Andi Lila: Kombëtarja, në nivelin tjetër!

Andi Lila: Kombëtarja, në nivelin tjetër!

Kombetarja shqiptare

Futbolli është thjeshtë një lojë magjike,elementi suprizë e bën ketë lojë unikale. 
Në futboll ka favorit por nuk dihet fituesi,ndryshe ndodh në sportet e tjera kolektive që fiton gjithmonë skuadra më e fortë dhe rrallë herë ka supriza. 

Kombëtarja jonë është në vazhdimësi të punës së nisur dhe nuk ka ndryshuar trajnerin por a duhet ta ndryshojë filozofinë e lojes!

Trajneri i kombetares Sylviniho i shkolles Braziliane por i pershtatur shumë mirë në Europe,si futbollist ka luajtur me skuadrat më të mira në Europe dhe ky fakt na dha besim që do te sjelli nje filozofi te re,dhe ashtu ndodhi ai kualifikojë Shqipërinë në Euro 2024! 

Presidenti Duka me të drejtë ja rinovoi kontratën e merituar, filozofia e futbollit modern i duhet kombëtares tonë që duhet të kaperrcejë dhe të kaloj në nivelin tjetër. 
Atë të një skuadre me mentalitet ndryshe me kembë në tokë,patjetër,por dhe superior pse jo(nuk duhet të jemi skuadër që presim gjithmone në 1/3 e mbrojtjes dhe ti kapim me kundersulm kundërshtaret) të jemi një skuadër ofensive dhe ti dominojmë kundërshtarët,kjo është në nderin e trajnerit Braziljan të implementojë një Shqiperi sulmuese si kurrë më parë në historinë tonë,tani steka është ngritur shumë lart dhe pritshmëritë janë të mëdha. 

Por që Sylvinjo të bëj një skuadër sulmuese dhe të mbahet mend si i pari trajner i kombetares që ndertoi një skuadër ofensive. 
Në euro 2024 ishte skuadër fotokopie e ekipit të trajnerit De Biassi në euro 2016 mbrojtje në linjat e fundit dhe kundersulmi arma kryesore. 

Që trajneri Sylvinjo të bej diferencen si trajneri ndryshe i kombëtares do duhet që të ketë një portier që te luaj mirë me kembë të jetë mbi 60% i afte si lojtar i fundit. Patjeter që portieri është pika më delikate në skuader dhe një portier i mire është ‘’gjysma e skuadres”,dhe ne i kemi portieret që mundet ta bëjnë(shpesh herë faza sulmuese e skuadrës nis nga portieri).

Mbrojtësit qendror të kenë personalitet kur kan topin por edhe ne lojen 1vs1 te jenë të fortë dhe të luajne gjithmone siguro,të mbajnë skuadren e shkurter, Shqiperia ka mbrojtës shumë të mirë dhe me nivel të lartë ata duhet të organizojnë lojën nga mbrapa dhe ta mbajnë skuadrën lart. 

Mbrojtesit e kraheve duhet te mbrojnë mirë krahet sidomos shtyllen e dyte,te dalin në sulm me mbipozicion,të krosojnë,të asistojnë,dhe të fitojnë gjersinë,në fazën kur skuadra ka topin duhet të jenë si sulmues krahu,duhet që të futen edhe në qendër të mesfushës (ndryshimi i pozicioneve me qendërmesfushorët)për të organizuar lojën

Mesfushoret qendror të jenë shume luftarak dhe me grintë kur nuk kan topin,dhe në momentin që e fitojne të vertikalizojnë për sulmuesit menjeherë nese është e mundur,në të kundert të pasojnë me adresë dhe kualitet. Mesfusha eshte motorri i nje skuadre moderne dhe nese fitohet mesi i fushes Sylvinjo ka shanse te medha të bëjë skuadrën e ëndrave. 

Sulmuesit ansore (winger) i kemi parë kemben e kundert ne krahun e kundert, kanë bër mirë,por nëse pretendojmë për Shqipëri sulmuese na duhet që sulmuesit ansorë të mos kthehen deri në linjat e fundit por ti imponojnë mbrojtësave kundërshtar autoritetin me lojën e tyre kur kanë topin,që nëse dalin në mbipozicione mbrapa do kenë probleme tek porta e tyre,një kombëtare sulmuese thelbin e ka tek sulmuesit ansorë!

Ndersa sulmuesit kryesor duhet të jenë proaktiv në të dy fazat e lojes,kur nuk skuadra nuk ka topin topin ti bëj presion te vazhdueshem dy qendermbrojtesave dhe portierit,dhe kur skuadra ka topin të vertikalizojë por edhe të bashkpunojë në qarkullim të topit në zonat e mesit të fushes,të terhiqet dhe ti krijojë hapesira dy sulmuesve ansore por edhe meshfushorave qëndrorë të ngjiten në vertikalizim. Detyre e veshtire por trajneri duhet të gjejë zgjidhjet e duhura. 

Diferenca duhet të bëhet me gjetjen e lojtarëve të rinj 16-17-18 vjeçar dhe guximi për ti aktivizuar duhet të jetë i madh.

Kombëtarja është shumë e shtrenjtë për Shqiptarët këtë e kanë treguar gjithmonë,ata presin një kualifikim në Botërorin e 2026 dhe dhurata më e bukur nëse do shikonim një skuadër ofensive.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë