Izrael - Katër pengje izraelite të cilat u rrëmbyen nga Hamasi në festivalin e muzikës Nova, gjatë sulmit të 7 tetorit të vitit janë liruar, informoi ushtria izraelite.Të shpëtuarit janë Noa Argamani, 25 vjeç, Almog Meir Jan, 21 vjeç, Andrei Kozlov, 27 vjeç dhe Shlomi Ziv, 40 vjeç.
Ata u shpëtuan në një operacion të përbashkët "kompleks" gjatë ditës, të kryer me mes Autoritetit të Sigurisë izraelite dhe policisë dhe policisë izraelite në dy lokacione të veçanta në Nuseirat në Gaza qendrore, tha Ushtria Izraelite (IDF)
Ata janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe janë transferuar në Qendrën Mjekësore "Sheba" Tel-HaShomer për ekzaminime të mëtejshme mjekësore, tha IDF.
Ministria e Shëndetësisë e Gazës e drejtuar nga Hamasi thotë se dhjetëra persona, përfshirë fëmijë, janë vrarë dhe plagosur në operacion.
Të paktën 210 persona janë vrarë dhe më shumë se 400 janë plagosur si rezultat i operacionit izraelit për të shpëtuar pengjet.
Stafi i spitalit Al-Aksa informon se po kujdeset për të lënduarit”, tha ministria në Facebook.
Mes pengjeve të liruara është dhe Noa vajza izraelite me origjinë kineze e cila u rrëmbye gjatë festivalit. Videoja teksa 25 vjeçarja rrëmbehet nga një militant i Hamasit bërtet: 'Mos më vrit!' u bë simbol i luftës.
Data 7 tetor shënon dhe fillimin e luftimeve mes Izraelit dhe Hamasit. Pikërisht në këtë datë Hamasi arriti të hynte në territorin izraelit duke vrarë rreth 1200 njerëz, sipas të dhënave izraelite, dhe duke marrë rreth 250 pengje. Rreth 120 nga pengjet mbeten në Gaza, megjithëse ushtria izraelite deklaronte se 37 prej tyre kishin vdekur.
Ndërkohë më 8 tetor nisën dhe luftimet midis Izraelit dhe Hezbollahut. Që atëherë, rreth 400 veta janë vrarë në Liban, kryesisht luftëtarë dhe rreth 25 veta në Izrael.
Ky është momenti i takimit mes pengjeve izraelite, të lirurar ditën e sotme, me familjarët e tyre, pas 8 muajve në robëri.
Noa Argamani, 26 vjeçe, Andrey Kozlov, 27 vjeç, Almog Meir Jan, 22 vjeç dhe Shlomi Ziv, 41 vjeç, u liruan në një operacion të përbashkët midis ushtrisë, Shin Bet dhe policisë izraelite, në Nuseirat, në qendër. të Rripit të Gazës.
Pengjet e liruara u transportuan me helikopter nga Gaza në Izrael.
Abu Mazen
Presidenti palestinez Abu Mazen ka bërë thirrje për një seancë urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për të diskutuar pasojat e "masakrës së përgjakshme të kryer nga forcat izraelite pushtuese në kampin Nuseirat". Kështu ka raportuar agjencia mediatike Wafa.
Gaza
Të paktën 210 persona janë vrarë dhe më shumë se 400 janë plagosur si rezultat i operacionit izraelit për të shpëtuar katër pengje në Gazën qendrore, kanë përditësuar autoritetet palestineze.
Operacioni i forcave izraelite të sigurisë u zhvillua në zonat e Nuseirat, Deir al-Balah dhe al-Zaëaideh.
Të vrarët dhe të plagosurit po mbërrijnë në dy spitale në Gaza, Spitalin Al-Aëda në Nuseirat dhe Spitalin e Martirëve Al-Aksa në Deir al-Balah.
Gaza
Autoritetet palestineze kanë përditësuar numrin e viktimave që u regjistruan në aksionin e ushtrisë izraelite për shpëtimin e pengjeve në Gaza.
Zyrtarë të Hamas kanë treguar për Associated Press se 94 persona kanë humbur jetën gjatë sulmit izraelit, ndërsa më shumë se 100 të tjerë raportohen të plagosur dhe janë shtruar në Spitalin Al-Aksa në Deir al Balah.
Foto: Andrei Kozlov
Së bashku me Noa Argamanin, Almog Meir dhe Shlomi Ziv, sot u lirua edhe Andrei Kozlov, një tjetër nga pjesëmarrësit e zënë rob nga Hamasi në festivalin e Supernovës në shkretëtirën e Negevit më 7 tetorin e vitit të kaluar. Kozlov, i cili është 27 vjeç, lindur në Shën Petersburg, ishte transferuar në Izrael vetëm një vit e gjysmë më parë, dhe punonte si roje sigurie në këtë festival.
Në kohën e bastisjes së Hamasit, ai ishte duke komunikuar përmes mesazheve SMS me babain e tij, ku i tha se mund të dëgjonte zhurmën e armëve rreth tij. Gjithashtu ai u kishte shkruar mesazh edhe disa prej miqve ku deklaronte se nuk kishte ku të fshihej.
Për lirimin e tij, si dhe të tre pengjeve të tjerë gjithashtu me nënshtetësi ruse, Aleksandr Lobanov dhe Aleksandr Trufanov, ka reaguar edhe ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov.
Kozlov kishte ardhur në Izrael në një program stazhi Masa. Ai jetonte në Rishon Lezion, jashtë Tel Avivit. Nëna e tij u zhvendos në Izrael pas rrëmbimit të tij.
Të paktën 50 palestinezë u vranë nga sulmet izraelite në Nuseirat dhe zona të tjera të Gazës, ndërsa u liruan katër pengje.
Lajmi është bërë me dije për Reuters nga zyrtarë të Hamas.
Ministri i Kabinetit të Luftës Benny Gantz anuloi fjalimin e tij, ku pritej të shpallte tërhiqjen e mbështetjes së partisë së tij për qeverinë e unitetit.
Noa Argamani, 25-vjeçarja izraelite e rrëmbyer nga Hamasi gjatë festivalit të muzikës Supernova, përqafoi sërish babanë e saj pas 8 muajsh. Menjëherë ai e çoi në spitalin Tel Hashomer pasi u lirua, së bashku me tre pengje të tjerë, në një bastisje të kryer sot nga ushtria izraelite Shin Bet dhe policia izraelite.
Pamjet teksa vajza përqafohet me të atin janë publikuar në rrjetet sociale. Vajza foli gjithashtu në telefon me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe presidentin Isaac Herzog.
Po Sh Mir Qe I Kan Liru Jan 4 Veta??Jan Vrar 200 Veta Femij E Njerz Te Pa Fajshem Gjen Izaeli Dhe Bon Ka 8 Muj Kan Bo Masaker
Përgjigju