Andos "mbledh" artistët në klipin "Ma e mira n’botë"

Këngëtari Andos ka publikuar klipin dhe këngën e tij më të fundit me titull “Ma e mira n’botë”. Ky produksion muzikor ka ardhur me tekst dhe realizim të vet këngëtarit të rrymës rrok. Përveç këngës ajo çka e bën të veçantë këtë këngë është klipi pasi pjesë e tij janë emra të njohur të ekranit shqiptar dhe kosovar.



Ai është realizuar në ambiente të ndryshme me pjesëmarrjen e  Alban Skënderaj, Luana Vjollca, Diellza Kolgeci, Kastro Zizo, Mariza Ikonomi, Flaka Krelani, Rike Roci, Florent Boshnjaku, Ermal Mamaqi, Dren Abazi, Capital T, Klepto, Krasniqi, Aurela Gaçe, Ylber Bardhi, Ledion Liço, Adrian Gaxha, Arjon Muca, Gerd dhe Enada Vaso etj.



Menjëherë pas publikimit në YouTube klipi duket se ka nisur të klikohet dhe gjithashtu  të komentohet.

Redaksia Online
(Xhulia Karavella/shqiptarja.com)

1/2
/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Mars, 08:44

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti