Mbrojtësi i ekipit kombëtar të futbollit, Lila shënoi një super gol në kampionatin grek të futbollit në ndeshjen përballë kryesuesve të PAOK-ut.
Andi Lila pas një inkursioni personal lëshoi një predhë në drejtim të portës kundërshtare, e cila u ndal në rrjetë në pjesën e parë duke hapur edhe serinë e golave për ekipin e Janinës.
Goli ndaj kryesuesve të PAOK ishte i pari për Lilën në kampionatin grek këtë edicion. Por brenda kësaj sfide ishte edhe një tjetër mes dy shqiptarëve, Lilës dhe Kaces, e cila u fitua nga mbrojtësi. Janina fitoi 3-0 ndaj PAOK.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com