Nuk është më thjeshtë vetëm fillimi. Lazio e këtij sezoni po tregon potencialin javë pas jave në Seria A. Skuadra e Gattusso-s në javën e 8-të fitoi 2-1 kundër Parma-s dhe rimori të paktën përkohësisht kreun e kampionatit, duke lënë pas 3 pikë Interin që ende s’e ka luajtur ndeshjen e kësaj jave.
Në Olimpico në pjesën e dytë realizoi Taylor dhe një autogol i miqve, ndërsa Parma vulosi rezultatin vetëm në minutën e 95 me Lontani-n.
Më herët Napoli-Roma dhuroi spektakël në Seria A. Ndeshja me 6 gola nuk prodhoi fitues, pasi u mbyll me rezultatin 3-3, por shifrat u zhbllokuan nga një super realizim me roveshiatë i Anguissa-s. Për t’u veçuar edhe ‘dopieta’ e McTominay, ndërsa Roma realizoi me Soule dhe Belardi-n dy herë.
Këtë javë 3 pikët mori Como që fitoi me rezultatin 2-0 kundër Sassuolo-s. Të dy golat e të besuarve të Fabregas erdhën nga greku Douvikas.
Në Premier League për herë të parë këtë sezon Tottenham mori fitoren e dytë radhazi. ‘Spursat’ fituan me rezultatin 0-2 derbin e Londrës kundër Chelsea-s. Një autogol zhbllokoi shifrat në pjesën e dytë, ndërsa më pas Tel vulosi 3 pikët.
Fitore e pastër 2-0 edhe për Arsenal, që mposhti Everton. Në Londër realizuan Konsa në minutat e para dhe më pas Gabriel në pjesën e dytë. Kjo fitore i bashkoi ‘topçinjtë’ në vendin e parë me 21 pikë me Manchester City-n. kjo pasi të besuarit e Maresca-s u mposhtën 2-1 nga Aston Villa. Erling Halaand barazoi përkohësisht golin e parë të Jackson, ndërsa në pjesën e dytë senegalezi i dha fitoren vedasve.










Komente
Komento