Anemia mesdhetare, 'Italia'
marrëveshje me 'Shqipërinë'

Anemia mesdhetare, 'Italia' <br />marrëveshje me 'Shqipërinë'
TIRANE - Shoqata italiane Onlus “Një Zemër për Shqipërinë”, që vepron prej 10 vitesh në Shqipëri në fushën e parandalimit dhe të trajtimit të anemisë mesdhetare dhe hemoglobinopative të tjera, do të nënshkruajë nesër marrëveshjen 3 vjeçare me Ministrinë e Shëndetësisë.

Shoqata sqaron në lidhje më këto sëmundje se janë “patalogji të trashëguara e të parashikueshme ndaj mund të trajtohen me transfuzione të vazhdueshme apo mund të kurohen me anë të transplantit të palcës nga një dhurues i përshtatshëm”.

Në Shqipëri është përcjellë tashmë strategjia e vënë në zbatim në rajonin e Ballkanit, një strategji kontrolli dhe informimi që ka bërë të mundur të mos vërehen më raste të fëmijëve që lindin me anemi mesdhetare apo me hemoglobinopatologji të tjera.

Prej 10 vjetësh të gjithë nxënësit e vitit të fundit të instituteve shkollore në qytetet e Vlorës, Fierit dhe të Lushnjës i janë nënshtruar kontrolleve e për rrjedhojë është bërë i mundur përpilimi i të dhënave rreth këtij fenomeni, përhapja e kulturës për parandalimin si dhe përcaktimi i më shumë se 2000 mbartësve të shëndetshëm.

Ky operacion u bë i mundur falë ngritjes së një qendre shëndetësore dhe një laboratori, brenda strukturës së spitalit të Vlorës, për studimin e hemoglobinopative.

(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Rama njofton ndryshimet në qeveri, Balla shkarkohet si ministër i Brendshëm, Peleshi kreu i grupit të PS! Ikën Mete

Rama njofton ndryshimet në qeveri, Balla shkarkohet si ministër i Brendshëm, Peleshi kreu i grupit të PS! Ikën Mete