Andi Hila, piktori nga Shkodra ka çelur një ekspozitë të veçantë që mban emrin “La Vita e Bella” në Tulla Center në Tiranë.

Artisti vjen me një shprehje interesante të individualitetit piktorik.

andi hila

Duke parë pikturat e ndryshme të Andi Hilës nëpër vite shihet një përdorim i ngjyrave që janë gjithmonë të lidhura në një kompozicion të veçantë.

andi hila

Gjithashtu edhe simbolika e veprave është e pasur me probleme të përjetimit të realitetit psikologjik të njeriut të sotëm.

andi hila

Andi Hila ka spikatur në mënyrë të veçantë me pjesëmarrjet e tij në Onufri në vitin 2003 e 2010, në Marubi në vitin 2002 e 2005.

andi hila

Gjithashtu ai ka marrë pjesë në Bienalen e Vizatimit në Shkup, Bienalen e Izmirit dhe në vitin 2009, në Bienalen në Florencë të Italisë, etj.  

andi hila

Cikli i ekspozitave në Tulla me artistin shkodran Andi Hila. "La Vita é Bella" eshte e kuruar nga Edison Çeraj. Eskpozita do të qëndrojë e hapur deri më 13 Prill.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)