Ancelotti kritikon Perezin: Nuk
mund t’i kuptoj vendimet e tij

Ancelotti kritikon Perezin: Nuk<br />mund t’i kuptoj vendimet e tij
Carlo Ancelotti ka shpërthyer ndaj Florentino Perez. Në një intervistë të dhënë për Sina Sport ka kritikuar presidentin Perez për vendimin e fundit për të shkarkuar trajnerin Rafa Benitez.
 
“Lajmet nga Spanja gjatë krishtlindjeve nuk ishin të mira, ashtu siç e dini, unë kam një ndjenjë të veçantë për Real Madridin.
 
Kam bërë shumë mirë atje dhe kur ka probleme, edhe unë acarohem po ashtu.
 
Pas shumë ndeshjeve këtë sezon, Real Madridi akoma po lufton për titullin në La Liga dhe në Champions, por Florentino Perez vendosi t’a shkarkonte Benitezin.
 
E di që puna e trajnerit është gjithmonë e varur nga rezultatet. Unë poashtu e di që puna jonë është e rrethuar nga kontraversitete por në këtë rast unë me të vërtetë nuk mund t’a kuptoj vendimin e marrë. Real Madridi kishte luajtur vetëm një gjysëm sezoni me Benitez.”
 
“Zidane do të jetë trajneri i 5-të i Real Madridit që nga viti 2009. A është gjithmonë faji i trajnerit?
 
Njerëzit mund të japin këndvështrimet e tyre. Unë e admiroj mikun tim Zidane, kemi patur disa kohë të jashtëzakonshme sëbashku në stol, kur fituam La Deciman me Real Madridin.
 
Ai është pjesë e ekipit. Koha do të na jape përgjigjen, por pa dyshim, Zidane ka aftësinë për të menaxhuar Real Madridin. Sinqerisht, i uroj Zidanes më të mirat.”tha ai.


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Aksident në aksin rrugor ‘Prrenjas-Librazhd’! Makinat përplasen me njëra tjetrën, 1 i plagosur

Aksident në aksin rrugor ‘Prrenjas-Librazhd’! Makinat përplasen me njëra tjetrën, 1 i plagosur