Ancelotti kërkon ta mbajë Hysajn te Napoli me çdo kusht, gati rinovimi i kontratës

Ancelotti kërkon ta mbajë Hysajn te Napoli me çdo kusht, gati rinovimi i kontratës

Elseid Hysaj, mbrojtësi kuqezi i Napolit

Afrim lojtarësh për të përforcuar skuadrën, shitje por edhe rinovime. Napoli mbetet aktiv në merkato, por një çështje me rëndësi te nënkampionët e Italisë është cilësuar edhe e ardhmja e mbrojtësit Elseid Hysaj.

I kërkuar me ngulm nga Chelsea, shqiptari ishte edhe në radarët e Manchester United dhe Liverpool. Gjithsesi, Hysaj mbetet një prej elementëve më të rëndësishëm të Napolit, me drejtuesit e klubit që janë takuar me menaxherin e lojtarit, Mario Giufreddi.

Ky i fundit pohoi se bisedoi me klubin rreth planeve për Hysajn dhe të ardhmes, duke bërë të ditur se gjithsesi palët nuk e kanë me nxitim që të rinovojnë kontratën aktuale që përfundon në vitin 2021. Giufreddi saktësoi se nëse Napoli do t'i propozojë zgjatjen e marrëveshjes, patjetër që palët do të uleshin të bisedonin, sepse Hysaj kërkon të tregojë që është i fortë edhe në fazën ofensive dhe se mund të paraqitet mirë edhe pa trajnerin Sarri.

Negociatat për rinovimin e kontratës së Hysajt janë shtyrë për në muajin shtator, kur përfaqësuesi i lojtarit kuqezi dhe drejtuesit e Napolit do të zhvillojnë një tjetër takim. Plani i klubit të Serisë A është që ta “blindojë” mbrojtësin shkodran, me një kontratë afatgjatë deri në vitin 2023. Në anën tjetër, menaxheri i kuqeziut pretendon nga klubi heqjen e klauzolës me vlerë 50 milionë euro për prishjen e kontratës, si edhe rritjen e pagës.

Aktualisht Elseid Hysaj përfiton diçka më tepër se 2 milionë euro në sezon, ndërsa në kontratën e re, në rast se palët gjejnë gjuhën e përbashkët, rroga e mbrojtësit pritet të shkojë në shifrën 2,5 milionë euro.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Fier/ Shpërndante kokainë në doza pranë gjimnazeve, arrestohet 29 vjeçari (EMRI)

Fier/ Shpërndante kokainë në doza pranë gjimnazeve, arrestohet 29 vjeçari (EMRI)