënaqet asnjëherë. Janë këto disa nga arsyet se përse ai ka mbajtur një nivel kaq të lartë gjatë gjithë këtyre viteve”tha tekniku italian. Më pas tekniku është ndalur te sfida përballë Sevilias.

“Kundërshtari luan në fushën e tij dhe vjen nga një moment shumë i mirë, në fushë duhet të zbresë Reali i Madridit më i mirë që në fund të marrim tre pikët. Kemi dëshirën për ta fituar këtë ndeshje dhe unë jam optimist se do ta arrimë një objektiv të tillë.

Seviljan e kemi mundur dy herë gjatë këtij sezoni. Duhet të japim maksimumin tonë pasi ata në shtëpinë e tyre janë një skuadër shumë e fortë”deklaroi ai. Përsa i përket dëmtimeve, trajneri siguroi se Bale do të jetë të shtunën në fushë, ndërsa Benzema mund të jetë me Juventusin.


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Ersekë/ Humbi kontrollin e automjetit dhe doli nga rruga, plagoset shoferi dhe pasagjerja

Ersekë/ Humbi kontrollin e automjetit dhe doli nga rruga, plagoset shoferi dhe pasagjerja