Andon Zako Çajupi, kujtohet 150
vjetori i lindjes në Muzeun Kombëta

Në Muzeun Historik Kombëtar, do të përkujtohet 150-vjetori i lindjes së poetit të shquar Andon Zako Çajupi. 

Me këtë rast do t'i dhurohet Muzeut Historik Kombëtar për t'u ekspozuar në ambjentet e tij dekorata, që poetit iu akordua në vitin 2013 nga Presidenti i Republikës. Aktiviteti do të çelet nga drejtori i MHK Melsi Labi dhe do të ndiqet nga kumtesat e studiuesve.

Andon Zako Çajupi, i biri i Haritos dhe i Zoicës u lind më 27 Mars 1866 në Sheper, një fshat i vogël i Zagorisë së sipërme te Shqipërisë. Mësimet e para Andoni i mori në një shkollë greke të fshatit. Ndërsa një gjysëmgjimnaz e kreu po në gjuhën greke në Manastir të Nivanit. Studimet i vazhdoi në një kolegj francez, aty lexoi dhe shumë vepra të autorëve të famshëm të Francës, po ashtu u njoh edhe me shumë atdhetarë shqiptarë. Ndërsa në Universitetin e Gjenevës studioi shkencat juridike. Më vonë, gjatë qëndrimit në Misir, 1894-1895, Çajupi u bashkua me mërgimtarët shqiptarë në lëvizjen letrare e atdhetare. 

Kryevepra e Çajupit cilësohet “Baba Tomori” e botuar më 1902 është ndarë në katër pjesë: (“Atëdheu”), (“Dashuria”), (“Përralla të vërteta e të rreme”) dhe si shtojcë ka komedinë “Katërmbëdhjëtë vjeç dhëndër”. Çajupi ka botuar edhe vjersha për fëmijë si “Korbi dhe dhelpra” , “Kali dhe dreri”, “Ujku dhe qengji”, etj.

Ksenofon M. Dilo nga Sheperi i Zagorisë pohon se “Vepra e Andon Zako Çajupit ka qenë dhe mbetet një faktor aktiv i zhvillimit dhe i emancipimit shpirtëror, politik e artistik të shqiptarëve”, duke kujtuar se “Andon Cakua (Cajupi) ka marrë pjesë gjallërisht në lëvizjen patriotike shqiptare dhe mbajti krahun e saj më të përparuar. Bashkëpunoi me atdhetarë si Naim Frashëri, Filip Shiroka Ilia Dilo Sheperi,Jani Vruho, etj. Lëvroi lloje të ndryshme letrare të cilat kanë brenda ëndrrën e poetit: Një Shqipëri të përparuar Demokratike"...

Andon Zako Çajupi rrjedh nga një familje patriotike. I ati i tij i ka kërkuar administratës osmane të Janinës që të hapte shkollën shqipe në Sheper (më 12 prill 1887) dhe ajo të mbahej me shpenzimet e tij.

“Madje  tregojnë se kur vate të mirrte qiranë në një shtëpi të tij në Selanik, i kënaqur kur dëgjoi që në atë familje flisnin shqip, jo vetëm që nuk u merr lekët e qrave po .. u fali dhe shtëpinë”, kujton Ksenofon Dilo.

Çajupi është evidentuar si një nga penat më të shqura të letërsisë shqipe që i përket periudhës së Rilindjes Kombëtare. Ai kontribuoi në thellimin e problematikës shoqërore të Letërsisë së Rilindjes Kombëtare.

Redaksia Online
(shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 29 Janar, 13:14

    Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?



×

Lajmi i fundit

SHBA, avioni me 60 pasagjerë në bord përplaset me një helikopter ushtarak në Uashington, ka viktima

SHBA, avioni me 60 pasagjerë në bord përplaset me një helikopter ushtarak në Uashington, ka viktima