Futbollisti i ekipit kombëtar të futbollit, Andi Lila ka marrë titullin “Qytetar Nderi” i qytetit të Gramshit. Këshilli Bashkiak i qytetit të Gramshit, me propozim të kryetarit të bashkisë, Dritan Bici, në mbledhjen e fundit ka akorduar këtë titull për dy futbollistët kuqezinj, Lilën dhe kapitenin Lorik Cana me motivacion mbrojtjen e flamurit dhe përfaqësimit dinjitoz të Kombëtares në trazirat që u shkaktuan në Serbi më 14 Tetor.
Pas marrjes së titullit “Qytetar Nderi” të Gramshit mbrojtësi i kombëtares ka falënderuar kreun e Bashkisë dhe Këshillin për vlerësimin. “Jam i nderuar që sot ndodhem këtu. Ju falënderoj për titullin e akorduar” deklaroi Lila. Në ceremoni ka munguar kapiteni Cana, trajneri De Biasi dhe presidenti Duka, të cilët sipas drejtuesve ishte të ftuar. Nga Federata Shqiptare e Futbollit kanë qenë vetëm dy përfaqësues.
/Shqiptarja.com