Gjermania përmbysi me shumë vështirësi 2-1 Suedinë, madje goli i fitores ka ardhur në sekondat e fundit të ndeshjes. Gjermanët nuk janë kualifikuar akoma, por specialisti i futbollit në emisionin “Botërori +” në Report Tv, Andrea Marko, ka pohuar se tani duhet t’i tremben kësaj skuadre.
E vërtetë që Gjermania vuajti dhe ndoshta në dy ndeshjet e para nuk ka qenë ashtu siç jemi mësuar ta shohim ndër vite, por mund të them që tani e tutje duhet t’i tremben kësaj skuadre.
Gjithmonë kur Gjermania është quajtur si një skuadër jo favorite apo kur ka vuajtur në fazën e parë, ka shkuar shumë larg dhe ka fituar edhe Kupën e Botës. Tani rivalët duhet ta kenë frikë rivalët.
Andrea Marko.