Ish lojtari kombëtares shqiptare dhe i Besës së Kavajës, Andi Lila, ka dalë në mbështetje të kandidatit të PS, Redjan Krali në Kavajë, duke deklaruar largimin e tij nga Partia Demokratike.
Lila iu bashkua Partisë Socialiste gjatë një takimi të zhvilluar në Kavajë, në prani të Erion Veliaj, kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, dhe ka folur në mbështetje të dy kandidateve të PS, Redjan Krali në Kavajë dhe Edison Memolla në Rrogozhinë.
“Edisoni ka qenë portier me Rrogozhinën, jemi pothuajse moshatarë dhe shpesh herë i bëj edhe ndonjë gol. Qyteti i Rrogozhinës ka një skuadër që quhet Egnatia, nga më të mirat e kampionatit shqiptar, dhe realisht është një nga skuadrat që unë simpatizoj, jo sepse jam nga zona, po sepse e keni ndërtuar me të vërtetë shumë mirë. Ndërsa, për sa i përket Redit, atë e kam shok shkolle, shok të vjetër. Patjetër që një ndër gjërat që Redi më ka premtuar, jo vetëm mua si ish-futbollist i Besës, por edhe të gjithë sportistëve, që stadiumin e Kavajës do ta bëjë të ri dhe për këtë gjë patjetër që do ketë gjithë mbështetjen tonë. Janë dy çuna që janë fjalëpak e punëshumë”.
Andi Lila ka qenë koordinator i PD-së për sportet gjatë vitit 2021. Ai është shfaqur shpesh herë krah Bashës si mbështetës i Partisë Demokratike.
BRAVOOOO...PO VETEM BUDALLENJTE NUK NDERROJNE MENDJE
Përgjigju