Andrra që të çon në vitin 1950 

Ëndrra nis në Tiranë me ritmet e muzikës jazz. Me këtë biletë jeton një ëndërr, por kujdes bileta mbahet gjate gjithë kohës me vete, në të kundërt zgjohesh nga ëndrra. 

Mbi 400 persona u bënë pjesë e Andrra n'tren, një swing maratone e organizuar nga shoqata Kulturore "Hemingway". Përveç ritmeve te muzikës Jazz, kodi i veshjes në vitet 40-50' të pjesëmarrësve na ktheu pas në kohë. 

“Oh 3 ditë. Të kujdesem për lookun më është dashur tre ditë. Kam qepur fustanin, kam kërkuar për flokët si ti bëj flokët, çfarë të vë tek flokët, a do më rrinë mirë, tualetin si ta bëj për penelin nuk jam shumë e mirë e shumë e shumë gjëra të tjera”, tha një jazz-iste. 

“Për mua ishte e thjeshtë se ia mora gjyshes”, u shpreh një tjetër vajzë. 

“Ndërsa unë nuk e di, kisha një palë pantallona të vjetra që i përshtata mirë. Edhe mund të them 7 minuta sa i hekurosa, kaq mu desh për t'u bërë gati”, tha një djalë, dashamirës i muzikës 'Jazz'. 

Të shkujdesur, me hare.. të rinj, fëmijë e të moshuar, shqiptarë dhe të huaj u ngjitën në trenin nga Tirana për në Shkodër. 

Brenda në tren artistë italiane performuan muziken jazz live bashkë me dashamirësit e jazzit duke krijuar një atmosferë me aromën e të shkuarës. 

“Është shumë bukur ashtu siç e kisha imagjinuar. Një transportim në një epokë tjetër, një epokë që unë e dashuroj shumë”, tregon këngëtarja Marsela Çibukaj. 

Mora aparatin, edhe kam ardhur e për të bërë foto e për qejfin tim”, u shpreh fotografi Dritan Hoxha. 

Pas më shumë se 4 orë udhëtim, Andrra n’tren ka zbritur në Shkodër, ku vijon koncerti në lëvizje me bandën italiane. Një pjesë muzikore nga Michael Supnik u zhvillua në Muzeun e Kujtesës. Organizatori Altin Sukaj rrëfen për Report Tv idenë. 

“Jazzi tregon pikërisht këtë, një kundërshtim të atyre gjërave që nuk ishin dakord me sistemin, me atë çfarë i hiqnin shpirtit dhe të vërtetën e jetës të njerëzve. Ne donim t’u bënim një homazh njerëzve që kanë vuajtur në këto mure”, tregon Altin Sukaj. 

Jazzi ne nje kakofoni ritmesh vijoi edhe ne Teatrin Migjeni.. 

Ora shënoi 12 dhe ne u zgjuam nga ëndrra. Jemi me shijen e hollë të një përjetimi që ndodhinë e pati në ëndrrën në një tren. Sot ishim shumë, edhe më shumë u bëmë prej muzikës. Edhe më shumë u bëmë prej kostumografisë. Ishim ne të 2018-ës dhe fryma e 1950-ës.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Në Afrikë dhurojnë miell dhe vaj, FSHF 'lë thatë' fituesin e Superkupës së Shqipërisë

Në Afrikë dhurojnë miell dhe vaj, FSHF 'lë thatë' fituesin e Superkupës së Shqipërisë