Andi Lila rikthehet sërish në Greqi
te Janina pas aventurës te Parma

Andi Lila rikthehet sërish në Greqi<br />te Janina pas aventurës te Parma
Pas aventurës së shkurtër në kampionatin italian të futbollit me Parmën, Andi Lila është rikthyer sërish në kampionatin grek te PAS Janina.
 
Lajmi është zyrtarizuar nga klubi grek pas arritjes së marrëveshjes.
 
“PAS Janina njofton rikthimin e lojtarit Andi Lila. Lojtari kaloi te Parma gjatë muajve të fundit, por tashmë është arritur marrëveshja për rikthimin e tij” thuhet ndër të tjera në njoftimin e klubit.
 
Me skuadrën e Parmës, Lila regjistroi 11 ndeshje me 2 gola të shënuar, por pavarësisht paraqitjes së mirë u largua pas falimentimit të ekipit duke vazhduar stërvitjen për disa ditë me Skënderbeun.
 
Ndërsa në fund pas dështimit të tentativave për të qëndruar në Itali, zgjodhi rikthimin në Greqi.



d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Precedentët/ Racizmi çek dhe përdhosja e simboleve kombëtare në Pragë, pse Armand Duka dhe FSHF nuk e tërhoqi ekipin?

Precedentët/ Racizmi çek dhe përdhosja e simboleve kombëtare në Pragë, pse Armand Duka dhe FSHF nuk e tërhoqi ekipin?