Andi Lila “i puth dorën” priftit grek:
Duhet të jesh i fortë të kërkosh falje

Andi Lila “i puth dorën” priftit grek:<br />Duhet të jesh i fortë të kërkosh falje
Duket se skandali që përfshiu futbollistin e kombëtares Andi Lila po zbehet megjithatë lojtari ynë duhet të ketë marrë një mësim të mirë nga kjo histori.
 
Pasi kërkoi falje për veprimin e tij kavajasi që luan me Pas Janina në Greqi duke i cilësuar deklaratat si një idiotësi ka postuar edhe një fotografi me klerikun ortodoks Maximos.
 
“Duhet të jesh një njeri i fortë për të kërkuar falje,dhe akoma me i fortë ai që fal. Faleminderit Maximos dhe faleminderit miku im Giorgos Vitas”, ka shkruar Lila në fotografinë e postuar në rrjetin social Facebook.
 
Para pak ditësh në rrjetet sociale futbollistët e Kombëtares Armando Sadiku dhe Andi Lila janë bërë pjesë e një skandali ku tregonin si tallen me priftërinjtë në skuadrat që luajnë.
  
Videoja u bë publike nga imami Ahmed Kalaja i cili “stimulonte” bisedën, ndërsa Lila tregonte historitë që bëjnë të qeshin Sadikun dhe hoxhën.
 
Lila shprehej në video se priftërinjtë në Greqi vijnë t’i bekojnë para çdo ndeshje, veprim të cilin në një rast ai e ka injoruar.

Ndërsa theksoi se refuzoi të puthë dorën e priftit ashtu si futbollistët e tjerë, veprim që duket do duhet ta bëjë pasi kërkoi falje.

andi lila

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Formacioni/ Sylvinho me dilema, ja si luan Kombëtarja në Ligën e Kombeve

Formacioni/ Sylvinho me dilema, ja si luan Kombëtarja në Ligën e Kombeve