'Andrra n'tren'/Dita ndërkombëtare e Jazz-it që na ktheu pas në kohë, festohet në trenin Tiranë-Shkodër

Mes tingujve të magjishëm të jazzit, pothuajse 400 të rinj u nisën mëngjesin e sotëm nga Tirana drejt Shkodrës me tren, për të festuar “International Jazz Day”, apo e thënë ndryshe, Ditën Ndërkombëtare të Jazzit.

Ky është eventi i tretë që organizon “Hemingway Club Tirana”, pikërisht më 30 Prill, sipas organizatorëve, kërkesat për bileta këtë vit kanë qenë të shumta. 

Udhëtimi është shijuar maksimalisht, edhe në pitt-stop-in që është bërë në Lezhë, është përcjellë energjia tek banorët e zonës ku kanë dëfryer së bashku me 400 personat që udhëtojnë në tren. Një tjetër detaj që e bën akoma më të veçantë këtë udhëtim është veshja speciale për këtë ditë speciale. Është “rikthyer koha pas” veshjet e viteve ’40-’50 plotë ngjyra janë edhe ato që 'tunden' nën ritmet e muzikës Jazz. Pjesë të aktivitetit janë mosha e tretë, të cilët i janë rikthyer nostalgjisë së rinisë.

Gjatë qëndrimit në Shkodër, grupi i Jazz-it ka performuar edhe në Teatrin 'Migjeni' përpara dhjetëra qytetarëve duke marrë duartrokitjet e spektatorëve.

Ora 17:12
Dita ndërkombëtare e Jazz-it, festohet në trenin e linjës Tiranë-Shkodër me 'Andrra n'tren'
  • /b.ha./Shqiptarja.com
    Komento

    KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

    Komente

    • Sondazhi i ditës:

      Si ka qene per ju viti 2024?



    ×

    Lajmi i fundit

    Viti i Ri vjen me diell, por vishuni mirë! Parashikimi i motit për 31 Dhjetorin e ditët e para të Janarit

    Viti i Ri vjen me diell, por vishuni mirë! Parashikimi i motit për 31 Dhjetorin e ditët e para të Janarit