Andi Avdullai, fieraku që takoi presidentin Joe Biden, i ati: Krenar për djalin, pjesë e policisë së shtetit në SHBA! Arkiva e Shtetit në Washington na solli foton në shtëpi

Ka kaluar shumë vështirësi që në momentin kur la Shqipërinë për të mbërritur në tokën e premtuar, por Isuf Avdullait i gjithë mundi i është shpërblyer. Krenaria e tij është djali 38-vjeçar Andi, i cili prej 10 vitesh është pjesë e policisë së Shtetit në Pensilvani të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Për Report Tv, Isufi flet për karrierën e të birit në Pensilvani, që ka kulmuar deri me takimin me presidentin amerikan Joe Biden.

'Djali punon në policinë e shtetit në Pensilvani ka 10 vite. Në kohën kur ka ardhur zv.presidenti i SHBA në Pensilvani ky ka qenë një nga shoqëruesit që e shoqëronte kur lëvizte brenda qytetit jashtë qyteti, i cili ka edhe një foto me presidentin që është tashmë i SHBA-së.'- tha ai.

Ka qenë një mëngjes si gjithë të tjerët ai kur në shtëpinë e Isuf Avdullait, mbërriti fotografia e djali të tij, me presidentin më të fuqishëm të botës, dërguar nga Arkiva e Shtetit të Uashingtonit.

'Kjo foto ka qenë e veçantë për djalin tim. Një ditë djali im ishte detyruar si mbas rregullave që kishin në procedurë, e shoqëroi dhe duke hyrë në shtëpinë ku jetonte ai pa një stemë të djalit tim me mbiemër Avdullai, dhe e pyeti djalin nga je, nga Shqipëria. Dhe pastaj i tha grupit të tij që t'u bënte një foto dhe ai e pranoi. Ajo foto është sot në arshivën e shtetit, në Washington dhe ja kanë sjellë dhe në shtëpi atë foto që e ruan edhe sot.'- rrëfeu ai.

Isufi rrëfen vështirësitë që kanë kaluar familjarisht, që para 24 vitesh, kur vendosën të linin Fierin dhe të emigronin përtej Atlantikut.

'Shkuam në SHBA, në një shtet të madh fillimi ka qenë i vështirë. Kam nostalgji për Fierin qytetin ku jam rritur dhe lindur. djali im ka qenë para 3 vitesh në Shqipëri dhe dasmën e ka bërë këtu.'-tha ai.

Pavarësisht se bëjnë një jetesë mjaft të mirë në Pensilvani, familja Avdullai nuk ka hequr dorë nga vizitat në Shqipëri, ku kthehen 1 herë në 3 vjet. E shkëlqimi që ka vendi ku ata jetojnë prej 14 vitesh, nuk është asgjë para mallit që ndjejnë për shtëpinë e tyre të vjetër, në lagjen 1 maji në Fier.

M.Q./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 30/08/2021 00:16

    Djaloshi pervec punes ne polici,nga fotoja ne 0:14 e videos, duket qe ka qene me pare marins.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja