Andrei Kozlov, 27-vjeçari me origjinë ruse i rrëmbyer në festivalin ku punonte si roje sigurie

Andrei Kozlov, 27-vjeçari me origjinë ruse i rrëmbyer në festivalin ku punonte si roje sigurie

Foto: Andrei Kozlov

Së bashku me Noa Argamanin, Almog Meir dhe Shlomi Ziv, sot u lirua edhe Andrei Kozlov, një tjetër nga pjesëmarrësit e zënë rob nga Hamasi në festivalin e Supernovës në shkretëtirën e Negevit më 7 tetorin e vitit të kaluar.  Kozlov, i cili është 27 vjeç, lindur në Shën Petersburg, ishte transferuar në Izrael vetëm një vit e gjysmë më parë, dhe punonte si roje sigurie në këtë festival.

Në kohën e bastisjes së Hamasit, ai ishte duke komunikuar përmes mesazheve SMS me babain e tij, ku i tha se mund të dëgjonte zhurmën e armëve rreth tij. Gjithashtu ai u kishte shkruar mesazh edhe disa prej miqve ku deklaronte se nuk kishte ku të fshihej.

 Për lirimin e tij, si dhe të tre pengjeve të tjerë gjithashtu me nënshtetësi ruse, Aleksandr Lobanov dhe Aleksandr Trufanov, ka reaguar edhe ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov.

Kozlov kishte ardhur në Izrael në një program stazhi Masa. Ai jetonte në Rishon Lezion, jashtë Tel Avivit. Nëna e tij u zhvendos në Izrael pas rrëmbimit të tij.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Lirohen të gjallë katër pengje izraelite në Gaza! Mes tyre dhe Noa, vajza simbol e rrëmbimeve të 7 tetorit! Mbi 200 të vrarë dhe 400 të plagosur nga sulmi izraelit


Xh.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Wall Street Journal: Pse Shqipëria duhet të jetë destinacioni i radhës për udhëtarët e zgjuar

Wall Street Journal: Pse Shqipëria duhet të jetë destinacioni i radhës për udhëtarët e zgjuar