TIRANE - Duket e pabesueshme që edhe Shqipëria është e prekur nga fenomeni i incestit.
Në një histori të publikuar sot në emisionin “E diela shqiptare” një vajzë ka treguar se si babai i saj ka abuzuar me të për shtatë vite radhë prej kohës kur ajo ka qënë vetëm tetë vjeç.
Menjëherë pas prezantimit të kësaj videoje, ka reaguar Andresa, braziliania e cila është bërë e njohur prej kohësh për publikun shqiptar.
Andresa nën lot ka rrëfyer se edhe ajo ka qenë viktimë e abuzimit seksual pasi në fazën e adoleshencës daja i saj ka tentuar disa herë të abuzojë seksualisht me të.
Sipas Andresës ajo ka përjetuar një periudhë tmerri pasi gjatë të gjithë kohës ka qenë e frikësuar nga ajo që mund ti bënte daja. I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Arditit i cili ka thënë se të tillë njerëz që abuzojnë me gjakun e tyre duhen varur.
Pas indinjatës, Arditi ka kërkuar falje për fjalorin e përdorur ndërsa ka thënë se ky është një rast të cilin ai nuk mund ta toleronte.
Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com