Andi Lila zyrtarisht futbollist i Tiranës, Mema: Kundër Teutës testi i së vërtetës

Andi Lila zyrtarisht futbollist i Tiranës, Mema: Kundër Teutës testi i së vërtetës

Superliga ndryshe nga kampionatet e tjera në Europë e ka nisur me marshin e pestë sezonin e ri dhe për këtë arsye të martën do të luhet ndeshja e parë për javën e dytë mes Tiranës dhe Teutës. Pas fitores 3-0 kundër Luftëtarit, sipas trajnerit Ardian Mema, kjo do të jetë ndeshja e së vertetës për ekipin kryeqytetas.

"Mendoj se është një nga ndeshjet më të vështira të fazës së parë. Nesër do të masim forcat tona me Teutën, besoj dhe shpresoj te ekipi pasi kemi lojtarë me shumë kualitete. Gjithsesi edhe Teuta ka futbollistë me shumë energji dhe kjo më bën të mendoj se do të jetë një ndeshje shumë e fortë."

Më tej numri 1 i pankinës së bardhebluve, refuzoi ta cilësonte Tiranën si ekip që pretendon titullin kampion, por ashtu si më herët u shpreh se do t’i marrë ndeshjet sipas radhës.

Ne na bën mirë që të ulemi me këmbë në toke, jo me presion. Duhet të kemi një vazhdimësi të mirë dhe t’i marrim ndeshjet hap pas hapi. Se kë ekip do të ketë rival Tirana këtë do ta vërtetojë koha.

Mema më pas konfirmoi futbollistin e kombëtares Andi Lila, si përforcimin më të ri në skuadër.

"Para se të vija në konferencë për shtyp mora një konfirmim se Andi Lila do të jetë pjesë e Tiranës."

Pas Memës ka qenë Andi Lila që nëpërmjet rrjeteve sociale ka njoftuar se këtë sezon do të jetë pjesë e Tiranës. Më herët për të u tha se kishte mbyllur gjithçka për kalimin te Kukësi, por si duket Tirana për Lilën ka qenë çështje zemre. Sa i takon sfidës ajo do të luhet të martën në orën 19:00 në stadiumin ‘Selman Stërmasi.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës